Berisha me plumba, Rama me vota. Por si?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 18:25
Eduard Zaloshnja

Në bisedën me Artur Zhejin në “360 gradë”, Edi Rama deklaroi se vrasjet e 21 janarit ishin një ekzekutim i ftohtë njerëzish të pafajshëm, në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik. Dhe ai premtoi se drejtësia do të vihet në vend pas 23 qershorit, kur opozita të vijë në pushtet. Por kur Zheji i tha se, që të arrihet rotacioni i pushtetit me votë, ndoshta duhet zgjeruar koalicioni opozitar me parti të tjera si FRD, LSI dhe AK, Rama deklaroi se koalicioni aktual i ka votat për 70 e ca mandate.

Rama i tha këto fjalë në një situatë kur demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri janë diagnostikuar me kancer, jo vetëm nga shumë shqiptarë, por edhe nga Uashingtoni e Brukseli. Mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet e 2011-ës “minuan të drejtën e shqiptarëve për të ndryshuar qeverinë me votë të lirë,” thuhej në raportin e vjetshëm të Departamentit të Shtetit Amerikan (kancer në demokraci). “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011...Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhej në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë (kancer në shtetin e së drejtës). Të ngjashme kanë qenë edhe deklaratat e Brukselit, por jo kaq të drejtëpërdrejta.

Duke u alarmuar nga kjo sëmundje e rëndë që ka kapur dy organet kryesore për jetën e një vendi anëtar të NATO-s, komisioneri Fyle, gjatë takimit me ambasadorët kryesorë në Tiranë, ka diskutuar për një bashkërendim mes BE-së dhe NATO-s, si një organizëm edhe politik për të monitoruar zgjedhjet. Sipas Fyles, NATO-ja është organizmi ku Shqipëria është vend anëtar dhe mbetet mjeti më i mirë shtrëngues për t’i detyruar palët drejt reformave dhe standardeve (http://www.panorama.com.al/2013/02/07/zbardhet-biseda-e-amba... ).

Le të supozojmë se NATO-ja dhe BE-ja do të monitorojnë fort zgjedhjet e 23 qershorit, por sidoqoftë, deklarata e Ramës për 70 e ca mandatet e koalicionit aktual të PS-së nuk jep shumë garanci për rotacionin e pushtetit. Historia ka treguar se regjime që vrasin njerëz të pafajshëm (duke ndejtur me duar në xhepa në trotuar, p.sh.), përmbysen me votë vetëm kur krijohet një front i madh opozitar, që ka një epërsi të padiskutueshme elektorale.

Regjimi komunist kishte vrarë mijra njerëz të pafajshëm në Shqipëri, por u mund me votë vetëm kur një front i madh ish-komunistësh, ish-të përndjekurish politikë, ish-pronarësh, studentësh dhe njerzish të thjeshtë, të ndihmuar nga monitorimi i rreptë i Uashingtonit e Brukselit, ia bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në pushtet.

Milosheviçi, i cili kishte vrarë shumë kundërshtarë të tij politikë, u mund me votë nga Koshtunica, vetëm kur në frontin opozitar u bashkuan nacionalistë, ish-kounistë, konservatorë, liberalë, ruajalistë, organizata rinore, etj. etj., dhe ia bënë të pamundur ndryshimin e rezultatit në tavolinë.

Duke rikujtuar këta shembuj të historisë, Rama ndoshta duhet ta rishikojë edhe një herë strategjinë e tij elektorale, e cila bazohet te “70 e ca mandatet” e koalicionit të tij aktual. Është e vërtetë se Ilir Meta, Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, të cilët udhëheqin parti me peshë të pritshme elektorale, janë akuzuar në opinionin publik për korrupsion, por po aq janë akuzuar edhe shumë nga bashkëpuntorët e Ramës, e madje edhe ai vetë. Ndërsa të tre ata, si dhe të gjithë drejtuesit e partive që janë në koalicionin aktual të PS-së kanë një dallim të madh e shumë të rëndësishëm nga Berisha – nuk kanë urdhëruar vrasjen e njerzve që rrinë me duar në xhepa në bulevard…

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Meta e ka vendin ne qeli e jo ne qeveri. PS me mire te pranoje te rrije ne opozite se te beje koalicion me Ilir Meten qe i quajti viktimat e 21 Janarit kokepalare.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Zaloshnja, po behesh i merzitshem bre burre me keto analiza te cekta.

1. Rama tha qe koalicioni i PS eshte 100% i sigurte qe i arrin te kaloje pragun e 70 vendeve ne parlament sido qe te kompozohet ai.

2.  Rama e la opsion te hapur futjen ne koalicion per kedo qe del hapur sot kunder Berishes

3.  Rama tha qe Berisha e ka humbjen e sigurte.

Perkthimi:  Une me trenin me 28 parti qe kam tani e arrita 71 deputet duke vene brenda edhe koeficientin e manipulimit. Bashkohuni  edhe ju partite e qendres me mua qe ta varrosim fare Berishen e ta paralizojme makinen e manipulimit qe po kurdis Berisha.

Submitted by jul cezari (not verified) on

po ata ne 21 janar nuk dolen pas skandalit te metes? turp zaloshnja,hajde mbeldhim gjithe plehrat qe te heqim berishen..dhe pastaj do behet edhe me keq.

Submitted by ILIRET (not verified) on

"Ndërsa të tre ata, (Ilir Meta, B.T. dhe KSh. , shenimi im) si dhe të gjithë drejtuesit e partive që janë në koalicionin aktual të PS-së kanë një dallim të madh e shumë të rëndësishëm nga Berisha – nuk kanë urdhëruar vrasjen e njerzve që rrinë me duar në xhepa në bulevard…".  Kur protestuan dhe u vrane ata njerez ne bulevard. Kur Ilir Meta, u kap me ze dhe figure duke vjedhur. Cfare ju tha Ilir Meta, atyre te ndjereve qe u vrane dhe te tjereve qe shpetuan pa u vrare?-"KOKEPALARE"!

Atehere si mund te votojne kokepalaret per Ilir Meten, zoti Zaloshnja ?  Edi Rama ka per te humbur nese fton ne koalicion Ilir Meten, pasi do te largoje jo vetem militantet e tij por edhe simpatizantet. Do te thone-"Edhe Rama, si te tjeret qenka". Aq me keq , do te largoje perfundimisht te lekundurit dhe indiferentet. Keshtuqe me LSI ne koalicion PS ka per te mare me pak vota.

Sigurisht qe koalicioni duhet rritur me AK dhe FRD. Por nese keto duan te mos hyjne ne koalicion paraelektoral me PS, le te behet perpjekje per nje koalicion qeverises me to.  Aq me teper qe te dyja partite kane deklaruar se koalicion qeverises me Berishen nuk do te kete. Edhe dje, z. Spahiu deklaroi, ne do te jemi ne qeveri me forcat qe do te mundin Berishen. Me qarte se kaq nuk ka.

Sa per LSI, ajo duke u rreshtuar me humbesit, pas zgjedhjeve zhduket si parti. Duke qene se eshte nje zyre pune qe nuk ka simpatizante por vetem militante, keta te fundit, per te ruajtur vendin e punes do te braktisin partine.

E vetmja manover fitimprurese e Ilir Metes do te ishte dalja qysh sot nga qeveria e Berishes,e cila do te sillte rrezimin e saj, dhe krijimin e nje qeverie qe  teknokrate, me detyre pergatitjen e zgjedhjeve. Vetem keshtu LSI do te mbijetoje. Po valle a eshte aq i zgjuar Ilir Meta sa te kryeje kete manover?  Ose mos diku Sali Berisha ja ka zene bishtin me rrote...???

Submitted by ina (not verified) on

na e keni shpif me keto analizat ju pseodo-analistet sa s'ka.. po perpiqeni te na natyralizoni korrupsionin duke na leshuar fjali ashtu pa dashje: Ilir Meta e Spahiu jane akuzu per korrupsion, por s'ka sh problem. Po pak moral per te sjelle ne kete shoqerine tone qe shfaqet ne degradim te plote nuk keni ju?

Submitted by Bard (not verified) on

Edi Rama duhet te fitoje me votat e tij kunder hajduteve dhe vrasesve, nese nuk fiton dot, le ti hape rruge rrevolucionit, se ai as si prin, as e ndjek dot zemerimin qe ka shkaktuar vendimi i gjykates diten e djeshme. Ky pisllek nuk sherohet me vote, se me vendimin e djeshem eshte kuptuar  qe drejtesia eshte ne shitje si mall, se gjykatat jane pale me qeverine. Si mundet te behen zgjedhje te ndershme, kur te njejtet gjykates qe shkojne ne pune me Cadillac do te vendosin kush do te fitoje me 23 Qershor? Dhe nese fiton Rama, si do qeverise me kesi lloj gjykatash qe edhe kur vrasesi eshte i filmuar nga gjithe mediat e botes, ato vendosin te mos e shohin?

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Edi Rama nuk duhet te prese si frikacak dhe i paafte 23 qershorin per te marre pushtetin. Populli eshte i revoltuar, duhet reaksion imediat, ka te drejte Erion Brace. Ka pak shanse te rrezoje Berishen me vote sepse nje njeri qe vret dhe shpall vete ai nepermjet gjykates te pafajshem vreasesit, nuk rrezohet dot me vote sepse kjo nuk eshte demokraci. Kulmi do te ishte nese merrte ne qeveri Ilir Meten , i cili ishte shkaku i 21-janarit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Koalicion i PS me hajdutat e bandes LSI do te ishte fatele per opoziten. Do ish gabimi i rradhes i kokeboshit Rama pas ngjalave te Lalezit. Rama zduhe te harroje se viktimat e 2 jnarit u vrane nfga Sala per hir te hajdutit Meta. Dmth per nje plesht(Meta) Saliu dogji jorganin(vrau 4 fukarenj). Opozita duhet te fitoje sepse Saliu e ka mbush kupen. Nqs Rama nqs e kupton kete, atehere PS meriton te riije ne opozite dhe Rama te shkoje ne Paris e te haje makarona

Submitted by Sajmir (not verified) on

Zaloshnja kjo eshte nje nga heret e pakta qe nuk kam si te jem me ty. Cdo kompromis do e mirekuptoja por vetem bashkimin e PS dhe LSIasnjehere. Kam pershtypjen se pervec mungeses totale te moralit kjo con uje ne mullirin e Berishes. LSI merr votat me PS dh qeveris me PD. se koketuli Ilir do garanci e Berisha ja ka dhene dhe ja jep prape kurse Rama nuk ja ka mbajt shume anen. Ta dish ti nese nuk e di qe prishja e Rames me Meten ne 2009u be vetem per nje nenkryetar bashkie te tiranes qe Rama nuk ja dha ngaqe nuk donte te perfshinte njerezpolitike ne bashki.I dha vetem Kryetarin e Keshillit Bashkiak. Gjithashtu edhe listat e LSI qe vinin ne bashki epr tu punesuar perfundonin ne koshin e plerave. E ndersa Berisha ja dha 20% ne leter e 40% ne realitet, nga burgu i sigurt e shpetoi, per ate vrau dhe vazhdon keshtu qe nuk besoj se jane kaq te cekta gjerat. Vertet politika eshte "kurve" por kam idene se eshte "kurve" me moral jo e perdale fare fare.

Mund ta pyesni Meten ne lidhje me vendimin e gjykates per 21 janarin? Si e konsideron vrasjen e kokepalareve dhe lirimin e vrasesve? Do e shikosh qe pergjigja do jete me mospergjigje.

Submitted by Dritan (not verified) on

Edi Rama eshte akuzuar per korrupsion????

Ah, por, akuzat gjithmone vijne nga sharlatanet, sahanlepiresit, ato e kane bazen ne thashethemet e kafeneve te peshtira te Tiranes, jane te tipit "degjova", me tha, i tha, ja beri keshtu, ashtu.

Edi Rames nuk keni cfare ti gjeni kurre asgje, ndaj e urrejne kaq shume. Njeriu i mire ne Shqiperi gjithmone eshte sulmuar. Pse???? Sepse mbizoteron mentaliteti qe secili eshte ne llum.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.