Vullneti politik i Ramës dhe ndryshimi i sistemit

Kur Edi Rama është pyetur se si do të pakësohet korrupsioni kur ai të jetë kryeministër, përgjigjia ka qenë mbresëlënëse. “Edhe një danez të sjellësh në një post të rëndësishëm në Shqipëri, do të korruptohet, sepse është vetë sistemi që të korrupton – prandaj, do ndryshuar sistemi, jo thjesht njerzit,” është përgjigjur në më shumë se një rast ai.
Në fakt, lufta kundër korrupsionit është thelbësorë për realizimin e programit ramist të “Rilindjes”, sepse në të gjithë komponentët e tij presupozohen shtim fondesh buxhetore, që sipas shpiegimeve të Ramës & co., do të sigurohen nga pakësimi i korrupsionit në mbledhjen dhe shpenzimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit. Por, fatkeqsisht, në program nuk jepen detaje rreth reformimit të SISTEMIT.
Në fakt, për një periudhë afatshkurtër, mund të mjaftojë edhe vetëm vullneti i politik i Ramës kryeministër, që korrupsioni të pakësohet dhe disa nga premtimet e programit të “Rilindjes” të realizohen – siç ndodhi, për shembull, me kthimin në identitet të Parkut Rinia e të lumit Lana, si dhe me rinovimin e fasdadave të pallateve, pas ardhjes së Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Por që ndryshimet të jenë afatgjata, duhet që të kemi edhe ndryshime sistemike, që fillojnë me ndryshimin e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor.
Këto ndryshime nuk janë përmendur në programin rilindës të PS-së, por janë përmendur në programet e dy partive të reja që, pas 23 qershorit, mund të bashkëqeverisin me të –AK dhe FRD. Këto ndryshime prekin Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për të cilat, të mos harrojmë, Rama ka pranuar publikisht se janë ndryshuar me nxitim në vitin 2008...
Për shembull, FRD-ja ka propozuar që Presidenti i Republikës të zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli. Aktualisht, presidenti është një kukull e kryeministrit, i cili emëron kryeprokurorin dhe anëtarët e gjykatave. Por korrupsioni ndëshkohet pikërisht nga prokuroria dhe gjykatat. Një president i zgjedhur nga populli mund të jetë aq i pavarur sa të emërojë kryeprokuror e gjykatës që mund të dënojnë edhe kryeministrin vetë, në qoftë se bën korrupsion – siç ndodhi në Kroaci, për shembull.
AK-ja ka propozuar që asnjë zyrtar i zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e deri te kryekomunari më i fundit të mos lejohet të qeverisë për më shumë se dy mandate. Dhe përvoja ka treguar se sa më shumë të njëjtët njerëz të mbajnë mandatet e tyre, aq më shumë ka lulëzuar korrupsioni nën hyqmin e tyre...
FRD-ja ka propozuar që Kuvendi i Shqipërisë të ketë 100 deputetë dhe që numri i mandateve të partive të vogla të mos varet nga qënia në koalicion me partitë e mëdha (aktualisht një parti e vogël, po të jetë në koalicion parazgjedhor me një parti të madhe, mund të marrë mandat me gjysmën e votave që i duhen duke garuar më vete). Dhe përvoja e Kodit Zgjedhor aktual ka treguar se partitë e mëdha kanë mbledhur rreth tyre gjithfarë partish të vogla, thjesht se u duhen që të maksimalizojnë votën. Për t’i shpërblyer pastaj me poste ministrash e zëvendësministrash që shërbejnë për të futur në punë militantë e për të shpërblyer biznesmenë kontribues. Një sistem zgjedhor me 100 mandate, ku çdo parti garon më vete (jo në koalicion), do t’i eliminonte shumë nga këto gëmusha të korrupsionit në qeveritë e ardhshme.
Ak-ja ka shkuar edhe më larg në drejtim të reformimit të sistemit. Ajo ka propozuar që ministrat të mos jenë deputetë. Sepse një ministër-deputet nuk e ka kollaj ta shkarkojë kryeministri, kur dyshohet për korrupsion apo demonstron paaftësi – balanca e numrave në Kuvend mund të jetë e tillë që vota e ministrit-deputet të jetë vendimtare për kryeministrin.
Këta janë disa nga shembujt më pikantë ndër propozimet e AK-së dhe FRD-së, të cilat ta do mendja që do të diskutohen me PS-në, në qoftë se puna do ta sjellë pas 23 qershorit që votat e tyre në Kuvend të jenë përcaktuese për krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Rama. Dhe mbetet të shihet nëse Rama do t’i pranojë këto propozime dhe nëse do të përdorë vullnetin e tij politik për t’i materializuar ato.
Xhorxh Ushingtoni nuk mbahet mend për ndonjë “Park Rinia” apo “Lanë”, si ato që rinovoi Edi Rama. Uashingtoni, përveç të qënit udhëheqës i luftës për pavarësi, mbahet mend se krijoi precedentin e moskandidimit për herë të tretë për president të SHBA-së (kur e kishte 100% të sigurtë fitoren), duke thënë fjalët monumentale: “Unë nuk luftova kundër një mbreti, për t’u bërë mbret vetë!”
Comments
+1000 Zaloshnje! Me ne fund

+1000 Zaloshnje!

Me ne fund po flet per ato qe duhet folur. Per aq kohe sa Rama nuk premton keto, por premton se ai me pushtet te palimituar do zgjidhe hallet e vendit eshte komplet i pabesueshem per te ardhur ne pushtet.

"Corruptissima republica,

"Corruptissima republica, plurimae leges"-Ne nje shtet te korruptuar te shumta jane ligjet - do te verente Taçito ne Romen antike. Rreth 2000 vjet me vone kur çdo gje ka evoluar ne kete bote gjendemi para nje realiteti deshperues korruptues qe ka mberthyer jo vetem republikat e bananeve(si Shqiperia) por edhe ato te "fiqve te detit" si Italia apo Greqia. Nese ne Itali shperthen nje revolucion civil i cili tremb gjithe klasen politike apo ne Greqi degjojme qe gjykata denon me burgim te perjetshem nje ish kryetar bashkie per pervetesim fondesh, ne Shqiperi kryeministri ...... ta leme fare kete muhabet se nuk na kupton njeri ne bote.

Qe te kthehemi te dilema Migjeniane e mjerimit te shtetit ligjor na duhet te pranojme qe ka per te qene nje kafshate e veshtire per t'u kaperdire. Ne konceptin tim nuk behet fjale per vullnetin e Rames por per fatin e ketij kombi qe kryeministri i ardhshem te koaguloje rreth vetes nje klase dirigjente te paparlyer me interesa apo pislleqe financiare. Nje sfide tmerresisht e veshtire por qe jemi te detyruar ta provojme.

KENI PARE NE PLATFORMEN E FRD

KENI PARE NE PLATFORMEN E FRD NDONJE PROPOZIM PER EKONOMINE, ARSIMIN, E ME THE TE THASHE?ASNJE VETEM PREMTIME NE LIDHJE ME LEGJISLATIVIN, PUSHTETET DHE CA RREGULLIME TE TJERA EKSTRALIGJRE.

CFARE DO TE NDODHE NESE FRD NXJERR INICIATIVA EKONOMIKE, PER SHENDETESINE, ARSIMIN E TE TJERA?(JO SE NUK FLASIN PER TO, POR NUK KANE ASNJE PLATFORME KONKRETE)

DO TE THOTE QE NUK BASHKEPUNON DOT ME PS PAS ZGJEDHJEVE.

NESE E VINI RE, PS NUK KA PARAQITUR ASNJE LEVIZJE KONKRETE NE PROGRAM PER CESHTJET ADMINISTRATIVE DHE LEGJISLATIVE.

FRD KA BERE KETO POR JO NDONJE NGA ATO QE KA BERE PS

AJO QE UNE KUPTOJ ESHTE NJE KUJDESI JASHEZAKONSHEM I PARTIVE PER TE KRIJUAR KUSHTET E NJE BASHKEQEVERISJE E NGRITUR MBI PLATFORMA QE NUK PRITEN ME NJERA TJETREN.

PAVARSISHT KESAJ UNE MENDOJ QE SHQIPERISE I DUHET NJE QEVERI STABILE DHE NDERTUAR NGA NJE FORCE E VETME POLITIKE

Agono, nuk shkruhen komentet

Agono, nuk shkruhen komentet me germa kapitale sepse e ben leximin e tyre jo te rehatshem.
Mos u sill si fillestar.

P.S. Sa per analizen nga ana tjeter, ke te drejte. Mesiguri qe si AK, FRD, dhe PS kan plan te formojne koalicion paszgjedhor (shpresoj LSI-ja tmos jet pjes e qeverise). Koalicioni parazgjedhor do te demtonte rende AK-n dhe FRD-n, prandaj nuk behet. Sa per ate qe vendit i duhet qeverisje nga nje parti e vetme, mendoj se e ke gabim. Duhet nje far "check and balance". Plus qe Rama ka shume tipare autoritariste, imagjino mos t'ket nevoje te boj kompromise. Nuk na duhet nje Berishe i dyte.

Reforma me e mire ekonomike

Reforma me e mire ekonomike qe mund te behet eshte reforma institucionale.

Nje vend qe perqendron tere pushtetin politik ne pak duar, perfundon duke perqendruar edhe pushtetin ekonomik ne ato duar. Mbase kete duhet ta bejne me te qarte neper emisione e programe keta politikan. Por eshte e vertetuar nga studiues shume te njohur te ekonomise, qe historikisht keshtu ka ndodhur.

Me pak fjale, c'rendesi ka sistemi i taksave ne nje vend ku Xeni sot apo Xeni i ardhshem merr leje te bej c'te doje apo cdo biznes duhet te kaloj nga Argita. Niveli prej 10% apo 15% i takses eshte irrelevante ne nje situate te tille.

Po u reformua sistemi politik do kete te ardhura me te medha per te ndertuar me shume shkolla, rruge etj.

Nuk te doli hesapi mbas 23

Nuk te doli hesapi mbas 23 qershorit me majt rradhen per kritikat? Apo ja ke lene te tjerve.

Z.Zaloshnja shume mire e

Z.Zaloshnja shume mire e sakte keni kapur ca maja te vecanta premtimesh te pretendenteve te rinj ne politike !

Prite kur keto premtime deri me 23 Qershor t'i bejne dhe te medhenjte ( si 'hajdut' qe jane ). Po pastaj ja hodhem ?!

Apo hajde se te gjithe ne te njejtin trap kemi hipur ?!

Rama do te fitoje e do te ndyshoje disa gjera pasi nuk po ma ndjen hunda se 'po lufton nje mbret per tu bere mbret' por per tu bere kryeminister, dhe kryeminister i mire ne eksperiencen e disa shteteve europiane se kryebashkiaket e suksesshem behen kryeministra te mire !

Kujt nuk i pelqen mendimi im te mos me curret me lehje, por qetesuesit t'i pije me grushte e jo njenganje.

Add new comment