PD ose pragu për t’u kapërcyer!

“Prit i her” ishte shprehja e tim gjysh kur ishte fjala për të reaguar ndaj një situate. Kjo kishte brenda “shif i her, mendo i her, praj i her, dëgjo i her.” I ngjan kjo një frymëmarrjeje të jogës. Asaj frymëmarrjes së thellë që shpërndan ajrin në çdo qelizë të trupit, bota jashtë është marrë brenda, duke iu dorëzuar gjykimit tënd dhe ti: “pret një here, sheh një here, mendon një here, hesht një herë, dëgjon një here” Pastaj, vjen çdo reagim i cili tashmë ka parë edhe veten, edhe botën dhe i ka dhënë mundësi mendjes, zemrës, trupit të dëbojë interesat, dufet, egot, ankthet, thashethemet, një mijë një pamje që të qërrojnë syrin, qindra zëra që të bëjnë kazan që zien apo dhe kosh plehrash kokën. Kjo nuk është mungesë kurajoje për të reaguar, apo ikje situatës. Eshtë të respektosh veten dhe të tjerët, të respektosh ekzistencën, ekzistencialën. Ti japësh shans kurajos të dalë siç është pa u llakaçitur rrugëve, ti japësh shans mendimit të jetë i formuar si buka, si vera, i kthjellët si natyrshmëria, si uji.
Lajmi se LSI do bashkëpunonte në zgjedhje me PS dhe ftesa zyrtare e PS qe një moment unik për të parë sa shoqëria shqiptare ka forcë reflektimi, sa është ajo e zhvilluara që “pret një herë, bën frymëmarrjen e thellë” dhe pastaj reagon me bindjen e përgjegjësinë se çdo reagim i secilit sot është një eko në të ardhmen e qindra mijërave shumë vite më pas. Fatkeqësisht ne nuk e pamë dot këtë, as kemi për ta parë kollaj se në një anë rrjetet sociale u mbytën nga ata që kërkojnë llogari morali duke sharë, ato që gjetën rastin të bëhen flamurtarë të moralit, pak nga të shqetësuarit apo dhe zgënjyerit sinqerisht dhe mbi të gjitha me militantët e PD që krijuan oqeane lotësh krokodili për 21 Janarin. Nga ana tjetër në opinionin publik ka shumë analistë, të cilët janë mpleksur në gjithfarë mënyrash me pushtetin, tani e në vite, por japin opinione sikur të jenë ëngjëj a profetë lart në qiell që vështrojne krejt pa faj a pa pasur gisht në “tmerret që djajtë politikë po bëjnë mbi popullin e shkretë.”
Fatkeqësisht për dy ditë rrjeshtë u mbytëm nga moralistë të njohur a të panjohur dhe nuk pashë dikë ndër to që pyeti: si lidhen sistemet politike me shoqërinë; si kemi ardhur në këtë moment; sa i sinqertë jam unë si individ në kontributin tim në shoqëri; çfarë jap; çfarë kam dhënë; cili është kontributi i secilit, nga qytetari më i panjohuri tek më i njohuri, në gjëndjen që sistemi politik shqiptar është sot? E lehtë t’ia hedhësh fajin tjetrit apo jo! Të mos mendosh se çdo konformizëm, çdo thashethem mbi mundin e dikujt, çdo nënkëmbës suksesit a të sukseshmëve, çdo interes grupi në dëm të së tërës, çdo fiksim për të dalë veç vetë përpara duke shkelur kontribute, çdo servilizëm, çdo duatrokizëm, çdo padrejtësi berë njëri a tjetrit, çdo mungesë kurajoje për ti thënë gjërat siç janë, shumica e pushtetarëve tanë tash 100 vjet, nëpunësve të papërgjeshëm, komisionerëve të uritur, dhe urisë për pasuri e pushtet na sollën këtu sot. Ku është këtu?
Këtu është vendi ku dihet se ai që mban karrigen e kryeministrit të Shqipërisë e ka krenari të vjedhë vota dhe njëkohësisht pasion që menjëherë më pas të japë leksione lirie e demokracie. Ky është momenti kur gjithë ndërkombëtarëve brenda e jashtë i ka hyrë lemeria nga kasapi i Shqipërisë së ’97-s dhe janë të bindur se ai për të ruajtur pushtetin, përveç Shqipërisë, mund të bejë kasaphanë edhe Europën Juglindore po të jetë në dorë të tij. Këtu ështe vendi ku jemi të drejtuar nga një njeri që s’ka veç namin lebetitës, të cilin e ka krijuar dhe vetë për t’i shtirë harminë dynjasë, por është vërtetë lebetitës. Dhe për këtë miq, të marrim frymë thellë e ta pranojmë se e kemi fajin si shoqëri! Të marrim frymë thellë dhe ta pranojmë se s’kemi pikën e të drejtës të bëjmë moral. Moralin tonë shoqëror, atë shumë të paktin në politikë, atë të shumtin e aktivizmit qytetar e vramë me Qemal Stafën, Xhelal Koprenckën e të tjerë, e burgosëm me Musine Kokalarin, i hapëm gropën me shëmbjen e kishave e xhamive, e ngjeshëm në gropë e i hodhëm dhé sipër në Gërdec dhe i vumë tabelën i ‘përjetshëm qoftë kujtimi yt’ me trupat e katër të pafajshmëve me 21 Janar.
Moralin i dashur lexues, e dashur lexuese mendoj se mund ta gjejmë vetëm pas frymëmarrjes së thellë, por ne atë nuk e kemi bërë dhe kam frikë nuk e bëjmë dot fare përderisa të ekzistojë kështu siç është Partia Demokratike e Shqipërisë, bashkë me votat e Islamit, Dogjanit e Kadelit. Sepse kjo është partia e lotëve të krokodilit, partia e eksponentëve që i rrahin krahët Berishës për votat e vjedhura e pastaj këlthasin për nder e moral, partia e figurave që kërkojnë moral kur s’lanë familje pa përgojuar e koleg pa spiunuar, partia e disave që shkruajnë rrjeshta qoftë dhe krejt të kundërta nga ç’ka mendojnë, partia që funksionon për anëtarët e thjeshtë si ish-sigurimi i shtetit, partia që s’la të paaftë pa bërë ministër, partia që në deklaratat e veta përmban ndotjen shekullore të kulturës politike shqiptare, partia që sot me një vend pune, buka e gojës, mban peng qindra mijëra familje e kërcënon të tjera për ti marrë me zor votën, partia që po përdor si mos më keq dhimbjen e njerëzve nga ato të përndjekjeve diktatoriale deri tek vrasjet autoritare të 21 Janarit. Ky është veç fillimi i asaj ç’është PD’ja sot. Por më kot të zgjatesh, se në fund të fundit PD’ja sot është dënimi jonë 100 vjeçar.
Nuk gjej ndonjë justifikim për LSI’në që e mbajti këtë far’ partie në pushtet. As për korrupsionin që tregoi gjatë këtij katër vjeçari. S’gjej e as kam pse mundohem të gjej justifikim për klasën politike, që haptazi apo fshehtazi, iu bë krah Berishës e gjithë ç’ka ai pranë që të na sundojnë siç po sundojnë. Por pragu që duhet të kapërcejmë drejt një shoqërie me qeveri normale, trajtim problemesh në mënyrë normale, biseda normale e dialogë njerëzorë ngelet PD dhe lideri i saj. Më pas do ketë përsëri probleme politika, siç i ka gjithandej në fakt, qeverisja etj. por do kemi hyrë në një 100 vjeçar të ri në politikë, e me gjasa dhe në shoqëri. Do të jemi një vend ku, si tani në shumë vende europiane ka probleme me besimin në politikën, shumë më të thella se në Europë me ekonominë e po ashtu në aspekte sociale. Por ama do të mund ti trajtojmë këto probleme, kritikojmë e bëjmë presion qeverisjes pa boritë shurdhuese të shumë militantëve (mitingashë, gazetarë, deputetë e ministra) pa pikë fytyre të PD, dhe përdorim argumentë të besueshëm e mekanizma shoqërorë nëse jemi kundra politikës.
Për të arritur tek një normalitet, një hap më afër vendeve të zhvilluara, tek frymëmarrja e thellë a i justifikon qëllimi mjetet? Përderisa kjo pyetje të jetë siç është, veçanërisht tani, e mbështetur dhe në shumë raste e sponsorizuar nga partia që përfaqëson llogjikën e ish-sigurimit të shtetit, PD’ja, mendoj se nuk qëndron si pyetje. Që të qëndrojë duhet të kapërcejmë pragun dhe menjëherë pas tij, si fillim, tja pyesim secili vetes… DITA
Comments
Ka te drejte Zj. Shazi qe nuk

Ka te drejte Zj. Shazi qe nuk meritojme me shume se kaq (... vetem se kam parandjenjen se zj do te marre shume me shume sec meriton). Faktikisht me mire se kaq nuk mund te perfundonte. Mendoj ashtu si zj qe kjo ishte levizja perfekte gjithashtu edhe per te na zgjuar e na bere me te mencur, me mosbesues e nder te tjera me europian ku ndjenja e individit qendron mbi gjithcka.

Nje kritike kisha per foton e

Nje kritike kisha per foton e zj Fatma. Te pakten kur te na qortoje te na shohe ne sy si minimun i sinqeritetit.

Analize e sakte. Te gjithe
Analize e sakte. Te gjithe opozitaret te bashkuar ne nje front kunder GEDAFIT SHQIPTAR Sali-gerdecit. Duhet ta rrethojme dhe ta nxjerrim per leckash para drejtesise. Askush smund te vjedh votat dhe te rri i qete dhe te na shes Po..rdhe mbi demokracine. Te gjithe bashke qe saliu te shkoj tek vrima miut
A thua te jete kaq e thjeshte

A thua te jete kaq e thjeshte kjo pune Falma? Sado qe perpiqem t'ju besoj, gjithe aresyetimi ma "lodh" logjiken.

Jam i bindur se Shqiperia do te kish qene shume me mire sikur Berisha te mos ishte futur kurre ne politike. Por te shpresosh se te nesermen qe ai do te largohet nga politika, do te shpetojme njehere e mire, eshte sa e pavertete aq edhe naive. Demi me imadh qe ky njeri i ka bere vendit nuk jane te vraret e te plagosurit, ekonomia e rrenuar, apo sharjet e fyerjet publike pa kandar.

Demi i vertete eshte instalimi i sistemit politik anarkik e banditesk. Shnderimi i partive politike ne grupe mafioze te paskrupull.

Si pasoje c'do lloj maredhenie ekonomike, shoqerore e kulturore ne Shqiperi eshte kriminalizuar ne thelb. Ne policine shqiptare ka me shume kriminele se sa ka ne burgje. Gjykatat dhe prokuroria kane bere me shume krime e padrejtesira se sa njerezit qe ata gjykojne. Ekonomia eshte ne duar banditesh te paskrupull. Shkollat dhe universitetet prodhojne analfabete me doktoratura.

Nese keto rregullohen duke bere aleance me nje Parti Bande si LSI e Ilir Metes ashtu qofte, po une kam pak te veshtire ta besoj.

Pershendetje

Nje shkrim i tere qe mund te

Nje shkrim i tere qe mund te permblidhet ne nje rresht te vetem: Berishen i here, pastaj Berishizmin te shohim, ndoshta nuk meritojme me shume se kaq..

Moj vajze qe na quan

Moj vajze qe na quan moraliste, me lejo te te kujtoj se cfare do te thote fjala moral sipas fjalorit Shqip-Shqip:

Moral - Tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që janë krijuar e ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri; vetë sjellja e qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave.

Pra, amorale, sipas shoqerise tone, ishin fotot nudo te Edi Rames ne plazh e megjithate ne moralistet ja falem e mire beme se nuk na hyn ne pune fare si vishet apo zhvishet ai ne jeten e tij private.

Ndersa kjo marreveshje nuk eshte amorale, por kriminale. Te bashkepunosh me nje hajdut eshte veper penale e denueshme me ligj. Akuzuesit e ketij hajduti (Ilir Meta) nuk jemi ne moralistet, por vete Edi Rama. Ne rast se ka ndryshuar mendje per ato akuza qe ka hedhur, duhet te dali e te kerkoj falje si shpifes. Ne rast te kundert, eshte thjesht bashkepunetor i nje krimineli dhe kjo ska asnje arsye te amnistohet.

"prit i her " zonja

"prit i her " zonja Fshazi

brenda situates "shif i her, mendo i her, praj i her, dëgjo i her.” une ashtu si ne urtine shkodrane ( edhe pa parelelizem joge )

lexova i her',mendova i her',pash' edhe i her' shkrimin dhe tesh po shkruj i her .me te drejten prej Zotit me than'edhe une mendimin tem :

n'sa shkrimin e ke nda ne shtate paragrafe kishte me kene e udhes qe te gjashtin qe i bjen si per dite shtune ta kishe shkru si fillim javet.Te hanen.Aty ku fillon vrulli i punes .Ku nuk gjen justifikimin per me motivu ate ç'ka klasa politike ban ne marr'veshje te fshehta.

per "si lidhen sistemet politke me shoqerine ",citoj nga paragrafi i dyte.them se asht dite e marte e dihet sa ters asht sistemi i marreveshjeve ne Shqipni...

Frymemarrja e thelle vjen prej mendimit te thelle "me i thirre mendjes se kresë" tan' klasa politke qe perfaq'son te majten, duke pranu perunjesisht permes ndjeses ,se gabimet e liderve ,ndarjen per perfitime personale,e cuan ne hulline e gabume...tuj vonu fitoren.

Pragu per t'u kapercy fillon aty.Te kthimi i shpreses se moralit te votuesit e perhershem te PS-se.

faleminders qe gjate bashkebisedimit virtual i pate syte ne krah tjeter.( ne joga mbahen mbyll krejt )

"Por më kot të zgjatesh, se në fund të fundit PD’ja sot është dënimi jonë 100 vjeçar."citova nga paragrafi juaj i peste.

Dita e peste e javes asht e premte....ne qytetin tand.

Nje gje s'kuptova une tek ky

Nje gje s'kuptova une tek ky artikull, pse paragjykohen si te pamoralshem ata qe kritikojne aleancen Rama-Meta? C'duhet te bejme? Qe te jemi te moralshem, te reflektuar, te thelle; te frymosur, mos duhet te themi bravo Rama qe i hengre ngjalen Metes? C'jane keto muhabete se po na çudisni! Hiq Saliun, per te futur Meten. Vdiq mbreti, rrofte mbreti!

E di si permblidhet ky

E di si permblidhet ky shkrim:

Kur themi Edi Rama kemi thene Partia, dhe kur themi Partia kemi thene Edi Rama. Oj ti goce, mbase ti mendon se shoqeria shqiptare nuk meriton me shume, ndersa une mendoj se reagimi i tere ketyre diteve e tregon qarte se do e meriton me shume.

Ti perbuz popullin tend sot, ndersa une kurre nuk kam qene me krenar se kaq per shqiptaret.

Pozicioni akritik me cdo

Pozicioni akritik me cdo kusht, me bindjen se duhet rrezuar Berisha per te qene nje vend europian , me duket me te vertete si ato thirrjet e tifozeve qe nxisin per fitore skuadren e tyre edhe pse bejne faulle per karton te kuq. Keto perpjekje te z. Fshazi ashtu si te shume gazetareve te tjere qe shkruajne me teper si militante se sa si gazetare, nuk arrijne te vene pikat mbi i.

Ne artikull shkruhet : " të respektosh veten dhe të tjerët, të respektosh ekzistencën, ekzistencialen. Ti japësh shans kurajos të dalë siç është pa u llakaçitur rrugëve, ti japësh shans mendimit të jetë i formuar si buka, si vera, i kthjellët si natyrshmëria, si uji"

sigurisht nuk jane karakteristika qe verehen ne PS e sidomos tek kreu Edi Rama. A nuk mund te quhet aleanca me Meten nje "llakacitje"?

Po ndalem ketu se mund te merrja dhe shembuj te tjere te shkrimit.

Ajo qe verehet qarte eshte se z.Fshazi idealizon, ose me mire ka ne mend nje PS qe eshte krejt ndryshe nga realiteti. Dhe dicka te fundit: kritika dhe ballafaqimi perbejne bazat e demokracise. Ju akuzoni te tjeret si moraliste, por bini vetene gracken e moralizmit kur i referoheni votes pro PD te Islamit dhe Kadelit.

Habitem me disa komentuaes,

Habitem me disa komentuaes, qe e marrin shume seriozosht kete Mjaftuce...Ajo do te na bej noral te pamoralshem. Shkrimet e saj gjithnje jane si kenga e papagallit, qe ia ka mesuar gjyshi apo i ati, pet te na bindur se e majta eshte shpetimtarja e Shqiperise, siç qene para 20 vjetwsh. Ka par e degjuar mjaftucja qe shajne Berishen dhe hidhet dhe ajo per tifo. Por ne te vertet nuk di te gjykoje as Berishen, as Ramen, as Meten e askend. Por habitem edhe me disa komentatore serioze, qe bashkojne zerat ne polifonine e kundershtareve te Berishes, si Topi, Spahiu, Ngjela etj, te cileve nuk u eci. Kur te vije dikush prapa Berishes, kushdo qofte, do ta provojme sa i dobishem ka qene ai. Do te themi si thame ne 2008-en: te kishim qetesine e Enverit dhe parate e Berishes. Jam i sigurt se serish do te bashkojme diçka nga Enveri, Berisha dhe Rama ne krye te bashkise se Tiranes.

Add new comment