Tetë të arrestuarit "e LSI-së" janë fytyra e administratës së sotme

Postuar në 18 Nëntor, 2011 05:37

Kryelajmi i djeshëm ka qenë arrestimi i tetë punonjësve të Drejtorisë së Metrologjisë e të Kalibrimit, të cilët, sipas strukturave të hetimit e të akuzës, në bashkëpunim me tregëtarët, ndryshonin masat e peshoreve dhe distributorëve të karburanteve, dhe fitimin që dilte prej këtij operacioni në kurriz të konsumatorëve e ndanin mes tyre. Askush nuk ka hedhur dyshim mbi këtë aksion (vetë ministri i ekonomisë ka qenë ndër të parët që është distancuar nga njerëzit e vënë në pranga), gjë që do të thotë se tetëshja është arrestuar me hak. Por kjo tetëshe është etiketuar si LSI-ste, dhe për këtë arsye shumëkush e ka parë këtë gjë si një luftë bandash brenda qeverisë. Një numër titujsh të gazetave të sotme linin të kuptohej, se bëhet fjalë për një goditje të kalkuluar kundër LSI-së. Është e vërtetë?

Logjika nuk e përjashton një hamendësim të tillë, por në fakt nuk ka asnjë provë që të jetë kështu. Nuk është ky problemi, megjithatë (përsa kohë që s’kemi asnjë provë). Problemi është tek rekrutimi i punonjësve të administratës mbi baza të luajalitetit partiak e tribal. Vetëm korrupsion do të ketë në rrethanat, kur administrata ndërtohet me këtë logjikë. Dhe merret vesh se korrupsioni në këtë rast nuk është thjesht pasojë; është mbi të gjitha qëllim.

E.G.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Dihet qe rekrutimi i punonjësve të administratës mbi bazen e lidhjeve partiake ose farefisnore e amplifikon ndjeshem korrupsionin. Dikush qe eshte profesionist dhe ka punuar me vite ne administrate ngurron se tepermi&nbsp; te hyje ne afera korruptive ne krahasim me dike qe e shikon veten te perkohshem ne&nbsp;pune. Ky i fundit&nbsp;kerkon te rentabilizoje sa me shpejt investimin e bere ne linje partiake, nepotike ose korruptive (duke paguar per te siguruar vendin e punes).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.