PD-ja nxjerr Trashanin; Edi Rama merret vetë me të

Postuar në 16 Nëntor, 2011 11:30

Sot nuk kanë dalë zëdhënëset e zakonshme të PD-së e të qeverisë, Mustafaraj e Mëhilli. Në vend të tyre është shfaqur në një konferencë për shtypin deputetja Arenca Trashani. “Të gjithë politikanët kanë përgjegjësi për respektimin e shtetit ligjor dhe respektimin e vendimeve të gjykatave. Ata duhet të japin shembullin e tyre në marrëdhënien me gjyqësorin, qytetarët e meritojnë një gjë të tillë dhe bashkësia ndërkombëtare pret pikërisht këtë”, tha deputetja e PD-së.

Dhe pak më poshtë i ikën stilit disi impersonal, dhe flet drejtëpërdrejtë për Ramën: “Halli i zotit Rama nuk është dënimi i atyre deputetëve, që nga përfaqësues i ka kthyer zyrtarisht në shpifës përsëritës, por frika e rrëzimit të shpifjeve”.

Rama ka vendosur t’u përgjigjet vetë të gjithëve e të gjithave. Ka kohë që nuk nxjerr zëdhënës e përfaqësues të vetët, apo të partisë. Dhe reagimi është piktoresk e disi përbuzës: “Zonja Trashani fort trashë i bie kur mbron vendimet e trasha të gjykatësve që trashanikisht dënojnë opozitën. Po zonjës Trashani ia vënë në gojë këto trashësi që trashen përditë si zullumi që po këputet e ajo i reciton nëpër gjumë!”.

E.G.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Kjo menyra e pegjigjes ne Twitter eshte mjaft koherente, moderne etj, por 90% e personave qe lexojne artikujt online ndodhen jashte Shqiperise, per rrjedhoje menyra e Shperndarjes se lajmit ne Twitter me ane te TV kombetare apo gazetat e dites se neserme eshte pak antitwitter etj. Megjithate problematike kryesore nuk jane papagallet e sales nga selia e PD por grabitjet pa maska ne zemer te qyteteve kryesore e Keshillave te Qarkut qe po pushtohen cdo dite ne menyre te dhunshme e antiligjore nga gangsterat e Sales!

Keto gjera duan pergjigje dhe reagim, nuk mjaftojne ca lutje drejtuar nderkombetareve per te bere thirrje e blla blla blla. C'kuptim ka komprimisi per Kodin Rrugor e te tjere me radhe kur edhe sot ne mes te dites Sala te grabit cka eshte e jotja!!!!!!!

Submitted by anila (not verified) on

Tiku, mos u shqeteso se i japin te gjitha kanalet pergjigjet e Rames, dhe gazetat te nesermet shkruajne gjithashtu.

Rama, ia ka kenduar shume bukur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.