Rritje e turizmit në Kroaci

Postuar në 14 Gusht, 2011 12:28

“Agence France Presse” njofton se këtë vit Kroacia mund të thyejë rekordin e numrit të turistëve që kanë vizituar vendin. Sipas agjencisë franceze, në periudhën janar-korrik, kanë vizituar Kroacinë 6,2 milion turistë, ose 450 mijë më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këta turistë kanë fjetur mesatarisht nga 3,2 netë  në Kroaci. Vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan rreth 3 milionë turistë, ose 3% më shumë se korrikun e vjetshëm.

Turizmi gjeneron në Kroaci rreth 9 miliardë dollarë të ardhura në vit, ose 18% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Duke e parë këtë shifër nga një perspektivë shqiptare, mund të thuhet ndryshe se të ardhurat nga turizmi në Kroaci janë sa 75% e Produktit të Brendshëm Bruto të realizuar në Shqipëri gjatë një viti.

E.Z.

Comments

Submitted by Eno (not verified) on

KA LEZET KROACIA, PASTERTI, RREGULL, BUKURI NATYRORE E MAHNITESHME...

Ne ketu kemi Berishen me mullinjte e eres

Submitted by indrit (not verified) on

E kuptoj se e ke si metafore per te treguar se jetojme si ne kohe te shkuara!Me mire te thoje le ta zeme "ne kohe te qepes".
Se sa per mullinjte e eres, ku ti gjesh!Se jane tregues pastertie e traditash! i ka hollanda, i ka spanja, i ka mykonos, i ka edhe vete kroacia!
Ne ketu kemi "mullinj plehrash e betoni", qe as keta s'punojne me ere por me nafte bruto te perzier me shurre!
Se po te na ishte ndodhur larg qofte ndonje nga ato mullinjte e famshem te eres?! Do e kishim kthyer ne lokal, pa do i kishim bere edhe nje shtese abuzive prej betoni, madje edhe atyre helikave do u sajonim nje fushe me numra nga pas, dhe ato do ndaleshin here pas here,
keshtu edhe njerezit do venin nga nje bast se ku do ndalet helika?!
Dhe Saliu do dilte e do thonte se ne kemi "Mullirin e eres me te bukur ne bote".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.