“Agimi i Artë” ka Kryepeshkop Janullatosin

Deklaratat e mirëfillta politike të Agimit të Zi neo-nazist grek kundër kombit shqiptar si dhe mbështetja për Janullatosin ishin tregues i qartë se misioni Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe imponimi politik për Vorio Epirin me fantazmat neo-naziste.
Mbështetja që i japin këtij prifti pa diskutim që është në kundërshtim me misionin e tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji?. Kjo forcë politike, fatkeqësisht edhe parlamentare në Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos.
Janullatos nuk kërcënohet nga askush në Shqipëri, por veprimtaria e tij shoviniste-naziste greke në dëm të kombit shqiptar po e rrezikon vetë atë. Shpeshherë punët që bën njeriu i sjellin atij humbjen dhe rrezikun, të cilin ai e ndien për shkak të koshiences që ka personalisht vetë. Kjo po ndodh edhe me Janullatosin.
Të merresh me ceremoni përkujtimore të ushtrisë greke pushtuese në Shqipëri dhe me mbështetje politike të një partie me pikëpamje raciste dhe sidomos anti-izraelite, si ajo e Agimit të zi grek, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Të zhvarrosësh varret shqiptare dhe t’i quash greke patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Të përdorësh shtetin grek si presion kundër emigrantëve shqiptarë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Të tjetërsosh kishën ortodokse të Shqipërisë në favor të helenizmit patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Të bashkëpunosh me organizata antishqiptare dhe qeveri fantazmë të Vorio-Epirit, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Të koordinosh me kishën serbe për veprime terroriste në dëm të shqiptarëve në Mitrovicë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.
Që të mbetesh në historinë e kombit shqiptar, si rilindësi i besimit ortodoks shqiptar, duhet ta meritosh me veprime të drejtpërdrejta në dobi jo vetëm të besimtarëve, por dhe të kombit në tërësi, ju Janullatos e dini mirë që nuk e meritoni. Ju meritoni dekoratë në vendin tuaj si oficer i helenizmit të paqenë në Shqipëri. Është bërë një gabim i tmerrshëm me dekoratën që të ka dhëne presidenti Topi si dhe kreu i PS-së, Edi Rama, me titullin qytetar nderi i bashkisë së Tiranës. Ne shpresojmë të kalbet sa më shpejt në duart tuaja dhe të ndryshket dekorata në gjoksin tënd.
Ju Janullatos jeni një prift i thjeshte për atë pakicë greke në Shqipëri, pakicë që bën mirë të distancohet nga ju. Janullatos, ti meriton vetëm një dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve.
Përse nuk distancohet Janullatos nga deklarimet e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për shqiptarët në tërësi? Këtu ndryshojmë ne si kombe, sepse ne kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë për kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është kultura jonë fetare dhe shoqërore.
Të trajtojmë pak censusin e organizuar në Shqipëri për personat rezidentë. Të gjithë e dimë që besimtarët ortodoksë në Shqipëri nuk janë as 6 as shtatë e as tetë për qind, besimtarët i kalojnë 20 për qind, por pjesa më e madhe janë në emigracion. Propaganda e Janullatosit, Dulës etj, për të shtuar numrin e grekëve në Shqipëri bëri efekt të kundërt në deklarimet e shtetasve. Ortodoksët shqiptarë e kanë të qartë strategjinë e Janullatosit për greqizëm dhe copëtim të ri të Shqipërisë me Vorio-Epirin, prandaj iu shmangen deklarimit fetar.
Ky veprim ishte një shuplakë për veprimtarinë e Janullatosit. Tani ky prift po bën census besimtarësh vetë! Ky veprim është akuzë e drejtpërdrejtë ndaj shtetit, i cili organizoi këtë census me insistim të Greqisë dhe shovinistëve. Shteti duhet t’i kthejë përgjigje Janullatosit, si për censusin, ashtu dhe Agimit të Zi për degët që kërkon të hapë në jug të Shqipërisë. Shqipëria e ka me kushtetutë, të cilën po e citoj: Neni 9: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështetet në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara me ligj”.
Është e qartë. Agimi i zi nuk duhet të shkelë në Shqipëri, sepse e ndalon ligji. Kush i fton dhe lejon të futen në territorin shqiptar, kryen vepër penale ndaj kushtetutës dhe sovranitetit territorial të atdheut.
Në një intervistë në televizionin grek me siglën NET, Janullatos shpjegon qartë se si ka ardhur në Shqipëri me një telefonate të çuditshme nga një person enigmë dhe me urgjencë, se nuk priste puna! Çfarë kishte që nuk priste puna me aq urgjencë, sa udhëtoi menjëherë për Evropë?. Është e kuptueshme, kishte ardhur dita për të futur agjentin shovinist në jug të Shqipërisë.
Janullatos gënjen kur thotë se në shkollat shqiptare mësohet urrejtja ndaj popullit grek. Kjo deklaratë është nxitje e rrezikshme për popullin grek kundër kombit shqiptar.
Janullatos gënjen kur thotë se në Shqipëri u bëhet qejfi për krizën greke. Nuk është e vërtetë, nuk ka në Shqipëri njerëz që u bëhet qejfi për krizën greke, përkundrazi, ne urojmë që ajo të kalojë sa më shpejt. Janullatos spekulon kur thotë se “shqiptarët u pritën krahëhapur në Greqi”. Jo, shqiptarët po ndërtojnë Greqinë me djersën e ballit dhe paguhen të diskriminuar krahasuar me emigrantët e kombeve të tjera.
Nuk i lejohet një kleriku të ofendojë njerëz me epitete si: idiotë, injorantë, fanatikë, dallkaukë etj. Bën mirë që flet, sepse tregon se kush je në të vërtetë, epitetet që përdor janë shumë afër me programin racist të partisë Agimi i zi.
Dua t’i kujtoj Janullatosit që të mos bëhet bimbash i Gjirokastrës apo i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, sepse vetiu do të lindë një Çerçiz Topulli. Teshtimat e Greqisë urojmë të mos jenë nga gripi i derrit apo i pulave.
*Autori është Famullitar i Kishës “Shën Maria” në Elbasan. Shkrimi është marrë nga Gazeta Shqiptare.
Comments
Lat nam me keto publikime, se
Lat nam me keto publikime, se kuptoni sa te vegjel qe beheni. Me shume me kete artikull po pershkruani veten sesa nje komunitet te madh orthodox shqiptar. Me vjen keq per ju.
Artan zgjohu nga gjumi sa nuk

Artan zgjohu nga gjumi sa nuk eshte vone.

At, nuk jam fetar dhe nuk me

At, nuk jam fetar dhe nuk me hyn ne sy asnje hoxh, prift a baba teqeje, por ty te respektoj shume. Te respektoj se je atdhetar, se e do popullin dhe vendin tend, se i do besimetaret e tu, se respekton martiret e kishes shqiptare te vrare ne shume lloj formash nga paraardhesit e Janullatosit.

Jete e shendet

Ty Artan Të të vijë keq për

Ty Artan

Të të vijë keq për veten për ato që thua në adresë Nikolla Markut. Nqs je Shqipëtar duhet të jesh në krah të Nikolla Markut. (DELETED)pa respekt për qënien tënde Shqipëtar.

Ka ndonje grek në Greqi që mund të pajtohet me faktin e të pasurit në krye të kishës ordodokse greke një kryepeshkop Shqipëtar. Nqs më gjen ndonjë atëhere dhe unë do të jem dakort ti uroj jetëgjatësi sa më të shpejtë.

Duhet t'i vije pak turp

Duhet t'i vije pak turp gazetareve te Respublica.al qe i japin kaq hapesire nje te marri! Jo sepse ai po merret me ceshtjen e ortodokseve por sepse amalgami qe u behet ortodokseve me greket eshte shume i turpshem. Ju beni sikur jeni shqiptare te flakte dhe sikur lufta juaj ndaj grekut=ortodoks apo ndaj "shqiptarit ortodoks=grek" eshte vetem per arsye kombetare. Kur ne fakt aty nuk ka asnje element prokombetar. Qofte dhe vetem per faktin qe te heqesh nga lista e shqiptareve ata qe jane ortodokse eshte te pakesosh numrin e shqiptareve ne total por edhe indirekti te shtosh prezencen e "grekeve" ne Shqiperi. Dmth. indirekti ky zoteria nga Elbasani, vetem dergon uje ne mullirin e grekeve te vertete (si psh Agimi i arte me te cilin ai thote qe ka kryesisht inatin).

Une qe ju shkruaj jam nje ortodoks i thjeshte nga Tirana, lindur ne Tirane, im ate lindur ne Tirane. E quaj veten ortodoks ne te njejten menyre se si plot shqiptare te tjere quajne veten musulmane, dmth thjesht sepse babai ka ate fe. Une mund te kem shkelur ne kishe 3-4 here ne 30 vite. Po aq sa shkel ne xhami musulmani i zakonshem shqiptar. A eshte e drejte te me quash grek? A eshte normale te me identifikosh detyrimisht me Janullatosin? A e identifikoni cdo shqiptar musulman me cdo terrorist musulman qe kryen vrasje ne Mali sot? Sepse edhe ata thone qe ne emer ta Allahut po veprojne...

Kerkojini ketij zoterise nga Elbasani pergjigje per keto ceshtje (se ka plot te tjera qe mund te shtrohen) dhe pastaj jepini hapesire ne ambientet e juaja!

Nga nje mik i Respublica.al!

Perdorimi i emrit te hiresise

Perdorimi i emrit te hiresise se tij j?anutllatos ne formen perbuzese Janullatosi eshte nje shenje e keqe per |Respublika, qe fatekeqesisht nuk i shpeton dot stereotipecve nacionaliste. Kush eshte ai famullitar qe i lihet kaq vend per te zbrazur idiotesite tij?

Jepini fund idiotesive te tilla. Vepra e hiresise se tij Janullatos flet vete, krejt sistemi i kishave i rindertuar nga e para, krijimi i shkolles per klerike ne Durres, universiteti dhe shkolla teknike, spitale dhe shume e shume gjera qe vetem nje njeri me horizont tej atij meskin qe promovohet ne faqet e ketij siti.

Jezu Krishti ka thene, kini

Jezu Krishti ka thene, kini kujdes nga Djalli, se ai do t'ju joshe me te mira materiale, por keshtu do t'ju bleje shpirtin.

Janulla po ben punen e Djallit, po i josh shqiptaret me te mira materiale, qe t'u bleje shpirtin, t'jua tjetersoje ne greke.

At Nikolla eshte i bekuar nga Perendia, nuk i duhet bekimi i nje UZURPATORI si Janulla.

Madje po te merrte bekimin e Uzurpatorit do te behej pjese e lojes se Djallit, sepse uzurpimi eshte mekat, Janulla si uzurpator eshte mekatar.

Hiresia e Tij, At Nikolla, per t'i shpetuar mekatit themeloi Kishen e vertete te Zotit dhe flet si zedhenes i vetem i Zotit per shqiptaret ne Kishen Shqiptare.

Zoti s'kish asnje arsye te vendoste nje grek ne krye te Kishes Shqiptare, sepse Zoti e flet shqipen fare mire.

A mund te marre ta zeme Presidenti nje zedhenes qe nuk flet shqip apo i duhet nje zedhenes qe e flet shqipen shkelqyeshem ?

Do te ishte ofenduese per Perendine, mekat i madh, sikur te mendohej se Atij per Kishen Shqiptare i duhej nje zedhenes grek, qe s'dinte asnje fjale shqip.

Ti "anonim", qe je gjoja

Ti "anonim", qe je gjoja tiranas ortodoks, dil me emrin tend. Por s'je i tille, je jo grek, por i paguar nga greket. Me i piste eshte ai pseudo"artani", i cli çdo dite shfaqet shume i piste ne keto forume online. Une veç Janullatosit shtoj edhe Filip Çakulin(...)

Mua do te me pelqente qe kreu

Mua do te me pelqente qe kreu i kishes orthodokse autoqefale te ishte nje shqiptar etnik, mundesisht pasues i Fan Nolit. Nuk do te donja klerike te huaj as te orthodokset, as te katoliket dhe as te myslimanet. Por kam verejtur me shqetesim se shpesh here sulmet kunder Janullatosit, ose ortodoksve shqiptare, kane fryme islamiste. Keta njerez kane nje urrejtje te trasheguar ne gen kunder gjithçkaje te krishtere. Jane pjella bastarde te Turkut qe e quajne veten patriote shqiptare! Me kujtohet se gjate nje demonstrate etnike te popullsise shqiptare ne Maqedoni, nje grup prej tyre doli me nje pankarte jeshile te shkruajtur ne arabisht. Dhe ata e mbajne veten per shqiptare! Shqiperia sot sa rrezikohet po aq shume edhe nga salafistet dhe talebanet islamiste shqiptare. Ne disa mjedise dhe forume vihet re nje lloj "patriotizmi" mysliman, qe i mban syte nga Turqia dhe qe urren Perendimin. Nuk ka gje me te keqe per shqiptaret. Vendet e medha qe ne fillim te shekullit te kaluar kane pasur frike se nje Shqiperi e prapambetur do te kthehej ne nje Turqi te vogel ne Ballkan. Haxhi Qamili ishte deshmia e ketij rreziku. Por fale Zogut dhe Enver Hoxhes ky rrezik u zvogelua dukshem. Sot eshte rikthyer perseri. Nje fare myftiu ne Kosove thoshte pa pike turpi para pak muajsh qe nje mysliman shqiptar nuk mund te kete per shok nje shqiptar te krishtere(!). Koke e mykur e mbuluar me çallmen e turkut. Prandaj duhet ndare egjri nga gruri. Duhen ndare dhe demaskuar ata qe krijojne dasi fetare ne Shqiperri ne emer te fese, qofshin keta ortodokse, synite, katolike apo bektashinj. Shqiptare te vertete dhe te vetem, jane ata qe kombin, gjuhen dhe flamurin e vene mbi fete. Qe i konsiderojne te gjithe shqiptaret e feve te tjera si vellezer. Te tjeret jane armiq te kombit. Pra gjakprishur dhe te mallkuar.

Mustafa, na ke dhene nje

Mustafa, na ke dhene nje artikull siç ke dhe emrin. Te te vije turp! Jo per emrin. Ate ta gezosh e ta trashegosh, po te te vije turp qe e ben blogun tend amplifikator per kete autoparlant te çjerre.
Te te vije turp qe e ke perzgjedhur nga nje gazete tjeter. Te te vije turp qe shkruan me graseto ne fund se cili eshte autori, sepse eshte nje genjeshter qe per ta perforecuar e ke vene pikerisht ne graseto. Ai nuk eshte fare prift, po nje mashtrues qe ka uzurpuar ate kishe dhe e ka kthyer ne nje zyre biznesi (DELETED).

Me fal por nuk e ka fajin

Me fal por nuk e ka fajin Mustafai se "Ai nuk eshte fare prift, po nje mashtrues qe ka uzurpuar ate kishe dhe e ka kthyer ne nje zyre biznesi"

PAul me duket se isha shume i

PAul me duket se isha shume i qarte ne aq pak sa shruajta. ME duket se nuk e ke kuptuar mire.

Bukur ia paske qendisur

Bukur ia paske qendisur Janulles o At Nikolla.

Koha e Janulles po perendon, Perendia i meshirshem me njerezit e me shqiptaret, do ta heqe ate krijese diabolike dhe frymen e tij nga Kisha Shqiptare.

Perendia e lejoi Djallin ne Kishen Shqiptare, qe shqiptaret ta kuptonin me mire pas 45 vjet komunizem se çdo te thote Janullatos dhe Agim i Arte.

Hiresia Juaj, jeni ne rrugen e drejte, po beni punen e Perendise, si zedhenes i Tij per grigjen shqiptare.

A ka mundësi që ortodoksët

A ka mundësi që ortodoksët të cilët vizitojnë kët sajt të dinë: cili është halli i Respublica-s me ortodoksët? Një pohim të thjeshtë, prej politikës redaksionale të këtij blogu shkurt e shqip: ÇFARË HALLI KENI JU ME ORTODOKSËT?

ky i ashtuquajturi nikolla

ky i ashtuquajturi nikolla para vitve 90 ishte musulman dhe emrin e babit ja quanin mahmut ndersa ate vete e quanin omar ,ne vitet 90 ai deshironte te pagezohej dhe kleri ortodoks e pranoi ne gjirin e tij dhe i vuri emrin nikolla,por ky i paudhe do dhe kryesimin e kishes(DELETED)

Janullatosi ka bërë ndonjë

Janullatosi ka bërë ndonjë deklaratë distancimi të qartë dhe të prerë nga mbështetja e plotë që i japin neo-nazistët e Agimit grek?

Janullatosi eshte djalli

Janullatosi eshte djalli anti-shqiptar qe vetem nje shqipfoles anti-shqiptar mund ta perkrahe!

Eshte i vetmi drejtues i larte i nje besimi brenda shtetit shqiptar, qe nuk eshte shqiptar dhe kjo duhet me doemos korrigjuar! Ky maskara qe ka si qellim te vetem aneksimin e Shqiperise jugore Greqise fashiste, duhet shfronezuar e deportuar sa me pare per ne shtetin fashist fqinj, pa kurrefare apeli ne disposizion!

At Marku eshte e vetmja figure e respektuar qe do te bente per Kishen tone Autoqefale Ortodokse!

Add new comment