Dështoi por nuk heq dorë

Postuar në 06 Maj, 2019 14:28

Federica Mogherini do të vazhdojë të jetë ndërmjetësja kryesore në dialogun Serbi – Kosovë, ndonëse Bashkimi Europian mirëpret ndihmën e palëve të tjera.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç, deklaroi për gazetën serbe “Vecernje Novosti” se “çdo angazhim që lehtëson dialogun, përfshirë një takim të ri, është i mirëpritur. Zonja Mogherini po kryen detyrën e saj”.

Gazeta shkruan se pikëpyetja mbi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Sigurinë dhe Fqinjësinë, është vënë qëkurse në media kanë dalë lajme se Gjermania dhe Franca duan të kenë një rol aktiv në procesin e negociimit mes Serbisë dhe Kosovës.

Kocijancic ka sjellë në vëmendje takimin e Tiranës në kuadër të samitit Brdo-Brijuni ku Mogherini mund të rimarrë një iniciativë për rivendosjen e dialogut. Por ajo ka ritheksuar nevojën që qeveria e Kosovës duhet të heqë tarifën 100% për mallrat serbe, një qëndrim ky joproduktiv deri më tani dhe që e ka bllokuar procesin e dialogut. Tashmë është e qartë se presioni ndaj palës kosovare nuk prodhoi gjë dhe këmbëngulja e zonjës Mogherini vetëm sa konfirmon dështimin e saj në ndërmjetësimin e palëve, ndonëse alibia e kokfortësisë së Haradinajt sillet e risillet edhe nga Tirana zyrtare. Është po ashtu e qartë se zonja Mogherini ndihet disi e tradhëtuar nga z. Rama dhe z. Thaçi, të cilët i ka ndihmuar kaq herë me heshtjen e saj, ndërkohë që të dy këta dështuan të bindin kryeministrin kosovar për të hequr dorë nga tarifa.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Frederika Mogerini nuk deshtoi fare, sepse kjo eshte puna e saj, te vazhdoje te sjelle palet kundershtare ne nje pike takimi dhe akordimi per punen e Kosoves. Deri tani ka deshtuar ky akordim midis Prishtines dhe Beogradit dhe kjo eshte e demshme per te dyja palet. Ne fund te fundit Prishtines i duhet nje njohje nga Serbia dhe OKB-ja! ne te kundert ajo eshte me kembe ne ajer, sic i thone.

Submitted by Mogerini mund t... (not verified) on

Mogerini mund te kete te drejte si italiane qe eshte dhe nuk ia ndjen fare mbase, Per te nese dy palet ulen ne tavoline mbase i perkthehet ne ndonje shtese page, sukses politik apo ndonje gje tjeter. Por e verteta eshte shume me ndryshe. Edhe kaq sa kane bere drejtuesit kosovare kane bere shume me shume se sa duhet te benin. Ata fillimisht duhet te kerkojne nga nderkombetaret, (USA, Gjermani e france ) qe te ushtrojne presion mbi serbet qe te pranojne gjenocidin qe ushtruan mbi kosovaret. Te denojne dhjetra kriminele lufte qe sillen te lire neper beograd. Te denoje agresionin shteteror qe ushtruan mbi popullsine civile shqiptare. Te njohe demet ekonomike qe shkaktuan, mijera shtepi qe u dogjen e u shkrumbuan nga ushtria e rregullt serbe. Pastaj, vetem pastaj, mund tu kerkohet kosovareve te pranojne te ulen ne tavoline me agresoret e tyre. Mogerini mund te kerkoje tavoline bisedash, po kurrsesi ne nuk mund te jemi njesoj si ajo. Ne na takon te shikojme shpagimin, pastaj bisedat

Submitted by Anonymous (not verified) on

Besoj qe ti ke te drejte ne ato qe thua. Vetem se problemi eshte, qe ti i fole vetes! Keto qe the ti duhet te ishin bere prej kohesh pjese e programeve bisedimore midis kosovarve, serbeve dhe nderkombetarve. Mirpo nuk jane bere, ose jane bere pjeserisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.