Kronika e një krimi kryeministror

Postuar në 22 Janar, 2013 06:22
Mustafa Nano

Dy vjet më parë, në bulevardin kryesor të Tiranës, u vranë katër vetë. Ishin katër njerëz “të pafajshëm, të parrezikshëm, të paarmatosur” (personalisht, i kam përsëritur shpesh këta tre përcaktorë, pasi më është dukur se thonë tamam të vërtetën e plotë për ata njerëz). U vranë në përfundim të një proteste të opozitës, e pas një ballafaqimi fizik të disa dhjetëra protestuesve të dhunshëm me forcat e policisë. U vranë pikërisht atëherë, kur protesta që ish paralajmëruar si e fortë e që pritej të ish jo e zakonshme, ish mbyllur thjesht me ndonjë polic të lënduar.

Do të flitet sot në televizionet e mbrëmjes për 21 janarin? Sikur të mos flitej, do të kishim të bënim me një skandal. Por me siguri do të flitet. Puna është se do të flitet ashtu si është folur herë të tjera, d.m.th. më së shumti do dëgjohen njerëzit e pushtetit dhe versioni i tyre, që në rastin më të mirë synon ta nxjerrë atë “ndeshje” në barazim. Shkurt, do dëgjohet avazi i njohur: policia e Garda e Republikës ka shtënë mbi protestuesit, por dikush i çoi këta protestues në “gjeratoren e vdekjes” (për ca e ca, bulevardi ynë, sidomos pjesa para Kryeministrisë, është dhe gjeratore vdekjeje).

Ka një mënyrë tjetër për ta përkujtuar atë datë në mënyrë televizive. Ka një mënyrë tepër të saktë e neutrale: nëpërmjet kronikës gazetareske të ditës e të ditëve që e pasuan atë ditë. Duhet të dalë ndonjë gazetar që ta ribëjë këtë kronikë. Nuk duhet ndonjë mundim i madh. Mjaft të futet në arkivat e televizionit ku punon, dhe aty i ka njëra pas tjetrës të gjitha raportimet që janë bërë.

Po provoj unë ta bëj një kronikë të atyre ditëve. Por pa u futur në arkiva. Po riprodhoj çfarë mbaj mend, duke u përpjekur që këtë gjë ta bëj në mënyrë kronologjike. Duke filluar me momentin ku u mor vesh se kish të vrarë.

1.   Dolën ministra të qeverisë “Berisha” e thanë se protestuesit janë vrarë nga afër, duke lënë të nënkuptohet se ata janë vrarë nga njerëz të opozitës.

2.   Pas tyre doli një mjek i Spitalit Ushtarak (i është harruar emri bandillit; por ndoshta ndonjë prokuror do të kujtohet një ditë edhe për të), që konfirmoi versionin e Olldashit, Imamit e të vetë Berishës.

3.   Për nja dy-tri orë të mira, Tirana, por edhe Shqipëria, po jetonin me idenë se opozitarët e Edi Ramës kishin kryer një krim shumë të shëmtuar: kishin vrarë njerëz të tyre me synimin për ta bërë pushtetin të gjendej ligsht (i bombarduar nga ky version, edhe mua më shkoi mendja në atë moment se e gjithë kjo mund të ishte e vërtetë).

4.   Berisha, i sigurt se kamerat e televizioneve nuk kishin kapur thelbin e ngjarjes, u kërkoi gazetarëve dhe kameramanëve të jepnin pamje filmike dhe t’i tregonin botës krimin që kish bërë opozita.

5.   Në mbrëmje, televizioni publik dhe televizione të tjera të pushtetit, u fokusuan te një protestues me pistoletë në xhepin e pasmë. Lajmin e dha edhe RAI. Por nuk u morën gjatë me këtë fakt, pasi më pas u mor vesh se pistoleta kish qenë thjesht një çadër e vogël.

6.   Nuk vonoi shumë dhe zunë të shfaqeshin pamje filmike, ku tregohej se protestuesit ishin vrarë nga Garda e Republikës. Ishte gazetari Artan Hoxha që e bëri i pari këtë gjë.

7.   Berisha, me fytyrë të prerë, u rishfaq sërish ekraneve (jemi akoma në datën 21 janar, në mbrëmje vonë), dhe filloi të fliste për zbatimin e rregullores e të ligjit, filloi të thosh se “ka një rregull për jashtë gardhit, por ka një rregull edhe për brenda gardhit”.

8.   Berisha, protagonist i vetëm televiziv i mbrëmjes (tok me vartësit e tij që shfaqeshin te studioja e Fevziut jo për të mbrojtur versionin e vrasjes nga afër, por këtë herë për të bërë pyetjen e çmendur: ok, Garda i vrau, por kush i çoi atje për t’u vrarë?), pasi u bind se krimi i tij kish dalë sheshit, doli e tha pak a shumë se “Garda ka mbrojtur institucionet; mund të vriteshin prej saj jo 3, por edhe 30, edhe 300; institucionet janë të paprekshme”.

9.   Lajmi i vrasjes së katër opozitarëve po përjetohej si një shock, dhe Berisha ish përballë një situate të paparashikuar. Pasi është menduar mirë gjithë natën, në mëngjes doli me idenë e grushtit të shtetit, që dështoi me turp.

10.  Berisha foli për një furgon të mbushur me armë, që ish kapur nga policia e për protestues që i kishin xhepat plot me dollarë. Kurrë nuk u provuan më pas akuza të tilla. Ishin shpifje të tij.

11.  Kryeprokurorja lëshoi një urdhër ndalimi të drejtuesve të Gardës.

12.  Berisha, në kundërshtim me çdo ligj tonin e duke bërë një provë force, refuzoi të zbatonte urdhrin.

13.  Më pas, bëri një listë të autorëve të grushtit të shtetit, në të cilën futi Presidentin, kryeprokuroren, të parin e opozitës, dhe një numër gazetarësh (Çakulin, Bushatin, Bazen, Ballën); nuk u mor vesh asnjëherë pse përfshiu vetëm këta të katër.

14.  Televizionet e Berishës zbuluan ca pamje filmike, ku tregohej se si një protestues, në datën 21 janar, ish shkëputur nga turma që po marshonte në drejtim të qendrës, dhe kish qëlluar me çadër një vajzë që kish lëshuar fjalë në drejtim të protestuesve. Berisha u kap me qejf pas kësaj “ngjarjeje”, mblodhi ca banorë të Kamzës në sallat e Kryeministrisë, dhe aty, dekoroi vajzën “e dhunuar” dhe një gardist që në rrëmujë e sipër, duke sfiduar frikën, kish ngritur nga toka “një flamur të hedhur e të shkelur nga opozita antikombëtare”, dhe e kish futur në gji.

15.  Berisha në këtë takim përdori shprehjen “putana e bulevardit dhe horri i bulevardit”, me të cilat etiketoi respektivisht kryeprokuroren e Presidentin e Republikës.

16.  Opozita lajmëroi një tubim të madh paqësor për në datë 28 janar.

17.  Berisha u përgjigj me njoftimin se më datë 28 janar do të ketë “një manifestim të madh të paqes”, duke synuar të luante me spektrin e një lufte civile në Shqipëri.

18.  Ambasadorët u kapën nga paniku, dhe zunë të bënin thirrje për anulimin e tubimeve të lajmëruara. Berisha u bind, dhe për këtë mori mirënjohjen e atypëratyshme të ambasadorit amerikan, që nuk ngurroi ta shpallte si “burrë shteti”. Kjo gafë e këtij ambasadori la gojëhapur një numër të madh shqiptarësh; është një gafë fatale që ka hyrë tanimë në historinë e Shqipërisë.

19.  Berisha zuri të jepte detaje të grushtit të shtetit: thika me helm, stilolapsa-pistoletë.

20.  Berisha ngriti komisionin parlamentar që do të hetonte grushtin e shtetit.

Etj., etj., etj. Kjo është kronika që provon e dokumenton një krim të kryer nga Sali Berisha. Kur do të përgjigjet ky njeri për këtë krim?

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Z.Nano, kronologjia eshte pak a shume e sakte, me nje korrigjim te pasazhit "Pasi është menduar mirë gjithë natën, në mëngjes doli me idenë e grushtit të shtetit, që dështoi me turp."

Mua nuk me rezulton keshtu. Pretendimi i nje grushti shteti intimidoi opoziten ne ate fare feje, sa qe ate dite s'ka pasur me bythe te dale ne shesh per te protestuar. Berisha i'a arriti qellimit, me te vetmen karte qe mund te luhej ne ate moment, ndaj nje opozite qe s'ka ditur asnjehere te lexoje kundershtarin, veten apo qytetarin dhe qe bashkejeton gjithe kohes me kompleksin e te mundurit si i semuri me kancerin e pasherueshem.

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

50 vjet Gjermani – France miqesi. Programi i mengjezit ne kanalin 1 dhe 2 ne gjermani fillon qe ne 5.30 minuta. Sot nuk ka pushuar TV per miqesine franko Gjermane dhe anasjelltas. Nejse. Me duhet te percjell ironine e gazetareve ne miqesine apo me sakte te vertetn dhe moralin e Fremdenlegion te Francezeve qe mbas luftes se dyte i mbushen legionet me ss naziste dhe nuk i interesonte fare e verteta, morali por vetem qellimi. Nejse. Dhe keto quhen ushtare mercenare. Po une dua te them qe kemi dhe demonstrues mercenare dhe kjo eshte shume e vjeter dhe per kete ka shembuj pa mbarim. Bota ose me sakte ne nje artikull qe kam lexuar ne nje te perditshme.... nuk e mbaj mend saktesisht po i krahasonte si: “Protestuesit mecenare/me qira eshte nje forme e prostitucionit pa seks“ Po kjo nuk do te thote qe te mos ndeshkohen vrasesit!

Submitted by Bekim (not verified) on

Ky njeri sdo te denohet kurre per sa kohe populli e shoqeria nuk ngrihen ne kembe ti tregojne vendin. Diktaturat nuk rrezohen me vote. Kush e do 1 bast qe Sali qeni i fiton edhe keto zgjedhje edhe me thelle se te parat? Do i fitoje si Xhaxhi me 99%. Mbajeni mend!

Submitted by pd-isti (not verified) on

O Muco, po nuk si te pergjigjet Berisha per aq kohe sa nuk ka asnje person me peshe ne PS qe ka deshire t'i kerkoje pergjegjesi! Ti vete ben pjese tek ata gazetare qe pranon idene e bashkimit me Meten per te hedhur Berishen ne qershor. Po si mundet nje aleance Rama-Meta pas qershorit te kerkoje llogari per 21 Janarin??? Kushti i pare i nje aleance te tille nga ana e Metes ka per te qene heshtja totale mbi 21 Janarin!

PS e sotme po tregon sheshit qe ka si objektiv thjesht nderrimin e kastes udheheqese dhe asgje me shume. Nuk ka asnje shenje te vetme qe te na leje nje hije shprese per dicka ndryshe.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po te kish bythe Ed Rama dhe PS dilte me 22 janar serisht ne shesh dhe kerkonte doreheqjen e nje qeverie qe kish vrare 24 ore me pare 4 te pafajshem. Por kete kokeboshi Ed Rama nuk e beri. Ky per mua ishte gabimi fatal i PSse

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk bohet me "byth" ajo shoku revolucionar. Eshte fati i vendit ne loje. Por per ju truboshet militante, vetem fitorja e partise ka rendesi, pa vendi le te digjet.

Sa per shkrimin Nano, ajo shprehja "burre shteti" e Whithers ka qene gjeja me e zgjuar qe nje ambasador ka bo n'shqiperi. Ti boje "kompliment", ishte e vetmja menyre qe ai kokshkreti ne krye te qeverise mos t'i prishej menja per protesten. Ajo s'ishte gabim, thjesht diplomaci, cudi qe ti se ke kuptuar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ouuu ...po na fliteke per :fatet" e vendirt ti shoku "mendimtar"???

Po Sala me shoke ska lene gje pa i bere ketij vendi. I vodhi cdo gje qe nga tokat ne bregdet deri tek teneqet e hekurishtet e fabrikave te monizmit. Me 1997 ka fut vendin ne lufte civile pasi i vodhi parate e firmave...Boll me se na cate koken...Shporruni

Submitted by luani (not verified) on

Vetem ne vendet diktatoriale ndodhin keto gjera. Dhe prap vazhdojme ta kemi mbi koke...

Submitted by astrit (not verified) on

Argumentat jane te qarta sac kane qene qe ne fillim: 1) ne Gerdec u vrane me dhjetera, 2) ne bulevard u vrane njerez ne maje te bicikletave. Konkluzioni: Shqiperia eshte nje vend ku te pafajshem vriten me predha e plumba.

Pyejta eshte: publiku shqiptar mendon se kjo qeveri qe ka mbi koke i rri mire apo keq? Nese i rri mire, ta ri-votoje e mos te ankohet me.

Nese nuk i rri mire te ndaje mendjen e ta heqi, me vote ne fillim dhe ne ju vjedhte vota me mjete te tjera...

Submitted by ILIRET (not verified) on

As i heere, do te pergjigjej Ramadan Kafsha...

Submitted by Anonim (not verified) on

Perse nuk i publikoni mesazhet e mija, repliken ndaj  I3VI5 ?//

Filluat censuren ju...

p.s. Muc, fol nje here me keta moderatoret e tu, se filluan ta qelbin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.