Guaido
Maduro: Grushti i shtetit dështoi
Venezuela kaloi 24 orë kaotike pas bashkimit të një pjese të ushtrisë me presidentin e vetëshpallur të opozitës Huan Guaido, i cili udhëhoqi një aksion për rrëzimin e presidentit Maduro. Ky i fundit me një fjalim të mbajtur të martën në mbrëmje tha se grushti i shtetit që tentuan një numër i vogël dezertorësh me në krye Guaidon dështoi. Ai përgëzoi forcat e armatosura për besnikërinë ndaj shtetit dhe tha se do të ngrihen padi penale kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën.
Kopja e Pranverës Arabe. Guaido dështon me popullin, thirrje ushtrisë për kryengritje
Venezuela ka hyrë këto ditë në fazën e radhës të përdoriit të kukullave të kurdisura si Juan Guaido që pasi u zgjodh në krye të Parlamentit të vendit një ditë të bukur shpalli idealin për revolucion. Kuptohet që presidenti Maduro përfaqëson krizën e korrupsionit që ka mbërthyer mbarë botën, por revolucionarë të pas perdeve si Guaido, që edhe estetikisht është në unformitet me njeriun e ri të politikës, me kostum, pa kravatë dhe që improvizon fjalime si djali i popullit, janë në fakt jo fillimi i diçkaje të re, por faza e degradimit të kësaj që kemi.
Maduro: SHBA urdhëroi eleminimin tim
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se ka urdhëruar qeverinë dhe mafian kolumbiane për të vrarë duke shpërthyer me të tjera akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për orkestrimin e një grushti shteti që synonte ardhjen e Huan Guaidos në krye të Venezuelës.