Problemi i Kreshnikut me shifrën 1 milion

“Në 1 maj do të mblidhemi përsëri këtu para Kryeministrisë – do të jemi 1 milion kuqezinj,” tha Kreshnik Spahiu dje para një grupi prej rreth 1800 “kuqezinjsh”, të cilët kishin dalë në shesh për të larguar kryeministrin nga zyra e tij. Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga stafi i ResPublica.al me ndihmën e Google Earth Pro, por unë që po e ndiqja fjalimin e Spahiut nga kafeneja përballë Kryeministrisë, vlerësova me sy të lirë se mund të ishin maksimumi 2000.
Dhe kur dëgjova shifrën 1 milion, për grumbullimin e ardhshëm të kuqezinjve, thashë me vete se Kreshniku po ia kalonte edhe babait të hiperbolizimit të shifrave, Sali Berishës. Sepse Berisha thotë do të mblidhen 500 mijë në shesh dhe i mblidhen 50 mijë, të paktën – pra shumëfishon me 10 herë – ndërsa Kreshniku po përdorte shumfishimin me 500 herë.
Në fakt, me shifrën 1 milion të Spahiut jam ndeshur për herë të parë në studion e Alfred Pezës para një viti, kur tha se 100-vjetori i pavarsisë do ta gjente Shqipërinë pa qeverinë e “tradhëtarit” Berisha, të cilën do ta rrëzonin 1 milion anëtarët e Aleancës Kuqezi. Dhe kur ne pjestarët e panelit e pyetëm të çuditur për shifrën, ai tha se deri në 100-vjetor do të regjistroheshin 1 milion anëtarë jo thjesht me një ‘like’ në Facebook, por me karta identiteti dhe adresa banimi të verifikueshme. Ndërsa kur Peza e pyeti në se ishte i sigurtë për këtë, pa iu dredhur qerpiku, Spahiu u përgjigj që ta ruante kasetën e atij emisioni dhe ta ballafaqonte me të në 28 nëntor.
Aktualisht, Aleanca Kuqezi jo vetëm që nuk ka 1 milion anëtarë, por edhe miq në Facebook ka vetëm 100 mijë. Dhe mik në Facebook mund të bëhet me një klikim kushdo, nga çdo anë e globit – edhe nga Kina madje... Ndërkohë Spahiu e ka ulur stekën e antarsisë “me karta identiteti dhe adresa banimi të verifikueshme” në 250 mijë. Edhe kjo një hiperbolë e pagëlltitshme, kur sheh se as 2000 “kuqezinj” nuk mblidhen në shesh, pas javëve të një bombardimi mediatik me thirrje të Spahiut për ta nxjerrë nga zyra “tradhëtarin” Berisha në 7 prill.
Të njëjtën sëmundje hiperbolizimi Spahiu shfaq edhe kur përmend shifra sondazhesh “të brendshme” të partisë së tij. Për shembull, pasi një farë fondacioni “Kult” nga Tetova (të cilit nuk i gjendej as nami as nishani me kërkim në Google), publikoi një sondazh me shifrën e habitshme14.1% për AK-në, Spahiu deklaroi se shifra reale ishte shumë më e lartë. Sipas tij, sondazhet e brendshme të AK-së tregojnë se ajo është partia e parë në shumë qarqe të vendit.
Publiku mund të impresionohet një herë, dy herë, me shifrën 1 milion anëtarë ose me trefishimin e sondazhit të fantazmagorikut Fondacion “Kult”, por vjen një ditë që këto shifra përballen me realitetin. Bëhet një protestë para Kryeministrisë dhe s’mblidhen dot as 2000 “kuqezinj”. Mund të bëhet sondazh nga ndonjë televizizon serioz dhe mund të dalë në shesh kuota reale e AK-së.
Duke thënë të gjitha këto, nuk po lë të kuptohet se AK-ja është një parti inekzistente që ka vetëm ambalazh. Përkundrazi, besoj se ajo ka goxha përkrahës. Por ndoshta është shumë, shumë larg së qëni parti e parë apo e dytë. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, PS-ja është parti 620-mijë-votëshe ndërsa PD-ja është parti 610-mijë-votëshe.
Pa u matur me hijen e mëngjesit, Kreshnik Spahiu bën mirë që, në varësi të fuqisë reale të partisë së tij, të pozicionohet në skenën politike në funksion të objektivave të admirueshme që ka shpallur publikisht. Sepse deklarimi papushim i shifrës hiper-hiperbolike 1 milion dhe shtimi i numrit të autobuzëve që lëvizin nga një qytet në tjetrin sa herë ka meting AK-ja nuk do ta ndihmojnë të realizojë objektivat e shpallura…
Comments
Ky eshte deshtimi i dyte i

Ky eshte deshtimi i dyte i Spahiut, pas 28 nentorit. I duhet folur pak, per te qendruar me kembe ne toke, me qellim qe te mos deshtoje per here te trete me 1 maj dhe per here te katert dhe te fundit me 23 qershor.

Te vjen keq qe keto parti qe

Te vjen keq qe keto parti qe duhet te ishin akumulatore te reagimit qytetar jane shendrruar ne valvula shkarkimi te zemerimit popullor, dhe kjo vetem nepermjet populizmit peselekesh qe shfaqin me shifra fantazmagorike dhe angazhime donkishoteske. AKZ po perkulet nen peshen e sloganeve te saj partiake, dhe ky eshte mekati direkt i lidershipit te saj. Kreshnik Spahiu eshte mallkimi tjeter i AKZ, duhej nje figure me integritet dhe e paperlyer ne krye te saj, per te bere diferencen. Megjithate, do te kishin mjaftuar gjithe moralistet e forumeve online po te kishin dale ne shesh dje per te demonstruar forcen, por mesa duket njerezit shfryjne dufin prej tastierave te kompjuterit, por kur vje puna per aksion qytetar rrine e qerojne geshtenja ne shtepi e gjejne justifikime meteorologjike. Une per vete, dje isha aty, i pari miting ne jeten time, dhe besoj edhe i fundit. Isha aty jo i genjyer prej Kreshnik Spahiut, dhe as i matufepsur prej sloganeve kuqezi, por i vetedijshem per per nevojen e reagimit qytetar ndaj bjerrjes shpirterore, morale e intelektuale ne te cilen ka rene shoqeria shqiptare pas 1 Prillit. Ju te tjeret qe me gjasme jeni indinjuar me 1 Prill, rrini qeroni geshtenja ne shtepi e shani Edi Ramen e Berishen e Meten. Po ta mendosh mire, ketij populli mire i behet: se mos ka bere me shume ai per te merituar politikane me te mire se keta qe ka. Intelektuale me te mire se keta qe ka. Moraliste punëbosh si keta qe ka.

Keshnik duhet te futesh ne
Keshnik duhet te futesh ne aleancen e frontit te gjere opozitar. Saliu nje nga nje ju kullufit pa problem ndersa te gjithe bashke i jepni ju saliut ngjjala krudo ne Burg. Prandaj te gjithe sebashku per te ardhmen e shqiperise sa Sali.
Eduart, perse nuk i ben edhe

Eduart, perse nuk i ben edhe ca rreshta koment edhe per 1 milion te "papuneve" te Rames qe ta harmonizosh pak me sakte opoziten e 1 Prillit? Bashkoje edhe ti dreqi ta haje kete "opoziten e bashkuar" rreth 1 milionshit propagande...

ah se harrova: edhe nje rresht te lutem mbi deklaraten e Rames per "nacionalizem primitiv" nen fotot e djeshme te 3 karagjozeve mbi kuaj dhe thirrjes se djeshme te Rames per tju bashkuar keta 3 "kaloresit" ne kali-cion parazgjedhor!

Mendoni se politikanet tane e

Mendoni se politikanet tane e kane seriozisht kur flasin per te ardhmen dhe prosperitetin e Shqiperise? A thua e besoni vertete se Edi Rames i digjet xhani per shumicen e popullit qe vuan per gjera elementare (sherbimi shendetsor, ryshfetet ne cdo zyre te shtetit, pasiguria e jetes, etj, etj, etj)?? Apo mendoni se per keto gjera mendon Ilir Meta??!!

Ah... se mos ju rren mendja se per keto mendon Sali Berisha!!! O njerez, asnjeri prej ketyre nuk pjerdh se nga vij une ose ti, cfare halli kemi si lagje apo si qytet; ata jane gati te na perdorin deri ne vdekje (21 janari), pastaj te na hedhin si mbeturina dhe plehra! Po, po, pikerisht ashtu mendojne se jemi ne, populli qe cdo kater vite i voton me vetmohim! Eshte e cuditshme se ata kater burra qe u vrane me 21 janar, besonin vertete ne kauzen per te cilen ishin thirrur te protestonin ne Kryeqytet! Ata e besonin (ashtu sic e besoj edhe une, ashtu sic e di dhe e beson shumica prej jush) se Ilir Meta eshte asgje me shume se sa nje hajdut i ndyre dhe nje kriminel i paepur!

Tani... mbajeni Ilirin sepse duhet; eshte i paskrupullt, ka para, eshte trim dhe dinak, ka edhe shume "mbeshtetes" nga bota e erret e krimit!

Ndersa Berisha eshte "Kampion i Megollomanise", i cudirave, i poshtersive, i te gjitha te zezave qe ka kaluar ky vend!

Per Kikun e Vogel nuk ia vlen te thuash nje fjale: "Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve", ka thene dikur nje burre i mencur!

Mos harroni te "votoni" me 23 Qershor!

Spahiu tregoi se aleanca me

Spahiu tregoi se aleanca me partine e tij eshte e parendesishme per palet e medha dhe mbi te gjitha, tani nuk ka me goje te beje kerkesa te medha ne pazaret per aleanca. Nese dje nxorri ne shesh 2000 vete ku gjysma e tyre ishin kosovare e maqedonas, pa te drejte vote, i bie qe maksimumi te kete 6000-7000 vota ne rang republike. Per kaq vota, asnjeres pale nuk i intereson te prishe imazhin me nje parti te tille duke e ftuar ne koalicion. Me pak fjale, Spahiu tani eshte tamam "i dhjere, po krenar!!".

Ke plotesisht te drejte z

Ke plotesisht te drejte z Eduart Zaloshnja. Te te them te drejten analizat tuaja rreth aleances se kz-injve te Spahinjve me pelqejne sepse jane teresisht reale dhe bindese. Analiste si ju ne kete kohe katrahure ku politikane dhe pseudopolitikane te tipit Kreshnik qe perpiqen te zhvashin vota duke mashtruar, duhet te shkruajne dhe bejne punen e tyre ne sherbim te ketij vendi duke marre pjese ne debate televizive dhe mediatike. Ju pershendes.

O Tito si t'pelqekan analizat

O Tito si t'pelqekan analizat e Zaloshnjes per AK?!
Zaloshnja deri dje pergezonte dhe e permendte ne cdo televizion 15%-ndshin e AKs, ndersa tani disa muaj me vone thote se ai sondazh qenka nga nje organizate e panjohur.

Mos ia vir veshin shume "analisteve" shqiptar sepse nuk bejne analiza dhe dalin ne konkluzione ne baze te analizave, por dalin ne konkluzione ne baze te interesave partiake, dhe me pas ndertojne analiza qe i pershtaten konkluzionit. Njesoj me politikanet qe analizojne cdo dite jane, i njejti brume.

Sa per AKn, kishte mundesine qe te bente ndryshimin keto zjedhje por Spahiu "mori kot" dhe ne vend qe ta bazonte AK tek racionaliteti (dicka qe i mungonte spektrik politik) vazhdoi ne te njejtat hapa si politikanet e tjere, me populizma dhe demagogjira.

"Duke thënë të gjitha këto,

"Duke thënë të gjitha këto, nuk po lë të kuptohet se AK-ja është një parti inekzistente që ka vetëm ambalazh. Përkundrazi, besoj se ajo ka goxha përkrahës. Por ndoshta është shumë, shumë larg së qëni parti e parë apo e dytë."

Zoti Zaloshnja! Keta

Zoti Zaloshnja!

Keta tipa,fryrjen e kane manjere:sic kane idete,programet dhe synimet.Jane pjese e antagonizmeve ballkanike,planeve neootomane dhe aktore te idese Perca e Sundo,qe zbatohet ne demokracite e reja.Jane pjese e skenareve ne Gadishullin e Gjakut,dhe celes per komandimin ekonomik nga Atlantizmi..Problemi eshte te mos behet lecke e kuqe per perleshjet e ardhme me dominizmin rrus(qe tashme nuk duket),por eshte prezent..dhe shkas per merrine e fqinjeve, qe iu futet ne hunde..dhe iu kujton "skeletet" ballkanke te viteve 13..Vetem njeri ferkon duart me kete parti:Sulejmani i Madherishem.

Natyrisht edhe ky do jete "limoni i shtrydhur" ..i skenarit te Atlantizmit..dhe "deshmor" i pare i Davitogluse!

Zaloshnja mesa mbaj mend deri

Zaloshnja mesa mbaj mend deri para nje muaji ishte partizan i idese qe AK do te kishte goxha elektorat ne zgjedhjet e 23 Qershorit. Cfare ndodhi qe po ndryshon mendim? Tubimi i djeshem, aleanca e PS me LSI apo ndonje gje tjeter?

"Duke thënë të gjitha këto,
"Duke thënë të gjitha këto, nuk po lë të kuptohet se AK-ja është një parti inekzistente që ka vetëm ambalazh. Përkundrazi, besoj se ajo ka goxha përkrahës. Por ndoshta është shumë, shumë larg së qëni parti e parë apo e dytë."
Ku e bazon kete me lart meqe

Ku e bazon kete me lart meqe kam vene re qe te pakten perpiqesh te bazohesh ne shifra kur flet? Apo eshte thjesht perceptim?

Ne analogji me kete cfare perceptimi kishe per G99 perpara se te behej pjese e PS. Biles mbaj mend qe ne rastin e G99 te pakten kishte disa sondazhe "serioze" qe e nxirrnin parti te 4-t Veliajn

nga perkrahesit te votuesit

nga perkrahesit te votuesit eshte nje hendek i madh qe duhet mbushur me kembesori elektorale...

Zaloshnja po i thote Spahiut

Zaloshnja po i thote Spahiut te qendroje me kembe ne toke dhe jo qe nuk ka perkrahes. Ti beson qe AK do nxjerre 1 milion njerez ne shesh apo do fitoje zgjedhjet

Luce une besoj ate qe kam

Luce une besoj ate qe kam besuar gjithmone, qe efekti elektoral i AK eshte i paperfillshem.

Jam plak njeri, por ky

Jam plak njeri, por ky Kreshniku me dhimbset vertete, vallahi. Ka zjarrmi te madhe djali dhe kur temperatura i arrin njeriut mbi 40 grade, por celsius ama, fillon dhe i shfaqen gjerat te shumfishuara. Mbaj mend, kur Don Kishoti beri hatane mbi nje kope dhenesh, qe atij ju shfaqen si armiq te perbetuar, te cilet donin ta largonin nga misioni dhe bemat e tij te stermedha , per te ndrequr tere prapesite e kesaj bote. Perndryshe, djalit tone te madherishem Kreshnik, i shtohen ne menyre te pambarimte perkrahesit, duke ju paksuar si me magji kundershtaret, per ta cuar ate atje ku ai e meriton, dmth, ne krye te vendit. Prej andej keni per te pare cudite dhe miresit qe ka per te bere heroi yne, duke nxjerre kellecin me te cilin do te derrmoje tere armiqte e kauzes tone patriotike dhe do ta coje kete vend atje ku e meriton, dmth, ne stepat e Azise, perkrah vellezerve tane siamez uzbek, kirkiz, taxhik, afgan, shejtan, e ku di une...

Une kur kujtoj qe Spahiu

Une kur kujtoj qe Spahiu ishte pjese e KQZ ne zgjedhjet e 96 me vjen te qaj dhe te qesh.

Eshte e rendesishme qe ndonjehere te flasim dhe per financimet e partive. Psh....e dime qe Berisha dhe PD financohet nga c'do qelize e ketij vendi qe prodhon korrupsion. Partia kontrollon c'do tender dhe c'do biznesmen i lidhur me partine do financoje fushaten.

PS e financojne ata qe benin cfare ben sot PD deri para 8 vitesh. Loja eshte e njejte, ndonjehere dhe lojtaret jane te njejte. Bile qellon qe ka biznesmene qe financojne te dyja partite.

Po Kreshnikun? Nga vijne parate per zotin Kreshnik? Ai thote qe ka plot shqiptare patriote qe e duan vendin. Une kur degjoj fraza te tilla direkt mendoj te kunderten. Qe ka plot te huaj, qe nuk e cajne koken per Shqiperine po qe i duhet gjaku shqiptar ne konfliktet e ardhshme Ballkanike.

ME VJEN SHUME KEQ QE GAZETAR

ME VJEN SHUME KEQ QE GAZETAR DHE NJERES MEREN AKOMA ME SHIFRA QESHARAKE.NE SHQIPERI POPULLIT I KA MARRE MUTI SHALET DHE JU MERENI AKOMA ME SHIFRA MANIFESTUESISH.CDO PARTI QE DO DALE NE SKENE POLITIKE JU DO E MBANI GJALLE ME TAKSAT QE PAGUANI.ESHTE E KOTE TE NUMERONI ,GAZETARET NUMEROJNE GENJEJNE,MINISTRIA NUMERON GENJEN ,SALIU PO ASHTU.JENI SHDRRUAR NE NJE POPULL NUMERUES,DHE ASGJE NUK FUSNI NE XHEP.SHIKONI TE LEVIZNI GURET DHE TE ZHDUKNI MORTAJEN E KEQE DHE PASTAJ SHKRUANI DHE FLISNI.

mos syzet e kreshniqit jane

mos syzet e kreshniqit jane me shume se miope?

Add new comment