Meta: Prokuroria me dy standarde, mbron Priftin

Postuar në 22 Korrik, 2011 14:00

Ilir Meta dhe Dritan Prifti, njëri si i paditur e tjetri si dëshmitar, kanë hyrë në kohë të ndryshme në Gjykatën e Lartë. Siç është shprehur më vonë ish-ministri Prifti, ai ka qenë në një dhomë më vete, gjë që ka shmangur komunikimin, qoftë edhe pamor mes të dyve. Të largëta kanë qenë edhe deklaratat e tyre për mediat në të cilat, ndërkohë që Prifti i ka kujtuar Metës se ky e ka betejën me drejtësinë e jo me të, ky i fundit ka akuzuar Prokurorinë se po merr në mbrojtje ish-vartësin e tij në qeveri dhe LSI. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimtha se Prokuroria ka marrë anën e përgjuesit të tij, Dritan Prifti, me tërheqjen e provës kryesore. Bëhet fjalë për videon Beqiri-Prifti. “Akt i paprecedent i Prokurorisë, e cila u tërhoq nga njëra prej provave më të rëndësishme që ishte videoja e përgjuesit tim, i cili ishte në një tjetër video ku merrte 70 mijë euro”, tha Meta. Sipas ish-zv/kryeministrit, organi i akuzës po përdor standarde të dyfishta duke favorizuar Priftin me qëllim që ky i fundit të vazhdojë të mashtrojë. “Si mund të heqë Prokuroria një provë që e kishte paraqitur vetë…ishte e vetmja provë origjinale. Prokuroria duhet të përpiqet t’i forcojë provat dhe jo t’i heqë. Në këtë rast Prokuroria përdori standarde të dyfishta. Kur nuk i intereson thotë që këto video nuk kanë lidhje njëra-tjetrën, me qëllim që të mos i dalë i pavlefshëm i vetmi dëshmitar që ka dhe ky është vetë i pandehur. Prokuroria ka marrëdhënie pengmarrjeje me përgjuesin tim. Këto janë favore që i bëjnë atij”, shtoi Meta.

L.A.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Ketu nuk ke cfare i thua, z. Meta ka plotesisht te drejte dhe pike. Si mund te injorohen video qe nje njeri i ben vetes duke numeruar parate e vjedhura?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.