Teuta Hoxha: libri ‘Enver Hoxha’ i shkruar nga një prej të mundurve

Postuar në 16 Nëntor, 2011 10:23

Teuta Hoxha, nusja e djalit të Enver Hoxhës, Ilirit, ka reaguar sot në një intervistë të gjatë për ‘Gazeta Shqiptare’ duke e quajtur librin-biografi të Blendi Fevziut për diktatorin ‘palo libër”. Veç faktit se ky është reagimi i parë kundërshtues i biografisë ‘Enver Hoxha’ të sapodalë në treg dhe që ka thyer të gjitha rekordet e shitjeve të pas viteve ’90 në Shqipëri, bie në sy edhe klasifikimi që e reja e familjes Hoxha i bën Fevziut. “Ai është nga pala e të mundurve”, thotë ajo për moderatorin e ‘Opinionit’ duke iu referuar rendit të ri që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri përmes luftës së klasave. Sipas Teuta Hoxhës, Blendi Fevziu ende bën pjesë në klasën e të mundurve. Më tej, duke u shprehur se është historiane, ajo ndalet edhe te një përimtim “profesional” i tekstit duke thënë se nuk është biografi, por biografi publicistike. Hoxha pretendon se gazetari Fevziu nuk ka patur akses te arkiva e Enver Hoxhës, pasi me sistemimin e kësaj arkive po merret pikërisht ajo. Teuta Hoxha vë në dyshim edhe atë informacion të paktë, siç e quan ajo, që ka përdorur autori i librit duke thënë se në të nuk shfaqet shkrimi i Hoxhës dhe pyet se si nuk janë shfrytëzuar mijëra faqet e kujtimeve personale të vjehrrit të saj. Dje gazetari i ‘The Economist’ Tim Judah e ka quajtur librin ‘Enver Hoxha’ një biografi serioze të diktatorit, tekst i cili me pak fat mund të përkthehet e t’u jepet edhe audiencave të huaja.

H.B.

Comments

Submitted by B (not verified) on

Ti je gjeni! Faleminderit me gjithesej qe ekziston! Koment i shkelqyer! Foto mahnitese! Te pergjerohem te vazhdosh te na ndricosh!

Submitted by Harilla (not verified) on

Fytyra e re e marrëdhënieve me publikun për familjen Hoxha?

Shumë mirë, freskia i bën mirë komunikimit. Por më parë Teuta Alia Hoxha duhet të ishte kujdesur t'i komunikonte publikut arsyet e zëvendësimit të fytyrës së zyrës së marrëdhënieve të familjes Hoxha me publikun. Është e padrejtë të mbahet publiku në ankth për shëndetin e Nexhmije Hoxhës, populli duhet të njoftohet për mbarëvajtjen e udhëheqësve të tij më të shquar.

Edhe një vërejtje e vogël dashamirëse. Populli i njeh vujatjet dhe vështirësitë financiare të familjes së Burrit më të madh të Kombit Shqiptar dhe e merr mirë me mend se Teuta Alia Hoxha e ka të vështirë të pajtojnë një penë të ndritur të shqipes sikurse dikur Nexhmije Hoxha, por do t'i luteshim shumë kësaj familjeje të ndritur që të marrin masat e nevojshme dhe të domosdoshme për të korrigjuar shqipen e shkruar të komunikimit me publikun e kështu t'i vënë në vend porositë e shquara të  Burrit më të madh të Kombit Shqiptar.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Submitted by pilo (not verified) on

Pauli dhe Karrilla , te ndjere  me sa duket si ne ndonje miting, nuk kuptojne dot se nuk behet fjale per personazhin por per autorin, historianin e ores se fundit cili kujton

se historia s'ka ndonje ndryshim te madh nga propaganda.Meqe ka "shkelqyer" ne letersi Fevziu mund ta quante vepern e vet roman historik, ku si autor ka te drejten te zgjedhe e interpretoje sipas midese se vet. Por historia nuk eshte selektive dhe K.Myftaraj ka plotesisht te drejte ta quaje sharlatan. Fevziu nga njera ane i bie tam-tameve se E.Hoxha e shkruajti historine sipas oreksit te vet, ne anen tjeter ben egzaktesisht te njejten gje.Dhe akoma me keq kujton se ka bere nje kryeveper .Nje peshtirosje 500 faqeshe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.