Ikën Tom Countryman; vjen Philip Reeker
Nuk është ende zyrtare, por burime të sigurta thonë se është fakt i kryer. Thomas M. Countryman, emri e fytyra e të cilit janë shumë familjare për publikun shqiptar (edhe për atë ballkanik, në të vërtetë) e ka lënë postin që mbante, dhe është graduar me një post tjetër në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ju kujtohet? Ai ishte “Deputy Assistant Secretary, Bureau of European and Eurasian Affairs”. Shumë qytetarë të Tiranës duhet të kenë hequr shumë fillimisht për ta shqipëruar këtë emër posti (Zv.ndihmës e sekretarit të Shtetit, byroja e çështjeve europiane e aziatike), e më pas për ta përputhur me kompetencën që ka (sipas morfologjisë së rangjeve e të hierarkisë në gjuhën shqipe, një ndihmës është pothuajse një hiç; imagjinoni një zv.ndihmës). Por ky keqkuptim nuk zgjati shumë. U mor vesh shpejt se ky zv.ndihmës, në rastin konkret Thomas Countryman-i, ishte i vetmi amerikan që, në emër të Departamentit të Shtetit, mund të ushtronte ndikim kohë e pa kohë në zhvillimet shqiptare. Countryman ishte një njohës i mirë i Ballkanit. Kish dhe një personalitet imponues me interlokutorët e vet.
Kush do vijë në vend të tij. Është një njohës tjetër i Ballkanit. Madje, një njohës taze: Philip T. Reeker, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni në periudhën 2008-2011. Thuhet se është një natyrë e kundërt me Countryman-in: i shtruar, në kërkim të balancave, mat shtatë herë e pret njëherë. Është për t’u parë, nëse një natyrë e tillë do ta ndihmojë në përballjen me yçklat e politikës shqiptare. Dhe asaj ballkanike.
E.G.
Comments
Ju thoni qe
Ju thoni qe (copy&paste):
"Thuhet se është një natyrë e kundërt me Countryman-in: i shtruar, në kërkim të balancave, pret shtatë herë e vendos njëherë. "
...meazallah se e kuptoj se cdo te thote,"..pret shtate here ".
Shtate here pret njerez ne vizite dhe masandej vendos mbasi i ka marre mendimin e tyre, apo pret shtate here si nj rrobaqepes dhe vendos per prerjen me te mire duke patur shtate variante te prera?
Respublika, e cila e din qe e admiroj, eshte e lutur qe ta botoje verejtjen time dhe nje sqarim per pyetjen qe ngrihet.
Mos e ke pas fjalen qe pret
Mos e ke pas fjalen qe pret shtate here e mat nje here?
Apo mat shtate here dhe pret shtate here?
Apo mat shtate here dhe pret nje here?
Llogjika e kerkon qe duhet te jete kjo e fundit (simbas menyres se vjeter) por ku i dihet...mund te kene dale stile te reja tani?
Eshte fjale e urte qe e kam
Eshte fjale e urte qe e kam degjuar qe femije ketu ne Shkoder.Ka lidhje me fabulen e rrobaqesit te kujdeseshem qe para se te perdore gersheren i ka kryer matjet me saktesine me te madhe
A thua se politika amerikane
A thua se politika amerikane ndaj shteteve te tjera e sidomos ndaj ne te vegjelve, varet nga natyra e atyre qe jane ngarkuar te merren me ne? Po te jete keshtu atehere duhte te jemi ne dore te fatit, ne kuptimin se kush rastesisht nga kandidaturat e shumta qe jane per nje vend do caktohet. Do zoti jemi me fat.
y, mesa duket do t'i haper
y, mesa duket do t'i haper pune Gimit te Puros. Me te marre vesh kete lajm, saliu e ka thirrur Gimin ne zyre per nje bisede "rezervate", por meqe ketu ne Shqiperi asgje nuk ka te rezervuar, Gimja e ka bere te njohur misionin e tij: Te shkoje ne Amerike, duke nderprere menjehere pushimet qe kishte nisur ne Kroaci, dhe te filloje te grumbulloje informacion per pasardhesin e Z. Kantriman: Ku dhe kur ka mbaruar shkollen e mesme dhe kolegjin, cilet jane shoket dhe shoqet e klases, te afermit e tij, dashnoret gjate kohes se shkolles se mesme dhe ate universitare, nese kandonje femije jashte martese, nese ka marre rryshfete kur ka qene ambasador ne Maqedoni, nese i pranon dhuratat si p.sh. nje vile ne bregdet, nje cope plazhi, ndonje truall ne vend malor, etj., te mesoje nese e njeh Fazllicin dhe Wesley Clark, cfare lidhje ka me keta, dhe nese keta kane ndonje influence tek Z. Reeker. Dhe madje, kryeminstri i ka thene, qe te mos kthehet ne Shqiperi, pa e zgjidhur kete pune, bile i ka shtuar edhe nje detyre tjeter, qe duket si mision i pamundur, te mesoje se cfare mendimi ka ai per Sali Berishen dhe per zgjedhjet ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante per zgjedhjet e 8 majit, 2011. Te shikojme se c'do te beje Gimja i shkrete.
Ketu tek ne ke ka
Ketu tek ne ke ka mik,Berishen apo Ramen?!Po e zbuluam,mbase ja vlen...
Add new comment