Gojëqenefët e Sali Berishës

Postuar në 24 Mars, 2013 05:37
Bledar H. Prifti

Kryeredaktori i gazetës Panorama, dhe ish-kandidati për president i Sali Berishës, dhe i përfoluri për lidhje të hershme me sigurimin e shtetit, pronari Artan Hoxha, lëshuan para disa ditësh një lumë akuzash kundrejt gazetës Dita. Si kontributor i gazetës Dita, unë e ndjej si detyrim moral dhe profesional që t’i jap përgjigjen time të lartpërmendurve. Një sërë pyetjesh më vijnë ndërmend: Përse po sulmohet kaq haptazi dhe ndyrazi gazeta Dita? Cilat janë arsyet reale pas këtyre sulmeve? Çfarë duhet të kuptojnë lexuesit nga këto sulme?

Së pari duhet theksuar fakti se gazeta Dita, në një kohë shumë të shkurtër (prej afro katër muajsh) është bërë gazeta e dytë më e madhe në vend dhe gazeta print më goditëse në opozitën reale, të përditshme, me pushtetin Berisha-Meta. Kjo gazetë është kthyer sot në një ushqim shpirtëror për shumicën e shqiptarëve që ndihen me shumë të drejtë të persekutuar nga një pushtet pedofil e barbar si pushteti Berisha-Meta.

Si e tillë, Dita do konsiderohej padyshim nga pushteti si gazetë armike dhe (jam i sigurt për këtë) është piketuar nga pushteti si viktima e radhës. Unë e kam bindje se kemi të bëjmë tashmë me një strategji të mirëdetajuar të pushtetit për të sulmuar, çensuruar apo edhe mbyllur mediat e pavarura dhe opozitare. Prononcimet “me kode” të Berishës, ministrit Noka e tani së fundmi të paneleve të TV Klanit kundër Ditës vijnë jo rastësisht njëherazi me sulmet e pushtetit kundër televizionit popullor Top Channel.

Në këtë lojë të fëlliqur, dy personat që përmenda në krye, në panelin e TV Klanit janë thjesht dy dordoleca në rreshtin e mjeranëve berishistë që tentojnë të trembin dhe të intimidojnë median e lirë dhe popullin e thjeshtë. Sa më fatkeqë janë shqiptarët, aq më fatlumë ndihen këta shërbëtorë. Për Sali Berishën, të sipërpërmëndurit dhe disa të tjerë si ata përdoren rregullisht për të manipuluar dhe kërcënuar popullin sa herë që u rrezikohet pushteti. Populli e ka vënë re që këta soje hidhen në veprim në shërbim të propagandës së pushtetit vrasës sapo ky pushteti bën një krim apo ndihet i rrezikuar dhe i dobësuar.

Është e patolerueshme ajo që ndodhi në panelin e TV Klan. Nuk ka ndodhur as në raste ekstreme me media që i shërbejnë qeverisë në mënyrën më të ndyrë të dukshme. E kuptoj që ai kryeredaktori që sipërcituam, nga ana profesionale mund të jetë nën presion nga popullariteti i menjëhershëm i gazetës Dita dhe në këto kushte ndihet një dështak mjeran në ambjentin e tij. Por kjo eshte hicmosgjë para gadishmërisë për ta shpërdorur veten si një dordolec në prehrin e pushtetit pedofil Berisha-Meta. Nga ana tjetër, Hoxha është më i drejtpërdrejt në qëndrimet e tij. Ai është qeni i rrahur i Sali Berishës dhe nuk e ka problem ta mbrojë Berishën edhe atherë kur ky i fundit është i pambrojtshëm. Në plan të parë, duket se efekti i dosjeve të sigurimit të shtetit ka një impakt të jashtëzakonshën mbi mëndjet e njerëzve-kandidatë, dhe Sali Berisha e di këtë gjë më mirë se kushdo tjetër. Problemi kryesor me Hoxhën është se duke gënjyer vetveten, ai mendon se ka gënjyer edhe shqiptarët. Hoxha gjithashtu mendon se duke qënë vetë i tredhur nga Berisha, edhe të tjerët do të jenë të tredhur si ai.

Në Shqipëri kanë mbetur pak media dhe gazetarë të patredhur nga pushteti, por ato janë mjaftueshëm për t;u thënë këtyre dy tipave të panelit të TV Klan dhe të tjerëve si ata që janë duke bërë stazhin në qenefin e Sali Berishës: Dhe kush futet për stazh në qenefin e Sali Berishës del prej andej gojë-qenef, ashtu sic e ka thënë më mirë edhe vetë ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike. /DITA/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

I nderti zotni Mustafa Nano,

Ashtu si me te drejte nuk publikohen ne kete gazete komentet me fjale te pista te panjerzishme, po ashtu per shume arsye nuk duhet te publikohen shkrime me tituj te tille me fjale te panjerzishme.

Submitted by Bard (not verified) on

Te nderuar autore te Respublicas, ju lutem mos perdorni fjale fyese dhe denigruese ndaj (DELETED) Qeveri, dishepujve te Gomorres , kermijve e zvarranikeve te tjere  te statuskuose, perndryshe ne si lexues te rregullt do te jemi te detyruar t'ju censurojme opinionet qe kapercejne kufijte e etikes gazetareske. Ju falemiderit per mirekuptimin!

Submitted by Mr. Green (not verified) on

Ça turpi, ça turpi! Nuk e di ça ka ndodhur por siç ky artikulli më lart është një paçavure, një paçavure duhet edhe të ketë ndodhur.

Një "gazetar" paçavure, zemërak, injorant, i paetikë duhet të jetë edhe ky që ka shkruar këtë. Mbase edhe ata që flasin me dy standarde.

Submitted by KUNDRAGAZ (not verified) on

Qenef per qenef shkoi kjo pune.

Cfare ndryshimi ka midis 55 se fahri balliut, gazetes TEMA dhe Gazetes DITA? Si hale stacioni treni jane , rresht. Ne kabine e pare bubullon Fahriu, ne te dyten permjerr Mero, ne te treten filani e keshtu me rradhe. Mos e ki hic merak se na vjen ne koncert aroma juaj, nga e majta ne te djathte

Submitted by RP (not verified) on

çfare eshte qenefi ne shqip?O Bledi,po eshte normale qe nje tip i nje gazete konkurrente,kur gjen rastin hedh mjegull ne çerdhen e konkurrentit.i kandiodati per president eshte per estrade,se e shkarkuan ne makine,pa u bere dhenderr akoma,hahhahahhaahahahha,ai u mpreh per"nuse",por"nusen"e kishte marre per kontroll teknik Arvizu.Por nuk quhet i tredhur,quhet zar me brire,ndaj ate tredhjen e ke shume gabim.Hahhahahhahahhahaha!Akoma merreni me ate tipin ju?Ai eshte si facoleta,njeperdorimshe.Ka nje efekt te kundert sharja,njereziot behen kurioze dhe fillojne qe te kerkojne Dita,prandaj mund edhe te falenderohen zoterinjte,biles do dhene bakshish Fevzos qe ta shaje Dita-n jave per jave.E ben Fevzo e ben,se vdes per bakshish.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.