Shshshsht, është ora e kulturës, flasin zëdhënëset e partive!

Postuar në 16 Janar, 2013 05:41

Nga biseda televizive që kam pasur me Elvis Pupën, mora vesh se shtypi pothuaj e kish injoruar shfaqjen e tij komike me titull “100 vjet, shteti më i lumtur në Shqipëri”. Ai vetë kish pritur shkrime kritike, ku të nënvizoheshin vërejtje, risi, mangësi, etj, dhe ish boll i zhgënjyer që asnjëri nuk kish marrë mundimin, apo nuk e kish parë të udhës, të ulej e të shkruante mbi këtë ngjarje të skenës komike shqiptare, në të cilën vetë Pupa del si një pionier. Duhet thënë, se është hera e parë që dikush bën një shfaqje të tillë, për të cilën nuk ekziston një emërtim në shqip (anglezët e quajnë ‘stand up comedy’, por në shqip ende nuk është gjetur një emërtim që të ngjisë; ndoshta ngaqë nuk e kemi pasur e nuk e kemi të zhvilluar si zhanër). Në fakt, ka bërë diçka të ngjashme Arjan Çani para nja dy vitesh, por ajo u mor, ndoshta pa të drejtë, si një alternativë skenike e programit televiziv “Zonë e Lirë”. Shtypi foli për nismën e Çanit, por së pari gjithçka mori formën e një qoke për një koleg, dhe së dyti s’pati asnjë kuturisje për ta përkufizuar këtë shfaqje si një ‘stand up comedy’. Dhe vetë Çanit s’i shkoi në mendje ta bënte këtë përkufizim.

Unë nuk e kam ndjekur shfaqjen e Çanit (kam ndjekur vetëm jehonën në shtyp), e në këtë kuptim nuk është se mund të them ndonjë gjë më tepër lidhur me të. Ndërsa show-n e Pupës e ndoqa, dhe nuk ka asnjë diskutim, të paktën për mua, që ky show ishte fiks, në kuptimin më të plotë të fjalës, një stand up comedy, d.m.th Pupa, për më shumë se një orë, ish në skenë i vetëm dhe komunikonte drejtpërdrejt me shikuesit, duke shtënë në punë talentin e tij prej komiku e duke e bërë shfaqjen argëtuese nga fillimi deri në fund. Ai mbushi për dy net me radhë sallën e Pallatit të Kongreseve, dhe më pas, për tri net rresht, sallën kryesore të Universitetit të Arteve. Kaq mjafton për të kuptuar se Elvis Pupa ka të drejtë kur pretendon se ai është praktikisht një pionier në këtë lëmë. Ai është i pari që “ka shpikur” (lexoni: ka sjellë) në Shqipëri këtë tip shfaqjeje. Kush e ka parë, me siguri bie dakord me këtë përfundim. E prandaj, është pak e çuditshme se si për këtë ngjarje nuk u fol fare.

Pupa me të drejtë ka pritur shkrime të natyrës kritike, por nuk do të ish e drejtë të fajësoje më shumë sesa duhet gazetarët lidhur me faktin që shkrime të tilla nuk u publikuan. Shkrimet kritike bëhen nga ekspertët. Gazetarët mund t’i cysin ekspertët që ta thonë një fjalë për një ngjarje të caktuar kulturore, por nuk mund të bëjnë më tepër sesa kaq. Përgjithësisht, shkrimet kritike nuk bëhen me porosi (gjetkë, ky problem nuk ekziston, pasi gazetat e mëdha e serioze i kanë ekspertët të atashuar brenda gazetës; në shumë raste, vetë gazetarët e kulturës janë specializuar si kritikë; ndonjë gazetar kulture në Tiranë ka zënë ta bëjë dhe ekspertin, shpesh dhe me një farë kompetence, por shumica e tyre nuk janë në gjendje të guxojnë për të shkruar artikuj kritikë në këtë lëmë).

Për këtë arsye, ajo që të befason në këtë mes nuk është mungesa e shkrimeve kritike për një ngjarje të tillë, por është mungesa e raportimeve; ose në rastin më të mirë, janë raportimet gazetareske krejt të thata mbi këtë ngjarje. Dikush mund të thotë se shfaqja mund të mos u ketë pëlqyer reporterëve, e prandaj ata s’e kanë marrë mundimin të shkruajnë një rresht, por kjo logjikë nuk shkon. Reporterët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi një ngjarje, dhe jo të mbajnë qëndrime mbi bazën e konsideratave personale. Kur një ngjarje përbën lajm, reporterit i duhet të ulet e të shkruajë se s’bën lidhur me këtë ngjarje pavarësisht nga emocionet e opinionet e tij. Dhe shfaqjen e Elvis Pupës, edhe në rastin kur e shohim si një eksperimentim të dështuar, nuk mund të mos e trajtojmë si lajm, pasi sallat u mbushën.

Por nuk besohet të jetë ky shkaku që gazetarët nuk kanë shkruar. Shfaqja me titull “100 vjet, shteti më i bukur në Shqipëri” meritonte të raportohej jo vetëm se përbën një risi në skenën e humorit shqiptar, jo vetëm se publiku ka mbushur sallat dhe e ka pëlqyer, por edhe sepse ishte një shfaqje e mirë. Nuk ishte e mirë thjesht si provë e parë, as e mirë me standardin shqiptar e për publikun shqiptar. Jo, ishte një shfaqje e mirë, dhe pikë. Kush shkon ta ndjekë nuk ka për të mbetur syshqyer, afërmendsh; nuk ka për të parë tek Elvis Pupa as Roberto Benigni-n, as George Carlin-in, as ndonjë tjetër të kësaj sëre. Por është e sigurt, se ka për t’u argëtuar.

Po rikthehem aty ku e nisa, te faqet e kulturës së gazetave tona. As që kish për t’më shkuar mendja të qortoja reporterët e kulturës pse nuk kanë shkruar për shfaqjen në fjalë sikur të mos dija për çfarë tjetër ata shkruajnë. Gjatë fundjavës, në një numër të përditshmesh, në faqet e kulturës, flitej si gjithnjë për momente rozë të jetës së një numri personazhesh shpifarakë të jetës së kryeqytetit, të cilët dallohen për një gjë: s’dinë të bëjnë asgjë. Binin në sy dhe dy intervista me një zëdhënëse bukuroshe të një partie, dhënë dy gazetave të ndryshme.

Kjo punë është me gazetat tona gjatë fundjavës. Madje, edhe gjatë ditëve të javës. Ja, më thoni ju tani: Cila ngjarje përbën më shumë lajm për faqet e kulturës, çaprashitja e një zëdhënëseje partie mbi idealet e saj në jetë, apo një show, për të cilin autorët kanë punuar për muaj të tërë?

SHQIP

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Fatkeqesisht ne shtetin me te bukur ne 100 vjet, qytetaret preferojne shfaqjet mediatike te bukurosheve te fjetura, ketyre bukurosheve qe shemtojne fytyren me llafet qe nxjerrin nga goja. Qytetaret jane larguar me kohe nga arti e kultura. Per ta ka me rendesi genjeshtra qe prodhon thashethem sesa nje afrim me shume me artin qe te iluminon.

Thashethemet, shalet e shfaqura, historine me kallash, "ai i tha, ajo ja beri" jane refreni i perditeshem i muhabeteve te qytetareve, e aq me teper te rinise, nga kjo rini qe pretendojme se duhet te sjelle ndryshimin.

Submitted by m.sh (not verified) on

Mustafa , ke kapur dicka te rendesishme.  Mendoj qe e vetmja gazetare kulture qe ne kemi (me sakte , qe kemi patur) eshte Elsa Demo . Nuk ka nje kulture te faqeve kulturore. Nuk dine te shkruajne per kulturen. Ata qe shkruajne jane te pakulturuar.   Dikur , gazeta "Drita" apo" zeri i rinise", apo revista "nentori " , pavaresisht ngarkeses ideologjike , benin nje pune shume te mire ne kete fushe.  Mund te kishin qene nje shembull mjaft i mire.

Submitted by Ira (not verified) on

Jam dakort me Mustafanë dhe shkruesin e radhëve të mësipërme. E vlerësoj Elsa Demon për kulturën, seriozitetin dhe thellësinë e mendimit.

Submitted by EnSaMo (not verified) on

... Shkrim i rëndësishëm që kap një dimension vërtetë themeltar në gazetarinë e kulturës! Dhe isha kureshtar pikërisht për këtë shfaqje, shou te Elvis Pupës. E para sepse disa herë u dha si paralajmërim në programet e kabllovikut Digit Alb. E dyta përvoja në gazetarinë e kulturës në Prishtinë. Dhe dukuria e mosprezantimit dhe inferioritetit ndaj disa ngjarjeve kulturore tashmë është në trendin e ngjyrimeve dhe ndikimit politik, partiak, varësisht nga ndikimi që ka politika në atë gazetë, atë medium. Dhe e ndërlidh me një shfaqje teatri kohëve këto ditë në Prishtinë. Lë pa fjalë kritikën, domethënë hesht kritika për shfaqjen sepse nuk kanë guxim për ta thënë të vërtetën. Sepse ndoshta regjisori, aktorët, janë miq e shokë me “kritikët” dhe njohësit e teatrit. Para 7, 8 vitesh shkrova për një shfaqje e cila pas kritikës edhe nuk u shfaq më. Ishte shkrim që përgjithnjë e humba “miqësinë” me krijuesit e asaj shfaqjeje teatrore.

Megjithatë në anën e kundërt të përvojës së kaluar shkrimi i Mustafa Nanos është një thirrje e fundit që duhet një kujdes dhe paraqitje të ngjarjeve kulturore, qoftë edhe në kritikën e merituar.

Në përpjekje për të shpërfaqur mendimin në lidhje me një shfaqje që gjendet në repertorin e një nga teatrove të Prishtinës (ka muaj që skam përcjellë shfaqje në teatër) kërkova të gjej të dhëna kritike. Absolutisht asnjë, përveç disa shkrimeve të shkurtra që jepnin kohën e mbajtjes, konferencën me gazetarë. Dhe tashmë z. Nano për ta përcjellë një shfaqje në teatër po duhet për të lexuar e shfletuar një literaturë të gjerë për ta njohur atë shfaqje, për të qenë më “afër” saj.

Dhe rikujtoj se kemi mbetur ende në “Sprovimet e modernitetit” (një vepër antologjike e Gani Bobit botuar 30 vjet më parë, 1982)! Gani Bobi në këtë vepër ka sjellë para gjeneratave të tëra tërë mendimin e tij për fenomenet dhe dukuritë kulturore! Gjithnjë kam dilema: do të tejkalohet kjo vepër! Sikur dyshoj! Një vepër bazë e mendimit për kulturën në përgjithësi (e ndarë në katër pjesë: KULTURA DHE TRADITA, KULTURA DHE TEKNIKA, KULTURA DHE KRITIKA e KULTURA DHE JOKULTURA)...

E. S. M.

Prishtinë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.