A do ta kthejë Edi Rama FMN-në pas 23 qershorit?

Deri në 31 dhjetor të 2008-ës, FMN-ja e ndihmonte financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh në vitin 1992. Kuptohet që ajo ndihmë financiare nuk vinte pa një kosto – në shkëmbim të saj, FMN-ja kërkonte zbatimin e një disipline fiskale dhe makroekonomike nga shteti shqiptar. Për shembull, kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale në verën e vitit 1996, kjo e fundit e ndërpreu ndihmën për të, per ta rifilluar ne vjeshten e 1997-es...
Nga 1 janari i 2009-ës, FMN-ja e ka ndërprerë perseri ndihmën financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi Berisha e quajti të panevojshme atë. Dhe me ikjen ndihmave të FMN-së, iku edhe disiplina fiskale që i impononte ajo qeverisë shqiptare.
Po si ka ndikuar heqja e frerit FMN-ist në situatën fiskale të shtetit shqiptar? Ministria e Financave raporton se borxhi publik ka patur një rritje galopante qysh prej ikjes së FMN-së – nga 596 miliardë lekë në fund të 2008-ës, shkoi në 683 miliardë në fund të 2009-ës, në 716 miliardë në fund të 2010-ës, në 773 miliardë në fund të 2011-ës , në 828 miliardë në fund të 2012-ës, dhe është planifikuar të shkojë në 898 miliardë lekë në fund të 2013-ës. Pra, ka një rritje prej 50% në vlerë nominale qysh nga ikja e FMN-së. Ndërsa në vlerë realtive, borxhi është rritur nga 58.2% e PBB-së, në 63.8% të saj.
Dhe problemi është se borxhet e reja që janë marrë qysh prej ikjes së FMN-së nuk kanë shkuar për investime në rrugë, shkolla, kopshte e spitale, siç pretendon Berisha – ato kanë shkuar kryesisht për të paguar interesat e borxheve të mëparshme. Sipas buxheteve të publikuar nga Ministria e Financave, rezulton se këtë vit, 49 miliardë lekë borxh i ri që do të shtohet do të shkojë për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxhit të vjetër. Vjet, 55 miliardë borxh i ri që u shtua shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxheve të vjetra. E kështu me rradhë...
Por 50 miliardë lekë nuk janë thjesht karamele. Me to mund të mbulohen më shumë se gjysma e të gjithë pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, ose treçereku i të gjitha investimeve të shtetit shqiptar për këtë vit.
Dhe me një kthim hipotetik të FMN-së në Shqipëri, kjo kosto e lartë e interesave të borxheve të vjetra mund të ulet. Aktualisht, interesi mesatar i borxhit publik është rreth 6% në vit. Por FMN-ja mund të ndihmojë në ristrukturimin e këtij borxhi (me ndihmën edhe të Bankës Botërore), në mënyrë që të rritet pesha specifike e kredive afatgjata me interesa të buta (nënkupto të ulta).
Dhe kjo ndihmë, siç e theksova më sipër, nuk mund të vijë pa një kosto – në shkëmbim të granteve dhe kredive të buta, FMN-ja (dhe për rrjedhojë edhe Banka Botërore) do të kërkojë zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike nga shteti shqiptar.
Në qoftë se Berisha vazhdon të qeverisë pas 23 qershorit, mendja ta do se ai nuk do ta mirëpresë një rikthim të FMN-së në rolin e frerit fiskal në gojën e tij.
Po Edi Rama a do ta mirëpresë atë?
Në programin e PS-së ka premtime për ulje taksash në segmente të ndryshme të popullsisë e biznesit, për subvencione në sektorë të ndryshëm te ekonomise e për rritje të shpenzimeve publike në arsim e shëndetësi, të cilat do të mbulohen, gjithnjë sipas programit të PS-së, me rritjen e taksave për individët dhe bizneset me të ardhura të larta, me pakësimin e evazionit fiskal dhe me uljen e korrupsionit në dhënien e tenderave dhe koncensioneve. FMN-ja do të ishte më se e kënaqur ta ndihmonte qeverinë Rama për ristrukturimin e borxhit publik, nëse i realizon këto premtime. Por nëse jo, do t’i bënte një shtrëngim të frerit fiskal.
Dhe Edi Rama ende nuk ka deklaruar prerazi nëse do ta pranojë frerin e FMN-së, kur të bëhet kryeministër...
Comments
Dhe Edi Rama ende nuk ka

Dhe Edi Rama ende nuk ka deklaruar prerazi nëse do ta pranojë frerin e FMN-së, kur të bëhet kryeministër...

Zaloshnja prit te behet njehere, mos u trego kaq i paduruar :)

Po e nxjerr FMN-ne sikur jep

Po e nxjerr FMN-ne sikur jep leke falas... Na thuaj ndonje fjale per kostot e ketyre "ndihmave" te FMN-se. Na jep nje krahasim midis borxhit qe Sala ka marre ne keto 8 vite dhe kostos se ndihmave qe d ote kishte marre nga FMN. Dhe gabohesh per 1996, nuk eshte e sakte ajo qe thua...ke edhe nje pjese ne fillim 1997 qe qartasi nuk paske informacion. Informohu me mire per te tilla tema, mos be si Edi Rama qe nuk pyet per asgje. Ti ne fund te fundit nuk je ne gare per kryeminister...

ore sherbetor i saliut, dihet

ore sherbetor i saliut, dihet kostoja e ndihmave te fmn-se per berishen. fmn-ja nuk do ta linte saliun ta perdorte thesarin e shtetit si prone te ram e sheqere berishes. fmn-ja jep grante falas dhe kredi te buta, qe kane interesa shume me te ulta se kredite komerciale qe ka marre sali ram sheqere berisha...

ore ti qe ben si gje e zgjuar

ore ti qe ben si gje e zgjuar (qe me paske nuhatur trapin), FMN nuk jep lek falas. Eshte e qarte qe Saliut i bie me mire me bankat private se sa me FMN. Por Zaloshnja nuk e thote gjekundi qe FMN nuk eshte falas. Ai le te nenkuptohet qe FMN ndihmon per qejf, keshtu falas, dhe ne fakt ndonje trap si ti edhe e ha. Une i kerkova te sqaronte pak qe edhe FMN ka kosto, dhe kjo s'do te thote detyrimisht qe Berisha ka te drejte apo une po mbrroj Berishen. Ok nuhatesi?

Sa per FMN, Zaloshnja nuk jep me saktesi marredheniet e qeverise se PD-se ne vitet 1992-1997 me FMN. Pse-ne ta thote Zaloshnja, dhe atij po ia kerkoja. Ok nuhatesi?

ok, s'qenke altin goxhaj,

ok, s'qenke altin goxhaj, qenke artan "notar" hoxha... or trap, mos bej sikur s'e di qe fmn-ja jep grante dhe kredi te buta per vende anetare me veshtiresi buxhetore qe pranojne kushtet e saj per mbajtjen e buxhetit ne binare. dhe kostoja e ndihmes se fmn-se eshte shume me e ulet se "ndihma" qe te japin bankat komerciale, kur te japin borxh.

po ky budallalleku per vitin 1997 c'eshte? dihet qe kriza atehere filloi pasi fmn-ja dhe banka boterore kerkuan publikisht qe te mbylleshin skemat piramidale qe i mbronte berisha.

edhe pse te perdori berisha o "notar", kur te kandidoi per president, ti vazhdon ti sherbesh si qen besnik....

as notari nuk jam or trap!

as notari nuk jam or trap! dhe pa ma shpjego pak kete dijen publike mbi krizen e fajdeve dhe deklaratat e FMN-se dhe BB? Po te kesh edhe ndonje detaj me bindes pervecse thashethemeve s'do te ishte keq.

ok, s'qenke as Artan "Notar"

ok, s'qenke as Artan "Notar" Hoxha... ndoshta je Robert [deleted]

po ti lere kush jam une se

po ti lere kush jam une se eshte muhabet pa vlere ky. Ti me jep ndonje nga ato materialet publike qe the. Po te jesh i kujdesshem do te kujtoheshe qe po ne ResPublica, Mustafa Nano ka publikuar disa materiale te tilla...

Shkrim i mire nga ,Eduard

Shkrim i mire nga ,Eduard Zaloshnja.Analizon gjendjen ekonomike te ,Shqiperise dhe borgjin e saje nga ,Fondi Monetare Nderkomtare ku eshte shume i madhe ky borgje dhe qeveria nuk po bene asegje per ta permisuare dhe nuk ka Inevistime ne ,Rruge ,Shkolla ne Shendesi dhe gjera te tjera.

Eduardi, :) po ngre nje

Eduardi, :) po ngre nje pikepyetje te madhe!?
Edi Rama nuk ka nevoje per FMN, ka keshilltare dhe biznese mjaftueshem per te permbushur fantazite e tij!

Add new comment