Kopja e Pranverës Arabe. Guaido dështon me popullin, thirrje ushtrisë për kryengritje

Postuar në 30 Prill, 2019 14:12

Venezuela ka hyrë këto ditë në fazën e radhës të përdoriit të kukullave të kurdisura si Juan Guaido që pasi u zgjodh në krye të Parlamentit të vendit një ditë të bukur shpalli idealin për revolucion. Kuptohet që presidenti Maduro përfaqëson krizën e korrupsionit që ka mbërthyer mbarë botën, por revolucionarë të pas perdeve si Guaido, që edhe estetikisht është në unformitet me njeriun e ri të politikës, me kostum, pa kravatë dhe që improvizon fjalime si djali i popullit, janë në fakt jo fillimi i diçkaje të re, por faza e degradimit të kësaj që kemi.

Mirëpo vetë Guaido ka dalë së fundmi në një video që e ka postuar në tuiter, krah njerëzve në uniformë ushtarake, duke folur për atë që e quajti operacioni Liria. Ai ka bërë thirrje që ushtria të ngrihet dhe të rrëzoj tiranin Maduro, ndërkohë që këto kapardisje kanë ardhur si pasojë e faktit se Guaido është njohur si president edhe pse nuk është zgjedhur. Dhe është njohur menjëherë nga SHBA, çka lë të dyshosh se ajo që po ndodh në Venezuelë është asgjë më shumë se ajo që ka ndodhur në dekadat e fundit në vendet e Amerikës Latine dhe Qendrore.

Koha është tani. Forcat e armatosura kanë marrë vendimin e duhur dhe ato besojnë në mbështetjen e populllit venezuelian

tha ai nga një bazë ajrore.

Pastaj ka shtuar:

Çdokush duhet të dalë në rrugë në paqe

https://www.pscp.tv/w/1rmxPejBrvXKN

I njëjti skenar, të njëjtat lloje fytyrash, i njëjti fjalor. Me dallimin se kësaj radhe një njeri mbështetet hapur dhe pa u zgjedhur. Demokracia është çështje perspektive mesa duket.

 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kur gjerat behen pa ardhur koha, ne menyre te sforcuar ne funksion te interesave te nje grupi te vogel njerezish, mbeshtetje ne mase nuk do kete.

Nuk mundet kush te vjedhe besimin e njerezve duke u bazuar tek mbeshtetja e SHBA! Friken ndoshta, por besimin jo!

Submitted by Taras (not verified) on

Njerezit nuk hane bar, venezuelianet e dine se Kaosin e kane ngaIMperialistet amerikane. Gjithshka behet qe nafta e Venezueles te mos jete prone shteterore por te privatizohet nga kompanite e SHBAse.
Ka me shume se njeshekull qe SHBA te Jane ne lufte me gjithe Boten dhe perhapin anarki e Kaos kudo. Vetem per syleshet shqiptar Amerika sjell parajsen. Kemi 30 vjet qe jetojme ne keteparajse me bekimin dhe udhezimet e Administratorit te Shqiperise, hiresise se tij Ambasador i Amelikes.
Faleminderit qe na i shtoi pederastet dhe kujdeset qe shoqeria dhe populi shqiptare te hyj ne BE dhe perqafoj vlerat perendimore te pederastise. Sic e theksonedhe Albin Kurti, "kur dikush nga politikanet tane flet dhe tregon gjithmon vlerat per Ameriken dhe perserit Amelika Amelika, dijeni se ai eshte hajdut dhe I korruptuar"!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.