BE është e paqartë se çfarë duhet bërë në Shqipëri

Postuar në 04 Qershor, 2019 11:20

Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Alberto Cutilio, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se Bashkimi Europian është në dilemë për atë që duhet bërë në Shqipëri me krizën e tanishme politike. 

Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen, çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një akordi, a një marrëveshjeje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa”, por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t’i bëj

tha ai.

Nëse këto pasqyrojnë mendimin e përgjithshëm në Bruksel, atëherë do të thotë se faktorët e huaj që aktualisht mbështesin pa rezerva qeverinë shqiptare, po shohin disa mundësi. 

Të paqartë e ka paraqitur ai situatën edhe për çeljen e negociatave që u rekomandua nga Komisioni Europian, për shkak të qëndrimeve të disa vendeve, por edhe faktit se dosja është voluminoze dhe ka patur pak kohë për ta shqyrtuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E keni përkthyer gabim.
Shprehja “një varr më të keq se gropa” nuk ekziston fare në italisht.
Mos ka qenë ajo shprehja veneciane “Xe pèso el tacòn del buso”, në italisht “peggio la pezza del buco” ose “la topa sarebbe peggio del buco” dmth më keq arna/mballoma sesa vrima”!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.