Deliri si ndërshkim
Postuar në 30 Mars, 2013 07:54
Ardian Ndreca
Dikur motit Fishta ka pasë thanë: “Ka qitë dreqi pushkë mbi né, mos me u bâ dy vetë në nji fjalë”. Ky mallkim na ndjekë edhe sot. E keqja kajhere asht ma kreative në format e veta sesa e mira njerëzore me thjeshtësinë e saj. Në fund të fundit e keqja mbetë nji përçudnim i së mirës, diçka parazitare që lëshon shtat falë së parës dhe rritet vërtet atëherë kur e mundë përkohsisht të mirën. “Me u ba në nji fjalë” – si thotë Fishta – domethanë mos me vijue me mohue evidencën, atë që duket në dritë të diellit, mos me e shlye etjen për të vërtetën dhe farën e saj hyjnore në zemër e në mendje. Para pak ditësh nji shkrimtar që ka qenë gjithmonë i rendit të dytë ase ma mirë të tretë në të gjitha pikëpamjet, tue promovue nji libër të tijin në Shkup, ndër të tjera u shpreh: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thashë ma parë se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”. Vetëm nji delirant mund të bajë pohime të tilla, e në ketë rast deliri asht ndërshkimi për diçka të padukshme që i rrin në sfond edhe vetë marrisë! E vërteta asht e idhtë e qëndron krejt ndryshe. Mjerisht shqiptarët në Maqedoni gjithnji e ma shumë po deshqiptarizohen, jo tue u kthye në sllav, siç mund të diktonte logjika e afërsisë gjeografike dhe presioni i gjithanshëm, por tue u turqizue randshëm. Përfytyroni nji rumun të Bukovinës që gjermanizohet sot, pse deri para 100 vjetësh vendi i tij ka qenë nën Perandorinë austro-hungareze, apo nji holandez që spanjollizohet pse në shek. XVI-XVII vendi i tij ka qenë pjesë e Perandorisë spanjolle!! Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. Që asimilimi i sotëm kulturor në Maqedoni dhe pjesërisht edhe në Kosovë bahet prej emisarësh fetarë islamikë dhe ka si busull Turqinë islamike, jo atë kemaliste, ketë gja e tregojnë edhe protestat e kinse-shqiptarëve të atyne trevave që dalin pa pikë turpit me flamur jeshil në krah e me shashije në krye, e tregon edhe ma gjanësisht zhdukja e zakoneve dhe e kostumeve kombtare e ndërrimi i tyne me xhybe e me do veshje tjera që s’i përkasin arbnorëve dhe përkatësisë sonë europiane, e tregon poshtnimi shpirtnor përpara pushtuesve të djeshëm turq/otoman, të djeshëm pse në histori 100 vjet janë si me qenë dje. Në Maqedoni nji pjesë e madhe e shqiptarëve e ka humbë krejtësisht vetëdijen etnike tue u asimilue kulturalisht e tue u ba turq e në ketë gja nji rol tejet negativ e ka luejt mënyra e paemancipueme sesi e konceptojnë besimin e tyne, tue mos e nda “dinin” prej kombësisë. Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës. Edhe ata që janë shpërgulë në katër valët kryesore të emigracionit drejt Turqisë e kanë humbë krejtsisht gjuhën dhe zakonet shqiptare, në nji kohë që kemi arbëreshët që tash pesë shekuj i ruejnë me fanatizëm këto visare. Traktati i Lozanës i vitit 1923 i trajtonte myslimanët shqipfolës të Maqedonisë si turq, e kështu përkatësia turke u pat kthye në nji farë mburoje vetvrasëse për ata të mjerë. Kosova e vuejti edhe ma shumë plagën e emigrimit drejt Turqisë, tue qenë se Ahmet Zogu në vitet ‘20 e braktisi në fatin e saj për hatër të miqsisë me Pashiqin. Mos të harrojmë se ishte Zogu ai që ktheu mbrapa në Shëngjin nji vapor me armë të sigurueme prej Hasan Prishtinës me ndërmjetësinë e Gabriele D’Annunzio-s për me luftue kundër pushtuesve jugosllavë në Kosovë. Ma vonë, marrëveshtja e vitit 1938 dhe ajo e vitit 1953 mes Turqisë dhe Jugosllavisë do ta dobësonte elementin shqiptar tue nxitë rishtas emigracionin masiv drejt Turqisë, vend ku nuk lejohej as mësimi i gjuhës shqipe. Në ketë rast kleri mysliman luejti nji rol negativ tue nxitë emigracionin dhe si rrjedhojë humbjen e identitetit etnik. Direktivat e tyne përputheshin kryekëput, me ose pa vetëdije, me ato të Rankoviqit që kishte ndërmarrë nji spastrim të thellë etnik në ato treva. Për këto arsye e për do tjera edhe ma të idhta, pohimi i masipërm i shkrimtarit Kim Mehmeti asht kryekëput i rremë. Prandaj m’u kujtue Fishta: dreqi ka qitë pushkë edhe ndër shkrimtarë, pse herë mbas herë do si puna e Mehmetit flasin në jerm, por jo në jerm të shenjtë frymzimit letrar, në jerm e në delir marrijet. Në vend të mbylljes Këto ditë asht ba publik peticioni kundër ndërhymjeve arbitrare në historiografinë shqiptare nga ana e autoriteteve turke. Nuk mund të pranojmë që shteti turk të na tregojë sesi duhet ta shkruejmë historinë tonë. Për shembull s’mund të harrojmë e të heshtim para faktit se Stambolli paguente damshpërblimet e luftës së humbun me rusët në Kongresin e Berlinit me toka shqiptare. Plava, Gucia e Ulqini u dhanë prej tyne pse s’iu dhimbte aspak trolli jonë; s’mund të harrojmë as faktin se po ata nuk lejuen deri me ardhjen e xhonturqve mësimin e gjuhës shqipe. Këto dhe shumë akte tjera mizore nuk mund t’i quejmë ndryshe veçse krime ndaj kombit shqiptar. Mbështetja e gjanë e peticionit, sidomos prej të rinjve shqiptarë, qe nji surprizë e bukur edhe për vetë promotorët e tij: intelektualët kosovarë, të cilët duhen përgëzue. Megjithatë nuk mungoi edhe ndonji gjykim anodin e i pakrypë në shtypin shqiptar. Ka nji markë gazetarësh që e kanë kthye cektësinë në kult, e tue qenë logorroikë për vokacion shpalosin protagonizmin e tyne provincial sa me ta neveritë gazetarinë. Janë po ata që marrin zjarrm si pushka e jegvut për vogëlsina kote, por kthehen gjoja në zjarrfikësa sa herë bahet fjalë për çështje me randësi siç asht shkrimi i historisë. Kah ana tjetër ky peticion ishte i intelektualve të rinj dhe jo i Ismail Kadaresë, i cili iu bashkue rrugës, ai lindi si nismë e disa të rinjve kosovarë dhe s’i përkiste mumjeve të kohës së komunizmit që shtrembnuen menjiherë buzët apo fytyrave të bronzta që bërtasin “gjithmonë gadi” sa herë që u çon fjalë “shefi” apo “shefja” për me nënshkrue marrinë e rradhës; nuk ishte peticioni i atyne që me shpirtin e llogaritarit kalkulojnë deri në cent përfitimet dhe humbjet që mund të kenë si pasojë e nji firme të thjeshtë; nuk ishte peticioni i do forcave politike si AKZ-ja apo PDIU-ja që na shesin leskra patriotizmit sa herë që bahet fjalë për Greqinë, por kur u preket Turqia e otomanizmi heshtin për faqe të zezë tynen. Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u turpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja. /MAPO/
Comments
Submitted by arnaut (not verified) on
Te thuash se shqiptaret e Maqedonise po e humbasin identitetin shqiptar e po turqizohen vetem pse ata jane besimtare muslimane eshte e turpshme, sidomos per dike qe e quan veten intelektual si Ndreca. Kjo eshte retorika e nxitjes se urrejtjes fetare nder shqiptaret. Turp Ndreca Turp.
Submitted by Gjergji (not verified) on
Mund te mos jem krejt dakort me Ndrecen, por qe shqiptaret kane protestuar me flamuj islamike ne rruget e Shkupit kete e kemi pare dhe nuk ka nevoje per koment. Flamuri shqiptar ndofta do te thote shume pak per ta.
Submitted by Agim (not verified) on
Submitted by Gjergji (not verified) on
Natyrisht qe do asimilohen nese alternativa eshte arabizim. Tani qe Shqiperia eshte e hapur, mund te vine te jetojne ne Shqiperi ne dac si te krishtere, ne dac si myslimane, por pa flamuj sllave e arabe.
Submitted by Anonim (not verified) on
Se pari, meso te shkruash shqip o malesor i Dukagjinit!
Se dyti, nuk mund te presin shqiptaret leksione kombetariste,
nga mercenaret e Vatikanit, kesaj strehe te pedofilise,
por edhe antizhqiptarizimit,
qe ende nuk ka njohur pavaresine e Kosoves.
Submitted by bobi (not verified) on
[deleted]
Submitted by Anonim (not verified) on
[deleted]
Submitted by Iluministi (not verified) on
Nuk besoj se pohimi pak sa skajor i Kimit, tw mund tw nxitw njw qasje edhe më skajore tw Ardianit. Ksisoj, a nuk futemi bash ne vorbullen e asaj qe po don me stigmatizue Fishta? Sepse, nese Kimi e kalon cakun, atij i duhet diftue bash kjo, e jo te shtohen gjithe sa mendon e don me besue Ardiani.
Submitted by Dardan (not verified) on
Nuk do ta besoja kurren e kurres qe Hasan Prishtina do te sillte arme ne Shqiperi me ndermetesine e Gabriel D'Anuncios.
Hej zoteri, e di ti pse e them kete?????  E them sepse ai Gabrie D'Anuncio-ja yt nuk mund te ndihmonte "korbat e Skenderbeut" qe kishin pshteruar ushtrine italiane ne Luften e Vlores.  Lexo dokumentat vella, lexoji qe te mesosh te verteten, Ne se nuk i ke ti jap une por, nuk ma merr mendja te mos i njohesh ato, por te intereson qe te na e besh mik te shqiptareve ate superrracistin e felliqur qe rrihte me pellemba ushtaret italiane te kthyer nga lufta e Vlores vetem e vetem pse i kishin mposhtur "korbat e Skenderbeut"
Natyrisht qe s'e caj koken te te them se je nje qelbanik i ndyre qe kerkon hurin e te huajit ne trupin tend dhe te shqiptareve dhe kete na e beni nen emrin emocionant te "globlizmit" si koncept kunder "komunizmit". Fare e djallit!
Submitted by skeptiku (not verified) on
artikull i ndyre, ndreca! vec mllef e vrer vjell. s'te ka ndihmuar aspak gjithe ajo filozofi qe ke studiuar!
Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on
Kur nji fshatar nxjerr te shese ne treg arra me krym, kerkush nuk ia blene edhe pse aty ka edhe arra te mira.
Shume shqiptart musliman jane si arrat: Nga jashte duken arra shqiptare ndersa nga mbrend kan krymin e turqise islame.
Submitted by Dikush (not verified) on
Mund te argumentosh sa te duash rreth ketij shkrimi dhe te metave ne te.
Por ne fund te dites kjo do te ishte gje e kote, fakti eshte se kemi te bejme me nje autor qe ka ngarkesa anti-islame.
Per fat te keq liria e fjales dhe liria e mendimit vuan nga persona me komplekse ndaj islamit  dhe nga fanatiket fetar, qofshin ata Katolik apo Mysliman.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.