Deputeti Xhepa: greva është ok, sindikatat po e përdorin
Ka bërë përshtypje gjithë këto kohë heshtja e politikës lidhur me grevën e minatorëve. Opozita ka folur pas javësh të tëra proteste, e pas ditësh të tëra greve urie, me gojën e deputetit të zonës Qemal Minxhozi e me zërin e Arben Ahmetajt. Maxhoranca nuk e ka parë të udhës për të bërë publik qëndrimin e saj. Kanë folur ministria e struktura të tjera qeveritare, por qëndrimi politik i maxhorancës nuk njihej. Sot është bërë i gjallë deputeti demokrat i Dibrës Selami Xhepa, i cili fillimisht bën një qortim të lehtë me spond për Minstrinë e Ekonomisë, duke thënë se “detyrimet kontraktore në termat e investimeve nga ana e firmës nuk janë realizuar në mënyrë sistematike”, dhe se “është rasti që Ministria e Ekonomisë të shqyrtojë në mënyrë shumë serioze të gjitha kontratat e dhëna për shfrytëzimin e minierave, ku kontrata e Bulqizës të jetë kontrata pioniere që të përdoret si shembull edhe për të tjerat”. Bën dhe një kritikë të plotë, por me tone të zgjedhura mirë, në adresë të kompanisë ACR, duke thënë se “po bëhen gati dy muaj që është ndërprerë puna, që i gjithë qyteti është në një gjendje pasigurie, dhe që kompania ka në dorë të gjitha kërkesat specifike të punëtorisë, dhe akoma ata nuk u kanë paraqitur punëtorëve, qytetit dhe institucioneve publike, një program pune të plotë, të detajuar, me afate konkrete dhe të besueshëm në termat financiarë”. Në fund pickon fort drejtuesit e Sindikatës, të cilët e kanë mendjen tek protagonizmi, tek kamerat e tek konferencat për shtypin, e aspak tek të drejtat e atyre që janë ngujuar në thellësi të minierës.
Në thelb, Xhepa është përpjekur të përcjellë mesazhin, që greva është një gjë që kuptohet, por protagonizmi sindikal po e dëmton atë.
E.G.
Comments
Kush i ka perdorur ne te
Kush i ka perdorur ne te shkuaren sindikatat politikisht ka fituar.Dhe kur fiton e di fare mire qe po kete rruge mund ta ndjek edhe kundershtari,keshtuqe me mire t'i eliminojme ose minimizojme ato,per te qeverisur rehat,biles palle ariu,se po fle dhe opozita (ju lutem mos beni zhurme,qetesi)...Na jane paralizuar nervat anti pushtet edhe kur na shkel pushti.Mos jemi gje te pavaksinuar?!
Add new comment