Duhet pasur frikë apo shpresë nga cunami “Grillo”?

Postuar në 26 Shkurt, 2013 04:24
Mustafa Nano

Shtypi shqiptar ka dhënë informacion të paktë lidhur me zgjedhjet në Itali. Edhe kur ka informuar, ka qëlluar shpesh që ka dhënë lajme të paplota e të pasakta. Dhe kjo gjë është e pakuptueshme në rrethanat, që së pari këto janë zgjedhje në një vend fqinj me ne, ku çdo zhvillim provokon për shkaqe të kuptueshme një jehonë të menjëhershme në Shqipëri, dhe që së dyti këto zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës; pritet, më saktë urohet, që në Itali të vijë një mazhorancë e qartë dhe e qëndrueshme, e cila do të ketë për detyrë të bëjë reforma të shumta me synimin për t’mos e lënë ekonominë italiane të fundoset për fare, për ta bërë këtë ekonomi kompetitive në botën e sotme, për të zbutur papunësinë, për të ulur borxhin e hatashëm publik, për të ndërtuar një sistem fiskal eficient etj., etj. Nëse pas zgjedhjeve nuk del një mazhorancë e tillë, është vetë Italia që do t’i ketë punët pisk, e tok me Italinë e gjithë Europa. Kuptohet pse. Italia nuk është si Greqia, që mund të mbahet pa fund me serum parash nga Banka Qendrore Europiane. Italia është fuqia e tretë ekonomike e kontinentit, dhe nga momenti që ajo nuk ka shenja shërimi, sëmundja e saj përhapet në të gjithë Europën. Përveç kësaj, thellimi i krizës aty do të shoqërohet me sentimente të forta antieuropiane, gjë që nga ana e vet do pasohet me ndonjë vendim të mundshëm për të dalë nga BE-ja, e nga monedha euro. E kjo gjë do të minonte projektin politik të BE-së, që nuk mund të ekzistojë pa Italinë.

Të bën përshtypje në mënyrë të veçantë heshtja e mediave të Tiranës lidhur me cunamin “Grillo”. Janë të shumtë shqiptarët, të cilëve nuk u thotë gjë emri Beppe Grillo, ndonëse për këtë të fundit po flasin të gjitha gazetat e botës. Dje, në ditën e fundit të fushatës, ai ishte personazhi që pushtoi titujt apo faqet e para të televizioneve e gazetave CNN, BBC, “Financial Times”, “Wall Street Journal”, “The Economist”, “The Guardian” etj., dhe kështu pas shumë kohësh, media planetare ka në fokus një politikan italian që nuk quhet Silvio Berlusconi, gjë që me siguri ka sjellë xhelozinë e marazin e këtij të fundit.

Grillo është shfaqur si njeriu antiestablishment, dhe të gjithë kanë rënë dakord se ai është një denoncues fantastik i problemeve të realitetit italian, por puna është se pakkush e ka idenë se kush do të jetë ai në jetën “legale” politike, d.m.th. si pjesë e Parlamentit apo si pjesë e ndonjë mazhorance të mundshme qeverisëse. Njeriu që nga komedian u shndërrua në një personazh të bujshëm ka sjellë disa risi në jetën politike italiane. Ai ka themeluar të parën parti europiane që funksionon aty ku ka lindur, në internet. Nuk ka kjo parti anëtarësi, kuota anëtarësie, klube e lokale ku takohen simpatizantët, forume ku merren vendime etj., etj. Nuk ka pra asgjë tradicionale në të. Vendimet merren në web; aty votohet, aty zgjidhen kandidatët për deputetë e për senatorë, aty saktësohet qëndrimi i shumicës për një çështje të caktuar, aty jepen njoftimet mbi aktivitet politike elektorale dhe aty transmetohen lajmet mbi këto aktivitete. Shkurt, kjo lëvizje me emrin “Pesë yjet” është një eksperiment politik në botën moderne që, nëse del i suksesshëm, mund ta transformojë gjithë politikën.

Tetëqind mijë vetë ishin mbrëmë në sheshin “San Giovanni”, në Romë, në tubimin që mbyllte fushatën. Kaq njerëz ishin mbledhur në këtë shesh veç në raste spektaklesh dhe të gjithë kishin ardhur me orë të tëra përpara orës 21.00, kur pritej fjala e Grillo-s. Dhe Grillo bëri në këtë tubim atë që di të bëjë, foli pa letër, improvizoi, bëri denoncimet e njohura, por në stilin e tij komik dhe pa përsëritur veten, denoncoi partitë që financohen me paratë publike, denoncoi politikën e vjetër e të vjetruar, denoncoi rendin e organizimin e kushtueshëm institucional e shtetëror, denoncoi sindikatat, denoncoi drejtësinë, bankat, një numër biznesesh, sistemin arsimor, denoncoi korrupsionin etj., etj. Dhe deri këtu pra jemi ok.

Njëzet e ca për qind e italianëve (Lëvizja “Pesë Yjet” pritet të jetë partia e dytë, para partisë së Berlusconi-t) janë të sigurt se Grillo e të vetët do dinë edhe t’i kurojnë këto sëmundje, që kanë diagnostikuar. Mirëpo, një pjesë e mirë komentatorësh, shumica e mediave, dhe sidomos të huajt, janë plot dyshime. Recetat e Grillos – kështu thuhej në një gazetë të rëndësishme – “ose s’ekzistojnë, ose janë të thjeshtëzuara, ose janë utopike”, e nga ana tjetër, kandidatët për deputetë të kësaj lëvizjeje janë anonimë, me skedë krejt të bardhë, pa asnjë përvojë politike, qeverisëse apo parlamentare, dhe me “talentin” e vetëm për të fituar simpati në botën online të maskave. Dhe është pikërisht ky fakt që e ka bërë më së pari dukurinë “Grillo” një gjë të mistershme. Më tej, Grillo nuk është parë në asnjë rast në një studio televizive, përballë gazetarësh, apo përballë kolegësh. Ai rri në llogoren e vet, i ka refuzuar të gjitha ftesat për të marrë pjesë në debate të tilla, madje arriti deri atje sa të mos lejonte gazetarët italianë të filmonin e të ndiqnin tubimin final të fushatës në sheshin “San Giovanni” të Romës, për ta anuluar pak më pas vendimin nën presionin e shtypit.

Është e sigurt tanimë, se pas votimeve të nesërme e të pasnesërme (votimi mbyllet të hënën në orën 15.00), asnjëra prej partive apo koalicioneve nuk do të ketë shumicën, rrjedhimisht qeveria e ardhshme do të ngrihet mbi një mazhorancë të improvizuar. Por Grillo i ka mbyllur të gjitha dyert e bashkëpunimit me partitë tradicionale (dhe te kjo kategori, ai i fut pothuaj të gjithë), e me këtë nuk ka lënë asnjë shpresë për një bashkëpunim të tijin në funksion të krijimit të një mazhorance.

Kjo qasje “mesianike”, tok me qasjen “jo bashkëpunuese” (i ka dhënë munxët gjithçkaje që ka të bëjë me rendin aktual të gjërave), e bëjnë Grillon të frikshëm në rrethanat, kur ai do të jetë në qeveri, apo në rrethanat, kur do të lindë nevoja e krijimit të një qeverie. Të paktën, kjo është ajo që mendojnë një pjesë njerëzish. E për t’u konfirmuar apo përgënjeshtruar një ide e tillë nuk na duhet të presim shumë.

SHQIP

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Te denoncosh eshte gjeja me e lehte. E rendesishme eshte tu japesh zgjidhje problemeve.  Dhe ketu Grillo fshihet. Prandaj nuk merr pjese ne debate televizive dhe i shmanget intervistave. Levizja e Grillos ka nje te mire se ajo deshmon se njerezit jane te lodhur dhe te pakenaqur me kete politike qe po luhet ne Itali dhe Europe keto 25 vjetet e fundit. Edhe shperthimi i levizjes Siriza ne Greqi bazohet ne po keto pakenaqesi. Ky eshte nje termet per boten politike europiane e vetkenaqur, e matufepsur, dekadente, e nenshtruar ndaj shumekombesheve dhe financave nderkombetare etj. etj. Por njerezit do te zhgenjehen shpejt edhe nga Grillo ne rast se ai nuk do te propozoje zgjdhje, apo nuk do te marre persiper pergjegjesite qe i takojne pas fitores se tij ne zgjedhjet e te henes. Megjithate une mendoj se fitorja e Grillos eshte diçka shume pozitive, nisur edhe nga fakti i vetem se Europa politike dhe sidomos Bashkimi Europian ka nevoje per nje dush te mire. Ashtu siç eshte ndertuar ky Bashkim Europian ai nuk u sherben popujve te Europes. Ne saje te kesaj antipolitike vendet europiane jane zhytur ne borxhe marramendese, industria eshte transferuar ne vendet e treta, teknologjia po ashtu. Europes i kane ngelur vetem bursat dhe spekullimet financiare qe nje dite do te nxjerrin me "kepuce te kuqe", siç ndodhi me fajdet shqiptare. Fitorja e Grillos shpreh kete gjendje shpirterore te ialianeve ne veçanti, por edhe te francezeve, spanjolleve, grekeve, portugezeve etj. etj. Eshte diçka pozitive.

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Nje analist ose politikan i krahut te majte mbreme ne nje interviste tha se fitorja e Grillos na beri te kuptojme mbarimin e nje stine.Mbaroi stina e kastes,e privilegjeve dhe korrupsionit galopant.Grillo ka kerkuar xhveshjen e kastes nga privilegjet.Pergjysmimin e numurit te parlamentareve.Pergjysmimin e rrogave te parlamentareve.Keto ai ka per ti bere brenda gjashte muajve dhe pas gjashte muajsh del force e pare ne parlament.Me tej nuk i dihet.Nje gje eshte e sigurt Evropa ka frike nga nje reaksion zinxhir i nje levizjeje te tille.Frika eshte e kastave se popujt nuk kane se çfare te humbasin.

Submitted by Gingi (not verified) on

Katarakti, nuk eshte e vertete  qe programi i 5 yjeve nuk ofron zgjidhje. :)

Nano, Grillo nuk eshte komedian, komik po, por komik sui generis, gjithmone ka denoncuar .Duhet te kthehesh mbrapa gati 20 vjet per te gjetur nje spektakel te tij te transmetuar ne televizion.( Nese deshiron, mund t'ju dergoj  Beppe Grillo Show , 1993 rai uno).Grillo ka denoncuar  dhe ofruar alternativat, gjithmone.

5 Stelle eshte partia e pare ne Itali, jo e dyta. Nuk do marre pjese ne asnje koalicion, nuk mundet, nuk duhet.Partite tradizionale do  bejne marmellaten  hipokrite : te gjithe bashke per te shpetuar atdheun.  Nano, kapitalizmi, keshtu i konceptuar, njeriu skllav i parase, bankave, mallit, po vdes, eshte ne koma. Shenjat jane te njejta si vitet 80 ne Shqiperi ,vetem se dyqanet jane plot... Gjendja  ekonomike ne Itali eshte depresive, pa shprese.Dalja nga euro, rimarrja e sovranitetit monetar nuk eshte tabu'.Europa e popujve , jo europa e BCE, recetat e Grillos, nuk jane as utopike as inekzistente.Eksperimenti makaber qe po  ben " Europa" me Greqine eshte kriminal.

Submitted by ilir (not verified) on

Asnjera as tjetra sepse do futet te rrethin vicioz  te ujqerve te vjeter.....mbetet thjesht nje don kishot......ose e perdori per interesa e veta ............nje K.Spahiu Italian.......

Submitted by Astrit (not verified) on

Absolutisht dakord me komentuesin e mesiperm. "Kritika eshte e lehte, arti eshte i veshtire" thuhej ne antikitet.

Pervec kesaj, katapultimi i nje komediani ne krye te vendit ne momentet kulminante te nje krize madhore dhe historike per Italine eshte i rrezikshem. Revolucionare te tille, sado te mire e te ndershem te jene ne rastin me te mire, nuk kane as kualifikimet elementare per te nxjerre vendin nga nje krize komplekse ekonomike. Leadership-i i nje vendi duhet te kete koke dhe jo llape te gjate. (ose duar te gjata ne rastin e Berlusconi-t...)

Shpresoj qe Grillo te vazhdoje te beje italianet te qeshin. Sepse me shume sesa aktrim dhe komedi nuk do te jene ne gjendje te marrin per shume e shume vite, per sa kohe qe jane me kete mendje.

Ndersa shqiptaret nuk merren me zgjedhjet ne Itali dhe kane shume te drejte te jene indiferent. Ne 22 vite 'tranzicion' atyre u eshte rregjur lekura me komediane-paliaccio apo te semure mendore qe drejtojne vendin. Dikur thame se e duam Shqiperine si gjithe Europa. Gjysmen e suksesit e arritem, tani e beme Europen si Shqiperia.

Submitted by Pirro (not verified) on

Une nuk dua te bind askend mbi Grillon dhe Levizjen me 5 Yje; dua thjesht t'i ofroj dikujt nje material me shume per ta njohur nga afer kete levizje te mrekullueshme qe eshte e destinuar te sjelle ndryshime rrenjesore per te ardhmen e italianeve dhe jo vetem...

Ndiqeni me vemendje kete video mbi manifestimin madheshtor parazgjedhor te Levizjes me 5 Yje ne sheshin San Xhovani ne Rome: https://www.youtube.com/watch?v=Gi-RKlzwXQA&feature=player_embedded#... ata injorante qe e quajne kete levizje si nje levizje feminore pa program, nga minuta e tridhjete shpaloset pjesa fondamentale e programit te Levizjes, kush ka veshe te degjoje, kush ka sy le te shikoje! Jam i sigurt se ata qe flasin keq per te apo qe jane skeptike, e kane vetem per nje arsye te vetme: injoranca, sepse nuk e njohin! Jap po aq i sigurt se ai qe do ta ndjeke deri ne fund kete manifestim 1 milionesh, do te kthehet ne nje mbeshtetes te patundur te kesaj levizjeje!

Respekt,

Pirro

Submitted by Zekthi (not verified) on

Personalisht fenomeni Grillo me tremb. Partite/levizjet individ ne pergjithesi nuk jane asnjehere shprehi e nje te ardhmeje shpresedhenese. Keto levizje ne momente prosperiteti kane veshtiresi te lindin e te mbijetojne, perkundrazi ushqehen me pakenaqsi e zhgenjime, e pasi i shesin nje elektorati te coroditur e te rraskapitur endrra me te kendshme, ne fund ne me te miren e rasteve shperthejne si flluske sapuni, e ne me te keqin e rasteve shnderrohen ne diktatura. Historia italiane shprehet qarte, qe partite individ o jane kthyer ne problematike per mireqeverisjen e mireqenien e shoqerise ( qeveria Berluskoni), ose jane shnderruar ne diktatura te turpshme qe e detyrojne ende sot  Italine te mbaje njollen e te pas qenurit ne anen e gabuar te historise (diktatura fashiste Musoliniane) . Te dyja keto levizje, erdhen ne pushtet pikerisht kur pakenaqsia e popullates kishte arritur kulmin ndaj "politikes". Por nje elektorat i zhgenjyer nuk mund te jete largpames. Horizonti qe shtrihet perpara tij eshte aq i mjegullt, sa eshte i lumtur te ndeze ndonje shkashke per te pare me tej, pa kuptuar qe ajo shashke shpejt mund te kthehet ne vdekjeprurese per shoqerine.

Vete historiku i Grillo-s ne parti ka disa shembuj qe konfirmojne tezen e meparshme. Dy anetare themelues u perjashtuan nga levizja vetem sepse nuk u binden urdherave te nje kryetari padron, qe u kishte urdheruar vartesve te tij tu shmangeshin me cdo kusht arenave televizive. Madje edhe sot teksa nje nga senatoret e sapozgjedhura kishte lene te nenkuptonte se mund te mbeshteste nje qeveri Bersani ne fillimin e legjislatures se re, ne darke menjehere kryetari bari i rimblodhi "delet" prane vetes, e garantoi, qe askush nuk do te votoje besimin qeverise Bersani ne fillim te legjislatures, por mund ta mbeshtese ate vetem ne realizimin e disa pikave.

Natyrisht politika dhe kasta qe e perben e meriton nga nje shuplake here pas here, ne menyre qe zbrese nga piedistale imagjinare pa bazament ne toke, por duhet patur kujdes edhe mos mbeshteten shume levizje te tilla, te cilat kane nje baze ideologjike shume te varfer, teza populiste qe jo gjithmone jane te realizueshme. Sepse ne te tilla momente krize ekonomike, morali e politike, nuk eshte me ne loje krijimi apo jetegjatesia e nje qeverie cfaredo, por vete demokracia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.