Absurdi i Korçës dhe harmonia e të pafeve

Në deklaratën e Mitropolisë së Korçës nuk kish si të mos i vinte radha edhe klishesë: cenon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në vend, thuhej ndër rreshta. Dinggg. Po me bashkëjetesën e të tjerëve(afetarëve) kush merret; kush e ruan atë? Harmoninë e pjesëve, kur ato janë të ndara: Kisha e Shteti, për shembull. Apo harmoninë e atyre ‘dishepujve’, jo të Krishtit por të Teatrit, që shkojnë të ndjekin një dramë apo komedi, këto të fundit ndërkohë shumë të pakta në Shqipëri, kush i siguron?
Kundërthënia që ka çuar në këtë deklaratë të përfaqësuesve të Kishës ortodokse lindi pas vënies në skenë të dramës ‘Shën Maria e Beratit’, me autor politikanin Namik Dokle. Në shfaqjen e pestë të saj, pjesa është gjykuar fyese dhe blasfemike nga një grup besimtarësh ortodoksë, të cilët kanë braktisur sallën në shenjë proteste. Saora ka ardhur reagimi i autoriteteve të Kishës. Të shkosh në shtëpinë e artit, në teatër në këtë rast, dhe të pretendosh se në x pjesë po luhet një ‘komplot’ kundër Kishës dhe shenjtorëve të saj; është, pak a shumë, si të shkosh në kishë e të shpallësh se y psalm fyen jobesimtarët. Ose, sikur Shoqata e Artistëve Korçarë të protestonte për rekuizitën, jo dhe aq artistike, sipas saj, të shpurës priftërore në një parakalim religjoz nëpër rrugët e qytetit.
Të gjitha këto të shkojnë në mendje, por jo çdo gjë që na shkon në mendje është e lejueshme. Disa prej nesh kanë Zotin që t’i kontrollojë, disa të tjerë Ligjin e ndonjë tjetër thjesht cipën e vet. Pse, atëherë, qëndrimi fondamentalist i prelatëve lokalë të Kishës ortodokse? Mbarsja e këtij kundërshtimi mund ta ketë fillesën tjetërkund, e veç sa ka qit krye te kjo drama e Dokles. Një farë dyshimi të lind që nga shkelja në ‘territor ortodoks’ d.m.th. në Korçë, e një dramaturgu me emrin Namik. Mund të jetë edhe emri i dramës ‘Shën Maria e Beratit’, që evokon një Shën Mari shqiptare, një Shën Mari që fiton autoqefalinë (mëvetësinë) prej grekes, bizantines, judaikes. Rrënjët e këtij reagimi mund të shihen gjithashtu te censusi i fundit, ku ortodoksët regjistruan diçka më pak se 7 për qind të popullatës, gjë që nxiti Kishën të shpallte një census të sajin, pikërisht në datën e lindjes së Krishtit. Zemëratën me pjesën teatrale të Dokles mund ta ketë shkaktuar edhe fakti se autori qëllon të jetë një ish-komunist dhe këta, si gjithë të majtët, vijnë me ngarkesat negative të ateizmit, të cilat shkarkojnë kur hasin në elemente fetare.
Të gjitha motivet (të hamendësuara) mund të kenë arsyet e veta dhe, sigurisht, mund të përligjen nga autorët e tyre. Por jo në çdo përballje mes motiveve të tyre dhe të të tjerëve mund të thirret në skenë ‘harmonia ndërfetare’ dhe të kërkohet shenjtërimi i saj. Sepse, sikur edhe një prej hamendësimeve të mësipërm të jetë i vërtetë, mëtuesi i harmonisë e ka shpërbërë vetë i pari këtë ‘parajsë të kërkuar’. Veç kësaj, harmonia ekziston atëherë kur ka pjesë në qarkullim. Nëse mozaikut social e kulturor ia heq motivet njëri pas tjetrit, harmonia vdes dhe lind totalitarizmi. Dhe totalitarizmat të cilitdo lloj qofshin, fetare, shtetërore, artistike, seksuale, janë të dëmshme e të mërzitshme.
Mitropolia e Korçës, me anë të reagimit të saj, në hosh e sipër, ka bërë edhe një gabim taktik. Duke u përpjekur të minimizojë ndikimin dhe mesazhin e dramës së Dokles, i ka dhënë krahë asaj: duke nxitur më të vjetrin dhe më të pazbërthyeshmin e impulseve njerëzore, që nga Kopshti i Edenit e këtej: kureshtjen. Më shumë vetë do ta kërkojnë ndërkohë librin e Namik Dokles ‘Shën Maria e Beratit’; më shumë të tillë do lypin një biletë për të parë inskenimin e saj. Mitropolia e Korçës dhe ata ortodoksë të zemëruar të shfaqjes së pestë, u bënë një disfavor besimtarëve dhe sqimatarëve. Duke hedhur dritë të gabuar mbi një pjesë e cila, estetikisht, mund të jetë e dobët. Po sikur, pasi të shohin pjesën, të zemërohen mbrojtësit e kanoneve estetike e të kërkojnë edhe ata ndalimin e saj? Ata kush i mban?!
MAPO
Comments
Pergezoj muslimanin "ateist"

Pergezoj muslimanin "ateist" Namik Diklen, qe po merret pak edhe me krishterimin, i cili e zbute si njeri. Ndoshta ai o femijt e tij mesohen me moralin kristjan dhe kethehen ne rrajt e veta (ne qofte se nuk jane pasardhes turqish).

Per Namikun do te thoja se ai

Per Namikun do te thoja se ai eshte komunist i regjur dhe PPSH-ja e rriti pa besim. Pra rrajt e tija o Paul jane majmunat sepse ai beson se ''njerezit e kane prejardhjne nga majmunet e Darvinizmit. Mgjth se te paret e te pareve ishin pagan (qe i pershtatet midese se Namikut) dhe te paret e katolikeve ishin ortodoks ne te gjithe rajonin e Bosnjes, Serbise, Shqiperise dhe me poshte.

Pyetja eshte ai i je kthyer ti personalisht rrajve te te pareve te tu o Paul? Apo as gjermanet dhe as italianet nuk te pranojne per te tyrin se me duket se ke mbetur duke vegjetuar vetem, (DELETED)

Me fal se po te tham por ti

Me fal se po te tham por ti Eridor, nuk ke as elementet e pare te kultures dhe te historise. Me nje person si ti nuk ia vlene te diskutosh. (DELETED)

Edhe inkuizicionin e kishes

Edhe inkuizicionin e kishes greke e kishim mangut. O prifterinj , pse hidheni keshtu perpjete per nje drame (mbase jo e arrire artistikisht). Shifni o "barinj" fene per te mos u ngjyer me helenizem te dukshem. "Inkuizicioni" nuk perseritet me se jemi ne shek 21. Nje drame e analizojne specialistet e teatrit, jo prifterinjt e imamet, e feve. E gjykon edhe publiku i iluminuar korcar. Zot na ruaj prej veladoneve te prifterinjve dhe imameve fondamentaliste (mysliman, ortodokse e katolike). Kuptojeni se keto veprime demtojne se pari keto kategori e jo Doklen (sado komunist qe eshte). Me vjen keq qe ketij kori prifterinjsh ortodokse i qenka "bashkuar" edhe kryemyftiu (golloordas !!!!) i Korces.

Kesajo qe i thone "bashkejetese fetare"!!..

Mos duhet t'i dergojme nje

Mos duhet t'i dergojme nje kopje te kushtetutes ketyre fetareve qe te lexojne pak per lirite dhe te drejtat vetjake te njeriut dhe, mbi te gjitha, per lirine e shprehjes se mendimeve (Kreu II, neni 22)?

Urime autorit

Poshte namiku me gjithe

Poshte namiku me gjithe teater, (na e) rrofshin Paul dhe Eridori.

Add new comment