Ndarja e mandateve si në 2009-ën dhe përmendja e Lukashenkos nga ambasadori Arvizu

“Avokatët e Lukashenkos mund të ofrojnë argumenta juridike të stërholluara, për të na mbushur mendjen se zgjedhjet në Bjellorusi ishin të lira e të ndershme, por ne e dimë shumë mirë se ato nuk ishin të tilla.”
Këto fjalë nuk i ka thënë Andrea Stefani, i cili shpesh e krahason qeverisjen e Berishës me regjimin e Lukashenkos – i ka thënë në fund të nëntorit ambasadori Arvizu, në një intervistë trio me ish-ambasadorët Ryerson dhe Withers në emisionin “Tonight me Ilva Taren”. Dhe të thëna nga ambasadori amerikan, këto fjalë janë shumë më peshërënda se sa të thëna nga Stefani. Sepse ky i fundit, tek e fundit, përfaqëson vetëm vetveten. Ndërsa ambasadori Arvizu përfaqëson fuqinë më të madhe në botë dhe aleatin më strategjik të shqiptarëve.
Sjellja e shembullit të Lukashenkos nga ambasadori amerikan, në një forum kaq publik, në prag të fillimit të punës së KQZ-së, nuk mund të ketë qenë e rastit. Dihet izolimi që iu bë regjimit të Lukashenkos nga Uashingtoni dhe Brukseli, pas zgjedhjeve bjelloruse, që vetëm të lira e të ndershme nuk ishin.
Por veprimet e fundit të KQZ-së dhe Komisionit të Ligjeve të Kuvendit në lidhje me ndarjen e mandateve parlamentarë sipas qarqeve, lënë të kuptohet se përfaqsuesit e Berishës në to nuk i kanë dëgjuar mirë fjalët e ambasadorit amerikan. Gjithashtu, duket se ata nuk e kanë lexuar raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, që Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti vjet Kongresit të SHBA-së, në përmbledhjen ekzekutive të të cilit thuhet për Shqipërinë se “një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe një numërim i kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.
Përdorimi i argumenteve procedurialë nga përfaqësuesit e Berishës në KQZ dhe në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, për të justifikuar ndarjen e mandateve parlamentarë nëpër qarqe sipas popullsisë së 2009-ës, e jo sipas asaj të 2013-ës, është një shembull i qartë i metodave lukashenkiane të inxhinierimit të rezultateve në tavolinë.
Heqja e një mandati në Korçë e një në Berat dhe kalimi i tyre në Tiranë e Durrës (siç demografia aktuale zyrtare e dikton) i heq PD-së të paktën dy mandate, pa filluar gara. Dhe kjo gjë patjetër që nuk i pëlqen Berishës. Dhe cila është zgjidhja e tij? Udhëzon përfaqësuesit e vet që të rikthejnë ndarjen sipas demografisë së 2009-ës dhe nxit avokatët e tij në media që të argumentojnë se nuk është mirë të pakësohen mandate në qarqe që kanë zona të mëdha malore në territorin e tyre…
Deri më sot, ambasadori amerikan dhe ambasadorët e tjerë europianë nuk janë prononcuar në lidhje me këtë inxhinieri lukashenkiane që po zbaton Berisha në ndarjen e mandateve. Por në prapaskenë, pa dyshim, ata duhet të jenë duke bërë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje të ndryshme nga ajo e Berishës.
Mbetet të shihet se çdo të ndodhë deri në 7 mars, kur skadon afati për ndarjen e mandateve. Dhe më e rëndësishme është të shohim se çdo të ndodhë pas 23 qershorit, në qoftë se Berisha vazhdon të ndjekë me vendosmëri rrugën e Lukashenkos…
Comments
Ju mund të mos dini të

Ju mund të mos dini të qeverisni mire, por keni karakter per t'i thene te mires te mire, te keqes e keqe. Ia vlen ta kerkoni nje mandat tjeter. Ndoshta fitoni!?

Ju mund te mos dini te qevrisni mire dhe keni ndonje dobesi ne karakter, por, serish, i thoni te mires e mire. Mund te kerkoni nje mandat tjeter, por e dini dhe vete se nuk do te fitoni!!

Ju mund te mos dini te qeverisni dhe nuk keni karakter. Gjerave u ndroni vendin, madje vrisni e prisni. I marrshi te keqen Llukashenkos. Mund te krahasoheni vetem me Salin. Ky duhet të degjoje me shume dhe me mire, po deshi të mos krahasohet me Tritanin e Lushnjes!!!

akoma me avrizun ti ore. sala

akoma me avrizun ti ore.

sala kur te fitoje per here te trete do i thote qe ti je hero, (DELETED)

Shqiperia do te zhvillohet

Shqiperia do te zhvillohet kur Qeverine dhe Shtetin shqiptare t'a qeverisin vete shqiptaret dhe jo kjo treshe qe te kujton keshillin e ndrikullave dhe popullin tone sikur te jemi zulu afrikane. Keta palo ambasadore duhet te mos nderhyjne shume ne punet e Rep se Pavarur te Shqiperise.

Po te mos kishin nderhyre

Po te mos kishin nderhyre keta, do kishim shkuar ne lufte civile ne shqiptaret, me shume se nje here gjate ketyre njezet viteve.

Po pse vetem me shprehjet e

Po pse vetem me shprehjet e Arvizu-s do merremi neve more. Mjaft se jemi ngopur me fjalet e tij. Shprehjen kryeveper e ka thene me kohe dhe ajo eshte "BURRE SHTETI".

Add new comment