Skandalet korruptive, do pësojë Berisha fatin e Nanos në 2005?

Hija e familjes në pushtet dhe lidhjet e saj me çdo skandal ekonomik të këtyre viteve të fundit kanë krijuar në publik bindjen se kupa tashmë ka kohë që është mbushur. Këtë e di dhe Kryeministri. Ai e di se kjo bindje e përkthyer në votë do të thotë një humbje të thellë 23 qershorin e ardhshëm. Edhe shqiptarët e kanë të qartë. Mjaton të shohësh zgjedhjet e 2005 dhe ndëshkimin me votë të qeverisë Nano, për të kuptuar që në mungesë të një drejtësie institucionale, i vetmi institucion që mbetet për të bërë sadopak drejtësi është vota.
Fakti që shqiptarët e kanë ndarë mendjen, fakti që edhe ai më skeptiku, madje dhe militanti më besnik i PD-së, thellë-thellë e di që nuk mund të vazhdohet më kështu, e tremb si djallin temjani Kryeministrin. Një forcë politike si akjo e udhëhequr prej tij, e cila në çdo hap që hedh lë pas skandale ekonomike, me dëm vlera e të cilit tejkalon çdo shifër të imagjinueshme, mund të fitojë një mandat të tretë vetëm falë frikës dhe plogështisë që mund të përfshijë opinionin publik dhe shoqërinë në përgjithësi.
Nisur nga kjo premisë madhore (sipas aksiomës të Okamit, aty ku faktorët janë të qendrueshëm shpjegimi/hipoteza më e thjeshtë është dhe më e pranueshmja), ofensiva anti-votëe nisur nga maxhoranca nëpërmjet kanaleve institucionale (tashmë të de-institucionalizuara) duket se përbënë hallkën kryesore të strategjisë së saj elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Duhet përçuar me çdo kusht në opionin publik bindja se të votosh është e kotë, se vota mund të vidhet dhe rezultati final do të vendoset në tavolinën e pushtetit.
Ky argument duket akoma dhe më i pranueshëm racionalisht nëse konsiderojmë hallkën tjetërkyçe në strategjinë elektorale të maxhorancës. Pika kyçe është krijimi i perceptimit se në Shqipëri mungojnë alternativat, se për votuesin shqiptar është e pamundur një zgjedhje tjetër.
Pra frika dhe shantazhueshmëria e tejskajshme e shoqërisë tonë (po na vrasin e vjedhin duke përdorur lidhjen e fortë dhe dashurinë që çdo shqiptar ushqen për familjen, apo dhe thjesht duke shfrytëzuar brishtësinë tonë si pasojë e nevojave primare të papërmbushura), bashkuar me mosbesimin ndaj çdo alternative tjetër, perceptimin e mosegzistencës të kurrfarë alternative, duket se shihen si çelsi i fitores të një mandati të tretë nga Kryeministrin ynë.
Interesante duket, në këtë këndvështrim, simbolika e fakteve si “rritja” përtej çdo kriteri racional të popullsisë votuese në disa zona elektorale (shih rastin Topojan), çuarja në Kuvend etë çështjes të ndarjes të mandateve dhe vetoja e maxhorancës kundëra një ndarjeje më racionale dhe në respekt të vlerës e barazisë të votës të çdo shqiptari, punësimet masive të militantëve dhe familjarëve të tyre në administratën publike vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve. Të gjitha këto fakte duhet të përforcojnë në publik idenë se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar status-kuonë, e aq më pak që kjo mundësi të vijë prej votës.
Pra maxhoranca, dukete vendosur dhe, të paktën në pamjen që i ofron opinionit publik, e bashkuar nga bindja se nuk ka asnjë kartë tjetër të mundshme përveç asaj të arrogancës dhe dhunës sistematike për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme, duke shpresuar në një rikonformim të saj falë këtyre instrumentave destruktivë.
E gjithë kjo strategji përshkohet në çdo hallkë nga vetëdija që disfata është shumë afër. Për këtë arsye po procedohet me krijimin e një situate të nderë, të paktën ky duket të jetë qëllimi i ideatorëve të kësaj strategjie. “Shpopullimi” i qendrave të votimit, si pasojë e frikës apo e mosbesimit, është e vetmja mundësi për të rritur sadopak shanset që rezultati final të jetë produkt tavoline. E trishtë por e vërtetë, Kryeministrit tonë, si çdo dhespoti të denjë për këtë titull, nuk i intereson aspak fati i demokracisë shqiptare përpara fatit të tij politik dhe fatit të familjarëve të tij biologjikë apo të “adoptuar”, që tashmë janë kthyer në të vetmit përfitues nga i ashtëquajturi boom ekonomik shqiptar.
Por nëse ka diçka që ka bërë boom në këto vite, ky është korrupsioni dhe cipa e këtij pushteti në sytë e çdo qytetari shqiptar. Nëse ka diçka, një arritje të shoqërisë shqiptare në këto 22 vjet tranzicioni, kjo është pikërisht vetëdija që ndryshimi dhe drejtësia e munguar vihen në vend vetëm nëpërmjet votës. Shqiptarët e njohin vlerën e votës sië instrument ndëshkues për politikanë dhe forca politike të dështuara në sajë të injorancës arrogante që karakterizon lidershipin e tyre.
Detyra e opozitës është pikërisht të kundërshtojë këtë strategji dritëshkurtër duke qëndruar me forcë në mbrojtje të votës. Dhe kjo votë mbrohet duke u dhënë mundësinë shqiptarëve që të kuptojnë se përpara vjedhjes dhe vrasjeve ka gjithnjë alternativë. Kjo alternativë ndërtohet me votën e tyre dhe vota e tyre nuk duhet të mungojë për asnjë arsye në 23 qershor. Një vërshim masiv në qendrat e votimit në shpërfillje të plotë të arrogancës dhe dhunës të pushtetit të shpërfytyruar do të ishte përgjigjia më e mirë ndaj padrejtësive ekonomike dhe drejtësisë të munguar të cilat janë të vetmet “vlera” që kjo maxhorancë ka promovuar në këto 8 vjet në pushtet.
Shqiptarët e dinë këtë tashmë. , Berisha po ashtu. E dinë dhe zengjinët të cilët kanë filluar që tani të përpiqen të “fshehin” privilegjet dhe pasuritë kombëtare të përvetësuar falë vjedhjes dhe flirtimit me familjen në pushtet.
Comments
Nga i gjeni keta autore qe

Nga i gjeni keta autore qe sikur dalin nga zyra e Rames mo aman???

Ne 2005 PS-ja humbi prej korrupsionit? Kush ta ka thene kete budallik aman, Henri Cili apo Artan Hoxha? PS-ja ne 2005 humbi sepse u ndane votat me LSI-ne, se ndryshe fitonte dhe me thelle se ne 2001. E ca ishin LSI-stat? Te pakenaqur qe nuk kishin marre cope nga pushteti mjaftueshem, sic provoi etja e tyre mbas 2009.

Kujt militanti i behet vone per korrupsionin e njerit apo tjetrit kur ata mezor presin te kapin vende pune ne administrate, aman? Ashtu si nuk duan t'ia dine ata qe jane sot neper zyra pune se sa ka vjedh Sala per aq kohe sa ata marrin rrogen, ashtu nuk duan t'ia dine as ata parazitat analfabet qe rrine te Viena tere diten duke i lepire b.... Rames dhe rrethit te tij per aq kohe sa ata marrin nje vend pune neser.

" Pak perpara vdekjes, miqte

" Pak perpara vdekjes, miqte e Perikliut u perqendruan prane shtratit te tij, duke numeruar arritjet e tij gjate paqes ...Perikliu, megjithese ne agoni, i degjoi dhe i nderpreu ata duke u treguar titullin e tij me te madh e me te drejte per te cilin duhet ta admironin , ' qe ' tha ai, ' asnje athinas nuk mbajti asnjehere zi prej meje ' "

Perikliu ishte nje burre shteti, orator dhe gjeneral i rendesishem ( 495-429 p.e.r.)

( fragment i shkeputur nga Wikipedia ne vend te komentit )

Dy monstrat e politikës

Dy monstrat e politikës Shqipëtare

I vetequajyuri Albi.Sado

I vetequajyuri Albi.Sado dashuri te madhe te kesh per Berishen dhe eskorten e tij,ne gjithew keto vite jane bere shume te pabera qe jane rrenjosur ne ate qe quhet kujtesa e popullit.Dhe fundi per keto lloj monstrash ngado qe vijne nga e majta apo e djathta eshte nje,nuk ka rendesi emri Nano apo Berisha si vellezer siameze.

Add new comment