“Marshi n’Drin” mes New York-u!

Postuar në 20 Janar, 2013 07:14
Beqë Cufaj

Ajo që me datën 14 janar të vitit 2013 ngjau në hapësirën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB) është më tepër se një turp. Mënyra sesi politikani dhe diplomati serb, ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë së Tadiqit dhe nipi i ish-funksionarit të Titos, Hamdija Pozderac-it, prej para disa muajsh edhe kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, organizoi festimin e Vitit të Ri Ortodoks serb, me muzikë e promovim të shtetit të tij në praninë e shumicës së diplomatëve të shteteve anëtare por edhe të vetë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, ishte një prej atyre event-eve të cilat nuk do të duhej të kishin ndodhur dhe tash kur të gjithë panë dhe përjetuan që u bë: pendohen dhe kërkojnë falje.

Përfshirë këtu, apo sidomos këtu, edhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, i cili përmes zëdhënësit të tij Martin Nesirky, të enjten në mbrëmje në briefing-un e rregullt me gazetarë në pyetjen e gazetarit boshnjak Erol Avdoviq dhe pas reagimeve të shumta të diplomatëve perëndimorë të akredituar në OKB, kërkoi falje për praninë e shefit të tij në atë koncert duke shtuar që kënga “Marshi në Drinë” nuk ishte e paraparë në programin zyrtar dhe se Ban Ki-moon nuk e kishte patur idenë se për çfarë kënge bëhej fjalë... Prandaj kërkim falja ndaj viktimave të cilat janë ndier të fyera e ofenduara.

Për dallim nga i pari i OKB-së, vetë Vuk Jeremiqi, jo vetëm që nuk kërkoi falje por përmes edhe një komunikate shtesë për media bëri të qartë se nuk e ka ndërmend të shprehte keqardhje por përkundrazi “ai ndihet krenar” për atë këngë- duke e quajtur “ofendim për kombin serb” denoncimin që i bëhej nga boshnjakët dhe të tjerët.

Tërë ky skandal i festës serbe me këngën “Marshi në Drin” me të cilën çetnikët e Mladiqit, Karaxhiqit e Milosheviqit në Srebrenicë për 48 orë i zhdukën nga faqja e dheut më shumë se 8000 civilë, pa harruar këtu masakrat e tmerrshme në Vukovar, Drenicë e Reçak duhet të ketë pasoja- edhe për shkakun që teksti i saj ishte ai autentiku- versioni i çetnikëve. Pra edhe me vargjet ku “gjaku rrjedh përmes Drinit”.

Është për keqardhje që një i krisur dhe çmendur, një racist dhe paranoik si Jeremqi vazhdon të katapultohet dhe ketë podium në skenën e diplomacisë botërore mes “twitter”-izmit ku fyen shqiptarë e boshnjakë dhe glorifikimit të kulturës së krimit, luftës, shovinizmit dhe krejt izmave tjerë që janë kaq vështirë të përballueshëm si për frymën a diskursin e kulturës së kujtesës perëndimore ashtu edhe për vet përpjekjet e qytetarisë serbe për paqësim me popujt fqinjë.

Në këtë mes nuk është për të mos u përmendur që në Serbi pati pokështu disa zëra që e gjykuan dhe dënuan këtë akt makabër të “Ujkut” serb. Nga Vesna Peshiqi (e quajti: “turp dhe kthim të Serbisë në mesjetë”) deri tek Sasha Iliqi (o cili i tha “mentalitet gastarbeiter”-ësh primitiv). Por këta zëra janë asgjë kundruall shumicës së po qytetarisë serbe e cila jo vetëm që natën e Vitit të Ri Ortodoks u ndje “krenare” dhe si në “ditët më të mira” përcillte via TV-së, “live”, promon serbe me korin beogradas “Viva Vox” dhe “Marshi n’Drin”. Dhe krenohej me “diplomatin e shkathtë” dhe birin e madh serb- Vuk Jeremiqin.

Tërë kjo situatë groteske nuk do të meritonte ndoshta edhe aq këtë vëmendje poqese snajperisti i historisë dhe twitter-isti i shprehjeve raciste, Jeremiqi, të kishte kërkuar falje apo ta kishte quajtur incident të padëshirueshëm atë që të hënën në mbrëmje ngjau në vendin e idealeve dhe paqes- selinë e Asamblesë së OKB-së. Por jo.

Komunikata e “kabinetit” të tij bëri që ta kuptojmë se ky as që e ka ndërmend të pendohet. Çka është edhe më keq: fakti që kënga “Marshi në Drin” nuk ishte futur në program zyrtar dhe për këtë edhe s’u paralajmëruan as Ban Ki-moon as të pranishmit të tjerë nxjerr në shesh dinakërinë dhe primitivizmin e këtij njeriu- kaq të urryer. Dhe me të drejtë të parë edhe nga vetë serbët si një fosili i së kaluarës, aksident i diplomacisë ballkanase, vegël e rusëve dhee kinezëve në OKB, politikan që e din ku e ka vendin (përjashtimi që do t’i bëhet nga DS-i don të thotë katapultim i tij në kampet nacionaliste) etj. etj.

Për fat të keq, pos reagimit të ambsadorit të Bosnje Hercegovinës në OKB Muhamet Shaqirbejt dhe shoqatave boshnjake, por edhe mediave dhe diplomatëve të shteteve perëndimore, shqiptarët sërish ditën dhe mundën të ngecin.

Është për keqardhje, bile është edhe gërditëse kur njeriu dëgjon dhe sheh politikanë e diplomatë, parti e liderë shqiptarë (të Shqipërisë) sesi kredhen me “komb” e “Kosovë” në Tiranë. Sesi formojnë liga e vizatojnë harta. Ndajnë pasaporta (virtuale) e nënshtetësi... Dhe në të njejtën kohë atje ku duhet, aty ku është vendi, jo vetëm që s’e lëvizin gishtin e vogël, as s’u dëgjohet zëri kund për së gjalli, por injoranca e tyre në këto e këso rastesh është ajo që më së shumti vret e godet! Kosova nuk ka as ulëse as diplomatë në OKB. Shqipëria po. Si do të ishte poqese këta diplomatë të Tiranës, të akredituar në selinë e OKB-së... të reagonin në “emër të kombit” dhe të denonconin këtë fyerje që iu bë bashkëkombasve të tyre nga Kosova me datën 14 Janar të vitit 2013?! Apo s’e dijnë ata kokëshpërlarë që me këtë “Marsh” jo vetëm në Bosnje por edhe në Kosovë u vranë dhe masakruan mbi 15.000 njerëz dhe u dhunuan rreth 20.000 gra e nëna shqiptare.

Shembulli me incidentin Jeremiq dëshmon edhe njëherë: duken makabre dhe poaq tragjikomike lojërat shqiptaro-shqiptare sesi jemi “një” apo duam të bëhemi “një”... Kur njeriu sheh sesi dështohet në këto e këso rastesh si ky i Jeremiqit. Dhe plot e plot të tjera.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

A eshte më Muç Nano në menaxhmentin e Respublica?

Submitted by Anonim (not verified) on

C'thote mo ky? Pse ja fut kot mo ky? U dashka Shqiperia te reagoje per cdo gje? U dashka Shqiperia te reagoje per cdo pordhe qe leshohet ne bote? C'ka mo ky? Kenga per te cilen flet ky nuk ka te beje asgje me shqiptaret. Pse u dashka te hidhen e perdridhen shqiptaret per Bosnjen? A e ka ngritur ky cufi i vogel zerin per padrejtesite qe behen ne Filipine? A e ka ngritur zerin ky cufi i vogel per padrejtesite ndaj indianeve te Kanadase? Cka ore ku cufi i vogel qe i bie Shqiperise ne shpine? Ky paska reaguar vete dhe ja e ka ndryshuar boten.

Submitted by alda (not verified) on

@Anonim, pse ia fut kot? Me kete kenge bandat e Miloseviqit zhduken mijera shqiptare te Kosoves sa e si munden! Je apo do behesh injorant!

Submitted by Anonim (not verified) on

aida- ti je nje genjeshtare. Drina eshte ne Bosnje dhe serbet e Bosnjes kenduan ate kenge ne Bosnje. Ajo nuk u kendua asnjehere ne luftimet ne Kosove sepse lumi Drina eshte ne Bosnje. Per me teper Marshi ne Drina eshte kenduar gjate luftes se pare boterore ne Bosnje me 1914 dhe s'ka te beje asgje me shqiptaret. Cufaj ja ka futur kot dhe ti je i,e padijshme dhe nuk kupton qe Shqiperia nuk mundet dhe nuk duhet te protestoje ndaj cdo pordhe qe leshohet nga Jeremic.

Submitted by preng sherri (not verified) on

Anonim

emri qe te pershtatet me shume eshte PLEHU!

DY QINDARKA KUSHTON SI NJERI!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti ke te drejte te TENTOSH te me fyesh personalisht, por faktet flasin qe ti je genjeshtari. E verteta nuk eshte personale, por faktike. Sulmet ad hominem i perdorin vetem ata qe jene te liq edhe si njerez edhe qe nuk kane fakte. Marshi ne Drine nuk ka te beje asgje me shqiptaret dhe Shqiperia duhet te shikoje punen e shqiptareve jo te bertase per c'i thone cufet dhe sherr budallenjet si preng sherrii. une jam permetas dhe dua shqiptaret te jene te mencur dhe jo te reagojne ne cdo pordhe te Jeremicit si thote cufua

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.