Dashnor i fjalës së lirë apo i dashuruar me fjalën e lirë?

Kryeministri Sali Berisha! Dashnor i fjalës së lirë! Mallëngjyese apo jo? Mund të prekesh, të magjepsesh, bile mund të biesh edhe në dashuri me shprehjen “dashnor i fjalës së lirë”. Por e thënë nga Berisha, ka diçka sugjestionuese kjo shprehje, diçka që nuk më lejon t’i bëj një “like” dhe të kaloj tek shprehja tjetërxhevahire e radhës, diçka që nuk më lejon thjesht të flirtoj me të, por më nxit të zhytem në detin e thellë të metaforës së dashurisë. Aty ku, përveç dashnorëve karizmatikë të fjalës së lirë, notojnë edhe flirtues, edhe tundues, edhe të dashuruar, edhe përdhunues të saj...E tillë është fjala e lirë. I lejon të gjithë ta rrokin atë. Në mënyrën e tyre!
A është Berisha dashnor i fjalës së lirë? Pse Berisha përdori fjalën “dashnor” për të cilësuar raportin e tij me fjalën e lirë? Pse “dashnor i fjalës së lirë” dhe jo “i dashuruar me fjalën e lirë”? Berisha është njohës i mirë i nuancave semantike të fjalës dhe sidomos i efekteve që synon të arrijë nëpërmjet fjalës. Siç e ka thënë dhe vetë, mund të kishte qenë edhe poet...Dhe ja që poeti i fjetur brenda qënies së tij, në harmoni me politikanin, vendosi për “dashnor” dhe jo “i dashuruar me fjalën e lirë”. Dhe jo rastësisht. Berisha e njeh mirë veten dhe atë burrin malësor që i rri përherë zgjuar brenda vetes. Berisha e njeh fort mirë atë hiperaktivitetin që shprehfjala “dashnor”, të cilin nuk e gjen tek “i dashuruari”? Thua të mos e dijë Berisha se, tek “dashnori”, mungon ai reciprociteti që duhej të ekzistonte tek raporti midis dy të dashuruarve? S’e besoj! Kush më mirë se Berisha e di se tek dashnori i fjalës së lirë fle(t) ai burri i shtetit që e ka bërë zap fjalën e lirë, që nuk e lë aspak të lirë dhe që nuk i intereson aspak të dijë se çfarë mendon fjala e lirë për të? S’e besoj që Berisha nuk e ditka se ka diçka prej pronari tek dashnori i fjalës së lirë (kujtoni që gjenitivi shpreh pronësi), i cili mendon se me fjalën e lirë mund të bëjë çfarë i don qejfi: ta përdorë për të flirtuar me kundërshtarët e rivalit dhe njëkohësisht për ta përdhunuar psikologjikisht kundërshtarin me gjithë familje.Besoj se Berisha e njeh forcën prej hamshori zaptues që zien tek dashnori i fjalës së lirë, energji të cilën nuk e gjen tek i dashuruari pas fjalës së lirë. Sepse kush dashuron fjalën e lirë, dashuron pa e zotëruar atë kurrë plotësisht.Bile unë besoj se askush më mirë se Berisha s’e di që tek dashnori i fjalës së lirë ka diçka prej kalorësi të stërvitur që në fëmijëri,i cili,pasi e ka lodhur e zbutur fjalën e lirë, i ka asaj dhe e nget dhunshëm nga t’i dojë kokrra e qejfit. Jo vetëm kaq, por unë besoj Berisha e di se tek dashnori i fjalës së lirë ka edhe diçka prej atij dashnorit të skenave filmike klishè, ku aktori e përkëdhel, e puth egërsisht dhe e rreh të dashurën e më pas, si një dashnor i vërtetë, e hedh në krevat dhe i hidhet edhe vetë përsipër. Dhe së fundi, besoj se Berisha e di krejt mirë se ka edhe diçka prej përdhunuesi tek dashnori i fjalës së lirë, i cili beson se tek dhimbja qëndron kënaqësia e vërtetë.
Në këtë kuptim Berisha është më i sinqertë se asnjëherë kur vetëquhet si dashnor i mediave dhe i fjalës së lirë. Por nuk është i vetmi dashnor i fjalës së lirë në këtë vend!Teatri i politikës shqiptare është mbushur me dashnorë mediash, me dashnorë të fjalës së lirë, me flirtues, me tundues e përdhunues të fjalës së lirë, të cilën fjalën e lirë e konsiderojnë si e drejta për të shpërndarë,pa u ndëshkuar, në hapsirë budallallëqe dhe ligësi. Ka kohë që spektatorët e këtij teatri, pra ne, presim që në skenë të ngjiten të dashuruarit me fjalën e lirë. Por druaj se nuk kemi pse ta presim nga politika të dashuruarin me fjalën e lirë. Nuk është politika shtrati ku lindin dhe rriten të dashuruarit me fjalën e lirë! Adrenalina e pushtetit nuk lë vend për adrenalinën e dashurisë me fjalën e lirë. Pushteti (ai politiknë fakt) i takon atij që e zotëron (në kuptimin e zaptimit) fjalën dhe kanalet e saj të komunikimit. Pushtetin mund ta gëzojnë vetëm dashnorët e fjalës së lirë. Prandaj le t’i lëmë dashnorët, flirtuesit, tunduesit, përdhunuesit e fjalës së lirë në krahët e adrenalinës së pushtetit, dhe të shijojmëqetësisht kënaqësinë e asaj fjalës së lirë që na ndihmon ta takojmë e ta rrokim Tjetrin që mendon ndryshe. Pa e pushtuar atë asnjëherë!
Comments
dashnor i vjedhjes dhe i

dashnor i vjedhjes dhe i vrasjes per pushtet eshte saliu.fjalen e lire e perdor sa here i intereson..

metafora qendron! me pelqen!

metafora qendron! me pelqen!

dashnor a pa dashnor e

dashnor a pa dashnor e verteta eshte se njerzit jo vetem kane folur e flasin cfare te duan, por edhe kane vjellur cfare kane dashur, deri ne neveri.

Me te drejte shume njerez me mend e ngrene ndryshe problemin, cfare do behet me kete zell te tepruar er te nxjerre zorret e barkut e per te vjelle te gjitha vreret e mbajtura per pesedhjete vjet!

me duket nje eksperiment

me duket nje eksperiment shume interesant kjo qe po ben z.bakalli me artikjut e tij te fundit. te merresh me nenvetedijen e pushtetareve (fjalite qe u shkasin, barqet e leshuara, armatosja e politikaneve) dhe ta nxjerresh ate ne pah permes disa rreshtash ku perzihen mjeshterisht humori me seriozitetin perben nje talent te vecante. nuk di si ta quaj kete menyre te te shkruari, sepse eshte krejt e ndrsyhme nga to analizat qe bejene pergjithesisht gazetaret shqipatre.

Gilman, ......e ke qendisur!

Gilman, ......e ke qendisur!

censuruar

censuruar

do ishte me interes te

do ishte me interes te percaktoheshin se kush jane flirtuesit, tunduesit dhe perdhunuesit e retorikes politike shqiptare...nje artikull shume i frytshem ky! Bravo!

ironi e mrekullueshme!perle

ironi e mrekullueshme!perle kjo e kaloresit te stervitur ne femijeri me kuaj...perle!

Add new comment