Ambasadori Sequi dhe diçka mbi samarin (tema: liria)

Postuar në 17 Janar, 2013 04:30
Adrian Thano

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi ka qenë shumë i qartë në kritikat e tij ndaj situatës së medias shqiptare, në një seminar të posaçëm për lirinë e medias organizuar dje në Tiranë. Nga fjala e ambasadorit nuk është vështirë të kuptosh se ka të tjera pritshmëri nga mediat shqiptare.

U tha Sequi gazetarëve të pranishëm: "Eshtë esenciale që gazetarët të flasin lirisht çdo ditë – është esenciale që vendimet tuaja të përditshme të përforcojnë lirinë tuaj. Duhet të keni parasysh në çdo moment përse jeni këtu, përse jeni bërë gazetarë. Unë di se në Shqipëri ka një shprehje shumë të veçantë për gjuhët e huaja – “po e le, të la”. Pyetja që duhet t'i bëni vetes gjithnjë është: †çfarë qënie politike doni të ndërtoni? Çfarë lloj qytetari doni të ndërtoni? Liria dhe liria e medias në veçanti është një gjuhë e cila nëse nuk e flet, të lë... T'u shërbesh qytetarëve do të thotë gjithashtu të ruash lirinë..." Etj.
Ambasadori ka të drejtë. Gjendja e mediave shqiptare është ku thërret qameti. Por disa "pse" rreth pamundësisë për të ruajtur lirinë në Shqipëri, do ta bënin shumë më të dobishëm këtë Seminar mbi Lirinë. Pas fjalimit që nisi me frazën "të dashur ministra" do duhej që dikush të pyeste z.Sequi: Të ruash lirinë? Bukur. Por cilat janë kostot e ruajtjes së lirisë në Shqipëri? Sa njerëz në atë sallë ku flitej për lirinë janë të lirë? Sa prej atyre (ministra e gazetarë bashkë) do t'i pranonin këto kosto në emër të lirisë për të thënë e shkruar atë që mendojnë? Më e rëndësishmja: Kush i krijon këto kosto, kush na i ngre këto barriera anti liri në Shqipëri?
Dhe këto "pse" në fakt të çojnë tek një pyetje e dytë që ka të bëjë sërish me lirinë, kësaj here me lirinë e vetë diplomatëve që ushtrojnë mandate në Tiranë. Pse kur vjen fjala për të folur mbi veprimet e medias, apo të opozitës në Shqipëri, diplomatët flasin fort dhe qartë, i adresojnë kritikat ballas, flasin pa arra në gojë? Dhe pse kur vjen fjala te veprimet e qeverisë kjo qartësi u humbet; e folura e drejtpërdrejtë ia lë vendin fjalëve me dy e tri kuptime shpesh të kundërta me njëra-tjetrën, etj?  Çfarë e ndikon në këtë rast lirinë për të qenë njësoj i drejtpërdrejtë në të gjitha rastet?

Për sa më sipër, një shembull pikërisht nga seminari i sipërcituar: Emaili që zyra e shtypit pranë z.Sequi ka shpërndarë për media mbi këtë Seminar, përmban edhe disa pyetje nga gazetarët e pranishëm. Pyet një gazetar mbi atë që po ndodh në KQZ: Z. Ambasador, a keni ndonj†ë koment për situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve?
Përgjigjet Ambasadori Sequi: Jam takuar para pak kohësh me kryetaren dhe zv/kryetarin e KQZ-së  dhe kam plotësisht besim në profesionalizmin e tyre. Eshtë e qartë se vendimet e KQZ-së jan†ë të rëndësishme për procesin zgjedhor. Një numër vendimesh të KQZ-së nënkuptojnë dhe kërkojnë konsensus. Përsa i përket rolit të saj, në këndvështrimin evropian, është e qartë se KQZ-ja duhet të jetë e pandikuar nga çdo formë presioni ose ndërhyrjeje.
Gazetari: Po në lidhje me vendimet e derimëtanishme të KQZ-së? A kanë qenë ato të pandikuara politikisht?
Ambasadori Sequi: Kjo është një pyetje që duhet t'ua bëni anëtarëve të KQZ-së.

Po! E vërtetë. "Gazetarët duhet të ruajnë lirinë e tyre..." "KQZ-ja duhet të jetë e pandikuar nga çdo formë presioni ose ndërhyrjeje..." Kështu është. Ama kur vjen fjala te përgjigja e pyetjes se cilat veprime dhe cili autoritet i cënon këto "liri të gazetarëve" apo kush i ideon dhe i realizon këto "presione dhe ndërhyrje në KQZ" -  miqtë tanë diplomatë shmangen. Dikush tjetër duhet ta japë gjithmonë këtë përgjigje. Sigurisht që diplomatët e dinë (si të gjithë) se cili i vret liritë  me plumba në Shqipëri. E dinë edhe që është i njëjti emër që lëviz fijet e presionit dhe marifeteve në KQZ.
Por, z.Sequi, për sa kohë nuk e thoni hapur atë emër dhe vazhdoni te beni sikur nuk e shihni mbretin lakuriq - të gjitha këshillat për "ruajtjen e lirisë" dhe "aftësinë për konsensus" - shqiptarët e thjeshtë jashtë sallave ku flitet për liritë, do t'i përballin me atë shprehjen e vjetër: po i bini samarit. Merruni me gomarin.
 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sakte!

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Me fal zoti Thano, por nuk jam dakord me mendimin tuaj se ata ( ambasadoret ) &quot; nuk kane c&#39;i bejne gomarit prandaj i bien samarit&quot;. Jo zoteri! Ato shtete dhe ato qeveri qe po permbysin regjime e qeveri ne gjithe boten, diku me te drejte e diku pa te drejte, mund te bejne shume, por hileja qendron gjetiu. Disa diplomate perendimore ne Tirane dhe te tjere ne vendet e tyre jane njerez te korruptuar moralisht, thjeshte mbrojne interesat e bisnesit te vendeve te tyre ( e jo rralle pas&nbsp; tyre fshihen edhe interesat e drejtperdrejte te vete atyre ).&nbsp; Te shkruash ne raportin e qeverise tende se &quot; Ne Shqiperi,&nbsp; popullit shqiptar i e4shte hequr mundesia te&nbsp; nderroje lirisht qeverine e vet &quot; dhe, nga ana tjeter te mos ia thuash hapur popullit shqiptar se kush ia ka hequr kete mundesi ( dhe jo vetem kaq, por te vazhdosh marredheniet normale me mundesiheqesin ) kjo tregon se qeverite perendimore ( disa ) jane hipokrite, hileqare, te pandershme.&nbsp; Propagandojne parime dhe&nbsp;&nbsp; ndjekin interesat e tyre, shpesh ne kundershtim me parimet qe propagandojne.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Disa Shakujve e Volframeve apo ca evropianeve te felliqur, nuk u intereson qe ne Shqiperi te vendoset demokracia, ndaj prkrahin berishistet edhe ne shkeljet e renda dhe flagrante te te drejtave te njeriut. &nbsp;Ne se vret nje pellumb a nje zog ne vendin e tyre behet nami dhe te futin ne burg jo me pak se 6 muaj kurse ne shqiptaret nuk na konsiderojne as kafshe pas 21 Janarit. U intereson vetem rremuja dhe mjegulla, sepse vetem ne kete menyre mund te bluajne rehat disa copa te majme qe kane marre nga Kermat Politike Shqiptare. &nbsp;Vjen tejtri dhe te meson &quot;te emen e bukes se grynjte&quot;. &nbsp;Tani po keta bikonsfilde dhe bismarkiane te rinj na quajne te pazotet per demokraci pasi e kane bere gjithe strukturen politike lesh arapi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.