“JAM UNË”

Dhe nuk po ju a them vetëm juve, zoti kujdestar, por edhe të gjithë të tjerëve. Me këtë doni të më trembni? Gaboheni, sepse atëherë duket se nuk më keni njohur. Kurrë nuk jam fshehur. Kurrë nuk kam qenë hipokrit. Në Shibin-el-Kom isha i njohur si shqiptar dhe lëvrues i shqipes. Për këtë ishte në dijeni edhe epitropia edhe kryetarët grekë të flaktë të komuniteteve të Shibin-el-Kom dhe të Fajumit. Ata që vinin ngahera në kafenenë e Levadhjotit në Shibin-el-Kom më kanë parë shpesh duke mbrojtur të drejtat e kombit tim me guxim dhe në prani të të gjithëve, siç i ka hije një njeriu me karakter. Apo mos kujtuat se është turp të mbrojë njeriu kombin e vet? Merrni në shënim edhe këtë: ndjenjat dhe idetë e mia unë i kam shpallur kudo dhe me ballin lart, aq sa që kjo gjë arriti edhe në veshët e autoriteteve konsullore greke. Por do të thoni autoritetet konsullore janë të parat që i marrin vesh këto çështje. Po, e pranoj, por jo autoritetet konsullore greke, ato janë të fundit.
Sa për atë që thoni se qentë që lehin i dëbojnë me shqelma jo laktizmon, por laktizmaton, more analfabet, marr guximin dhe po e them se nga Shibin-el-Komi ika në orën dhe në ditën që desha unë; edhe nga Fajumi po ashtu. Me shqelma dëbohen vetëm kafshët inteligjente të stallës suaj.
Nga ana tjetër, me shumë respekt guxoj t’ju bëj vërejtje se artikujt e shkruar prej meje as ti, as ndonjë tjetër, i verbuar prej shovinizmit, nuk mund t’i kuptojë. Unë nuk shaj kombin grek, por qeverinë greke, të kalburën, të pathemeltën, që vret veten kot, e cila u përpoq gjithmonë dhe me çdo lloj mjetesh të mbysë Rilindjen shqiptare.
Nuk po shaj Greqinë, sepse ajo u mund dhe është e tepërt të përpiqeni të zvogëloni turpin e disfatës së saj duke e krahasuar me atë të Rusisë, të Spanjës dhe të Francës (futi edhe shoshaxhesha burrin e saj në një radhë me tregtarët), e cila pa u menduar mirë më parë zhveshi shpatën për t’u turpëruar përpara fëmijëve të saj të masakruar; po të shaj ty edhe grekët e tjerë që e mbani veten për trima, por që i flakët tej shpatat tuaja dhe ua mbathët këmbëve.
Si mund të respektojmë pra, një shtet që është edhe i paaftë të mbrojë fëmijët e vet dhe që, megjithatë pretendon në mënyrë krejt donkishoteske të na çlirojë (?!) ne, shqiptarët, të cilët në të gjitha luftërat, qoftë për veten tonë, qoftë për të huajt, - medet, gati gjithmonë për të huajt, madje edhe për ju mosmirnjohësit – e mbajtën lart nderin ushtarak, të panjollosur dhe të kulluar përpara syve të të gjithë botës.
Fundi, duhet të kuptoni se nuk po luftojmë personat, por idetë e tyre. Kujtoj se nuk kam asnjë arsye vetjake të dal kundër jush. Kur isha mësues në Shibin-el-Kom shpeshherë biseduam në mënyrë shumë paqësore dhe si miq (??). Nëse ju sulmova, këtë e bëra se gazetaria nuk është puna juaj; arsimi juaj është i pakët dhe ju kam njohur gjithmonë si epitrop. Njoh në personin tuaj një zotësi jo të papërfillshme në epitropinë të kryesuar prej Kristoforidhit, edhe përpara vrasjes misterioze, edhe sidomos, pas saj, kur e konsideruat të tepërt të qëndroni në provincë, në kohën që personit tuaj të nderuar i kanoseshin aq rreziqe, dhe ndërtuat një shtëpi në Shibin-el-Kom e u vendosët afër të të mençurve tuaj, ndoshta që të provoni nga afër emocionin e shenjtë të vendosjes së gurit themeltar të kishës greke dhe të shijoni oratorët e këndshëm që mbajtën fjalime prozaike dhe entuziaste, a faire dormir debout* (sidomos admiruam fjalimin e kryetarit, zotit Leonidha Çika, shqiptar prej Korçe), fjalime shumë skolastike, që i detyrohen pendës pjellore të mësuesit të komunitetit, i cili pati nderin të më zëvendësojë. Për këto arsye, pa pasur ndonjë pasion vetjak, ju këshilloj, juve të ktheheni në stallë (atje është e ardhmja e juaj), ndërsa zotit Çika të shikojë punën e vet në bursë, sepse fjalimet e huaja dhe të diktuara janë një reklamë e keqe. Dhe jo vetëm reklamë e keqe, por dhe turp për një shqiptar të bëhet vegël e verbër e njerëzve të vegjël, të cilët në thellësi të shpirtit ai i përbuz. Mua më vjen turp për të.
Çuditem se nuk mori pjesë në këtë përleshje me fjalë që nuk vlejnë asgjë edhe zoti zëvendëskryetar, shqiptar edhe ky. Përkundrazi ai heshti, si njeri që e njeh artin e madh të të heshturit. Ai mund të jetë çfarëdo tjetër, por nuk është nga ata që të shtiren si shqiptar; është me karakter dhe, të paktën, nuk pranon të tallet me vetveten dhe me botën. Prapë po e përsërit dhe po e them me zë të lartë se nuk kam asnjë pasion vetjak kundër zotit kryetar dhe nuk është faji im nëse fjalimi i tij nuk më emocionoi. Mos kujtoi zoti Çika se me karemin e të 200 lirave që dhuroi për ndërtimin e tempullit dhe me një fjalim fund e krye qesharak do të peshkojë ndonjë nuse greke shumë të pasur? Si ju duket nusja greke e Vaskë Kocales? Për hollësira pyetni zotin Çami. Grekët mjaft të zgjuar, pasi u tallën me ju dhe ju morën 200 lira, do t’ia arrijnë, me siguri, t’ju ngjitin ndonjë Zakarullë.* Por a keni menduar ndonjëherë të jepni një lopkë për kombin tuaj? Do të thoni se kombi shqiptar nuk jep dekorata. Por historia dhe ndërgjegja shqiptare do të damkosë me njolla të pashlyeshme njerëz si ju, që përbuzni atdheun që ju lindi e që ka dëshirë të zjarrtë për përparim e nevojë për emancipim, kurse ju ua shpërndani paranë njerkave, gjithmonë mosmirënjohëse. Mos besoni vallë se, për këtë do t’ju jenë mirënjohës? Ejani në vete! Për grekët ju keni për të qenë gjithmonë një paloshqiptar.
E sigurt është vetëm kjo, që papa nili, njeri fort i zgjuar dhe dinak, zuri me rrjetën e tij një peshk budalla shumë të madh dhe keni mendjen se mos peshkojë dhe ndonjë gjë tjetër (videant consules).* Na vjen keq për gjithë sa shkruam për zotin Çika, por na e dikton detyra.
Dhe tani, që të qetësohet edhe zoti Kumarianos, po nënshkruaj dhe po grish edhe shqiptarët e tij të mençur, (me përjashtim të zotit Çika dhe të zotit Vasil Nuni, për të cilët nuk dyshojmë), që të dalin dhe të heqin maskën para publikut, nëse me të vërtetë ky zotëri nuk gënjen.
*Shkruar në Kajro, më 5 maj 1906.
Botuar në greqisht “Drita” (Sofje), 1906, 15 maj, nr.78.
Nënshkruar: Theofanis Mavromatis.
Botohet sipas përkthimit nga origjinali.
*) A faire dormir debout (frëngj.)- të vë në gjumë.
*) Në kuptimin e një vajze që bën çmos të martohet.
Comments
Po Noli ke e dinte qe
Po Noli ke e dinte qe shkrimet e tij edhe pas Kaq vitesh duken si kur I ka shruar sot.....
Burre zotni!

Burre zotni!

Lavdi zotit,qe kombi yne ka

Lavdi zotit,qe kombi yne ka nxjerre edhe Burra te rralle si Noli, qe i prish gjumin janullatosit.

Lexova shkrimine Konices, dhe

Lexova shkrimine Konices, dhe pastaj lexova kete leter te Nolit. Jemi perseri mbrapsht ne kohe 100 vjet. Po ai entaitet shqipetar, po ai shovinizem grek, po e njejta veteshitje tek te huajt.

Zoti ruajte e te shpetofte Shqiperine e ngrate se s'ka ngelur njeri tjeter ta ruaje e ta shpetoje!

Po kerkoje shkrimin e Konices

Po kerkoje shkrimin e Konices dhe nuk po e gjej !

Kush me ndihmon valle ne kete labirinth ?!

Noli me duket si nje
Noli me duket si nje futbollist qe vrapoi e vrapoi po kurre nuk e pa topin.
Por bura të tillë ta imonojnë

Por bura të tillë ta imonojnë respektin

KETIJ KOLOSI I PERULEM ME

KETIJ KOLOSI I PERULEM ME RESPEKT E MIRENJOHJE!

Ah te ndryshonim dot historine e ne vend te Zogollit primitiv e anti-shqiptar e miqve te tij greko-sllave, te kishim patur qeverine e Revolucionit te Qershorit 1924 te udhehequr nga i mençuri Noli; çfare Shqiperie do te kishim sot!

Jetojme ne nje shoqeri

Jetojme ne nje shoqeri moderne?! Mua me duket paradoks, ku asgje nuk ka ndryshuar, ose me sakate ka ndryshuar butaforia dhe modeli konteporan i optikes fizike te njeriut, me xhinsa e t´íshert. Dhe asgje tjeter nuk ka ndryshuar per deri sa Noli e konica eshte aktual. Kjo tregon potencialin e individit dhe jo te turmes. Une jam! Cdo te thote kjo? Une jam! Une e lexoj –Une jam sinje vule krenarie te indititetit. te individit te kompletuar qe jeton kohen e tij. Po dhe mbrapa ketij individi krenar fshihet nje mase e madhe e njerezish te kohes dhe si tregues te ndergjegjsimit te intelektualizmit. Une jam, me domethenje intrepretuese, te fuqishme monumentale: Une jam. Une jam historia, une jam e verteta , une jam legjenda une jam jeta. Dhe une jam eshte zeri i intelektualit te nje populli dhe ndergjegjes dhe karakterit te tij qe nuk ben kompromis.....Une jam eshte si nje thirrje biblike- une jam e verteta. Eshte qelibar statura e vetedijes se intelektualit.

fatkeqesisht riardhja e Zogut

fatkeqesisht riardhja e Zogut ne dhjetor me mercenaret bjellogardiste dhe mbeshtetjen e Serbise i dha fund nje pranvere te vertete shqiptare.Noli eshte me poliedriku,me demokrati,me i urti patriot qe kemi pasur,e qe me shume se kaq,qe populli e donte dhe e vleresonte,por s'qe fat ta kishim sa me gjate ne Shqiperi.Sidoqofte ai na la perkthimet e perkryera te Shekspirit,nje histori te Skenderbeut,nje vjershe te madhe patriotike e te çdo kohe(Anes lumenjve)dhe nje publiçistike shume te pasur.Ne krahasim me kete gjigand intelektual,i ndjeri Ahmet Zogu na la vilen e Zogut ne Durres,pallatin mbretnor ne Tirane,ca topa pa shula dhe ca opinga pa kembe burri.Na la edhe shendene e floririt,se nuk mundej te bridhte restorantet e Evropes dhe residencat luksoze ap gjelat e florinjte te Bankes se Shqiperise.E ka dhene perendia qe Sokratet te vuajne dhe derrat te vajosen me luks;ky rregull nuk perjashtoi edhe Nolin e shkrete,sado ky i sherbeu edhe Perendise..

Add new comment