Banka “Societe Generale” në syrin e ciklonit të bursave europiane
Sipas agjencisë së lajmeve financiare “Bloomberg”, shkaku kryesor për rënien e bursave europiane dje ishte një lajm rreth gjendjes jo të mirë të bankës franceze “Societe Generale”, e cila ka një filial të saj edhe në Shqipëri (të njohur me emrin “Banka Popullore”). Aksionet e “Societe Generale” pësuan dje një rënie prej 15% në bursën e Parisit, pasi qarkulloi një lajm se kjo bankë ka në portofolin e saj sasi të mëdha të bonove të thesarit francez dhe atij grek, për të cilat i duhet të paguajë siguracion më të lartë se më parë për mbrojtjen nga falimentimi i thesareve të këtyre shteteve. Franca vazhdon të ketë klasifikimin maksimal “AAA” për bonot e thesarit të saj, por sidoqoftë paguan një interes 15% më të lartë se Gjermania, për të njëjtin afat maturimi. Kjo diferencë reflekton besimin më të ulët ndaj bonove të thesarit francez. Para një viti, diferenca ishte vetëm 5%.
Frederic Oudea, Predienti i “Societe Generale”, mohoi dje në televizionin CNBC se banka e tij ndodhet në vështirësi financiare. Ai tha se situata e tanishme mund të ndikojë në mosrealizimin e fitimit të parashikuar, por nuk do të rrezikojë falimentimin e bankës. Por pavarsisht nga kjo deklaratë e tij, aksionet e “Societe Generale” ranë edhe 3.5% të tjera gjatë paradites së sotme.
Filialet e bankave të huaja në Shqipëri nuk lejohen të transferojnë kapitale drejt bankave “mëma” përtej një kufiri të caktuar. Kjo ka bërë që deri më sot, ato të mos kenë pësuar tronditje të ngjashme me ato të “mëmave” të tyre. Sidoqoftë, në rastin e një falimentimi të bankës “mëmë”, do duhet të kalojë në proces falimenti edhe filiali i vet në Shqipëri. Me ligj, bankat në Shqipëri janë të detyruara të sigurojnë të gjitha depozitat e klientëve deri në 2 milionë lekë të reja.
E.Z.
Comments
Franca paguan 150 basis point
Franca paguan 150 basis point me shume se Gjermania...1 basis point eshte 0.01%...me pak fjale paguan per te njejtin afat maturimi 1,5% me shume. Nuk eshte e thene qe kush e ka shkruar kete te kete patjeter njohuri financiare po nje pyetje vjen natyrshem: a s'jane ca si teper 15% nga nje shtet sovran AAA te nje tjeter? Duket si Sudja perballe Gjermanise :)
Intersei per bonot 1-vjeçare
Intersei per bonot 1-vjeçare te thesarit gjerman eshte aktualisht 0.59%, ndersa per ato te thesarit francez eshte 0.68%. Me fjale te tjera, interesi i bonove francee eshte 15% me i larte se i atyre gjermane.
Ky shkrim eshte pak i demshem
Ky shkrim eshte pak i demshem per realitetin tone sepse mund te ndikoje ne psikologjine e klineteve te bakne s duke krijuar panik e rrjedhimish ne terheqjen e depozitave prej tyre, duke e cuar fiktivisht drejt falimentit.
Diferenca midis bonove te
Diferenca midis bonove te thesarit matet ne basis point mbi bonot 10 vjecar(dhe une u gabova, dje diferenca OAT - BUND qe 88,2 basis point- pothuaj 0,9% jo 1,5%). Duke qene se prerja nominale eshte gjithmone 100 dhe spread -i bazohet ne 100...diferenca absolute s'eshte domethense per tregjet :).
Gjithsesi InA, artikuj te tille s'cojne bankat fiktivisht drejt falimentimit...politika ekstravagante e Fullanit e portofoli i kredive te keqija do e cojne realisht drejt falimentimit.
Add new comment