Rrugët tona janë plot me policë? Na zgjidhin problemet? Jo, jane vetë një problem

Postuar në 09 Janar, 2013 03:01
Mustafa Nano

Historia është po ajo, e denoncuar shumë herë e nga të gjitha anët. Ka të bëjë me policor-izimin e bezdisshëm të territorit, sidomos atij urban. Është një prani policore që do të duhej të ngushëllonte qytetarët. Por ndodh e kundërta. Ata janë shndërruar në një problem për qytetarët.

Bien në sy mbi të gjithë policët e qarkullimit rrugor, të cilët, me ato bluzat pa mëngë që në terr lëshojnë një ndriçim fosforeshent, i gjen në çdo orë të ditës e të natës nëpër rrugët e Shqipërisë, e nëpër kryqëzimet e rrugëve të kryeqytetit. I gjen në disa pika të bulevardit, tek ura e Rrugës së Elbasanit, në pikat ku Unaza ndërpritet nga rrugë të tjera, në kryqëzimet e mëdha të Zogut të Zi e të 21-shit, në hyrje e në dalje të Unazës së Re, tek ura e Kamzës, tek stacioni i trenit etj., etj. Syri t’i sheh një e nga një, por edhe në grup. Parkojnë motoçikletat apo makinat diku aty pranë, dhe shpesh u largohen ca metra kryqëzimeve, si për t’u zënë pusi viktimave, e për t’i kapur në befasi. U bëjnë shenjë me atë tabelën, që e nxjerrin përpara dhe e shtrijnë perpendikularisht me trupin e tyre e paralel me rrugën, duke dashur të thonë se nuk mund të shkohet më tutje. Nuk është se kanë ndonjë arsye që të të mbajnë. Jo, thjesht ua jep truri, nxjerrin tabelën, dhe kaq. E në këtë kuptim, viktimat janë të rastit.

Tri herë më ndodhi që të më mbanin para tri ditësh, në fundjavë, natën vonë, teksa po dilja nga shtëpia për të shkuar diku mes miqsh. Duhet të ish ora 23.30, kur më doli patrulla e parë, pas një kthese. Dy syresh kishin ndalur një makinë tjetër, e po jepnin e merrnin me të zotin e saj; kështu i sheh tërë kohën, duke biseduar me duar e këmbë me viktimat e tyre. Po t’i filmosh pa zë, e po të injorosh ngjyrën e uniformave të policisë, të bëhet se janë trafikantë apo banditë që negociojnë ndonjë gjë mes tyre. E nuk është se gabohesh 100%, pasi në të vërtetë janë duke negociuar një zgjidhje të situatës. Qytetarët e ndaluar kërkojnë t’i bindin policët se nuk kanë bërë ndonjë kundërvajtje, apo se kundërvajtja nuk e ka hak atë gjobë që po u vihet, dhe policët ngulin këmbë në të tyren derisa gjendet një zgjidhje e negociuar, d.m.th. del dikush që u fut një shumë lekësh në duar policëve, e kështu secili shkon në punë të vet.

I treti më doli mua përpara, dhe më bëri të frenoja disa metra më tutje vendit ku m’u faneps polici arrogant. Ky i fundit erdhi pas meje, dhe pa më thënë asgjë, bëri të fuste turinjtë në xhamin e hapur të makinës për të shquar se me kë kish të bënte. “Urdhëroni”, i thashë. “Ok, vazhdoni”, m’u përgjigj. “Nuk ka problem, mund të vijoni rrugën”, ma përsëriti, teksa vuri re një ngurrim timin. Me sa duket ai më kish njohur, por unë doja të merrja vesh për ç’arsye ai polic më kish mbajtur afër mesnatës, në periferi të Tiranës. “Pse më mbajtët?”, këmbëngula unë. “Zoti Nano, nuk ka asnjë problem, mund të vazhdoni jetën e natës”. Nuk e shtyva më tutje bisedën. Mbylla xhamin, dhe i dhashë gaz makinës. “Ç’e zgjate aq shumë? Polic hesapi”. Më bëri vërejtje personi që ish me mua në makinë. Është reagimi tipik i yni në të tilla rrethana. Nuk kërkojmë pse-në e asaj që ndodh. Mjaft t’i ikim telashit, por as që duam pse-në.

Te kryqëzimi i 21-shit më doli grupi tjetër. Ish e njëjta pamje. Dy policë po merreshin me një që e kishin ndalur; ia kishin bllokuar derën me trupat e tyre të bëshëm dhe po komunikonin me atë qyqarin brenda në makinën e vet. I treti u dha në rrugë për të më ndalur mua. Isha duke ecur ngadalë, dhe u ndala mu te këmbët e policit, që për çudinë time kish një trup të mirë, të lidhur, e pa bark. Këtë herë, as vetë nuk e di pse, e mora me të qeshur. Hapa xhamin e krahut tim, dhe po prisja buzagaz njeriun me uniformë. Dhe sjellja e tij ishte sipas një skripti të njohur. “Oh, zoti Nano, si jeni? Nuk e dija që ishit ju. Mund të vazhdoni”, më tha, teksa vuri re pamjen time të hareshme, së cilës kushedi ç’interpretim i ka dhënë në kaptinën e tij. Ndoshta, ashtu si dhe unë, s’ka mundur t’i japë ndonjë interpretim. Nuk fola asnjë fjalë. Me po atë pamje kotmëkot të gëzuar mbylla xhamin e makinës dhe bëra tutje. Një sekondë më pas më erdhi të thosha: Vend muti! Dhe e thashë. Maskën e hareshme nuk e kisha hequr ende nga fytyra. Madje, mu në atë çast, me ato fjalë që thashë, m’u bë se i dhashë kuptim asaj maske.

Për herë të tretë më ndalën në orën 02.00 të mëngjesit, teksa po kthehesha në shtëpi. Menjëherë pasi bëra gjysmërrotullimin e Zogut të Zi, shí midis ish-Shkollës së Partisë së Punës dhe Pallatit të Sportit, më doli përpara patrulla e radhës e policëve. Ka ca kohë që i shoh vazhdimisht atje pas orës 23.00. Nuk e di pse kanë zgjedhur atë pusi. Ngaqë atje është një terr i plotë? Ndoshta.

Fjalët e policit që më mbajti kam ca vite që i di përpara se ato të dalin nga goja e tij: “Oh, qenkeni ju, zoti gazetar! Na falni, vazhdoni!” Dhe polici nuk më zhgënjeu. Tha pikërisht ato fjalë. Më besoni, sado i dobët të jesh përballë një mirësjelljeje të tillë e përballë faktit që njeriu i ligjit më shumë nderon autoritetin tënd putativ sesa autoritetin e ligjit, në shumicën e rasteve të vjen për të vjellë nga e gjithë kjo. Nuk duhen shumë mend për të kuptuar se kjo mirësjellje është shenja më e parë e më e qartë e faktit që policët tanë janë kaçakë e bashibozukë. Që nga momenti që një polic të thotë “ah, ju jeni? Ok, më falni”, ai s’është më polic, por është dikush që nuk e ka idenë se ç’është ajo rrobë që ka veshur. Në rrethana të tilla unë përfytyroj vëllain, motrën, të afërmit e mi dhe sepse më vjen të përfytyroj gjithashtu një frazë surreale të policit: “Ah, s’qenkeni ju? Më jepni dokumentet!”

Pastaj, për ç’dreqin do t’i hynte në sy kjo mirësjellje dikujt në një kohë që brenda tri orëve ndalohet tri herë nga policët e Republikës së vet? Këta policë që të ndalojnë në rrugë të bëjnë të të duket vetja si një delinkuent, e nuk ka asnjë fjalë të mirë policësh që të ta heqë këtë ndjesi. Por nuk i thashë gjë policit. Nuk kam se ç’t’i them. Çfarë kam për të thënë, po ia them ministrit të Rendit. Publikisht:

“Zoti ministër, hiqini policët nga rrugët! Jepuni ndonjë motoçikletë a makinë të vinë vërdallë në rojë të trafikut, por mos i lini më rrugëve, sidomos me bllok në dorë, sidomos pak metra larg kryqëzimeve. Janë shndërruar në insekte të neveritshme.

Dhe jepuni urdhër të zbatojnë ligjin për këdo e të mos nxjerrin nga goja shprehje të llojit: ‘Ah, ju qenkeni? Më falni, vazhdoni rrugën’.”

Shqip

Comments

Submitted by salah (not verified) on

police Bujar Nishani: Tropoane Talibane primitiv

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nga njera ane nuk di te shkruash shqip, nga ana tjeter merr persiper t'ofendosh te tjeret. hahaha

N'a mbyten injorantet.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Nano kjo ndodh sepse  shumica janë pa shkollë dhe të zbritur nga fshati nuk kanë fajë faji është i drejtusëve që i kanë dhënë këtë uniformë që nuk kanë pikë respekti për të të ka ënda të shikoshë policët e shteteve Evropiane të veshur shik dhe me një komunikim të regullt dhe vërtet janë pasqyra e shtetit

Submitted by Labi (not verified) on

Perfekt  z. Nano  por  shkrimet  per  problemet  qe  hasin  qytetaret  mos  i  beni  vetem  kur  ju  ndodh  juve. Eshte  mese  e  vertete  qe  problemi  me  kontrollet  e  policeve  eshte  kthyer  ne  nje  gangrene  per  qytetaret. Une  udhetoj  shpesh  neper  qytetet  e  Shqiperise  dhe  ne  nje  fare  menyre  duke  e  ditur  vendet  ku  ata  dalin  per  gjah  mundohem  qe  ti  shmang, por  si  tja  besh  atyre  qe  fshihen  pas  ferreve e  pas pemeve me  ato  aparatet  qe  masin  shpejtesine. Kur  duan  te  te  bejne  presion  per  leke  gjeja  e  pare  qe  te  thone  eshte : dokumentet  dhe  do  te  dalesh  ne  komision  se  ke  bere  shkelje.Ti  nga  halli  qe  te  ze  sepse  qe  te  dalesh  ne  komision  duhet  te  lesh  edhe  punen  smund  te  udhetosh  pa  dokumenta  dhe  duke  e  ditur  se  dalja  ne  komision  eshte  nje  torture  e  vertete  sepse  po  te  jesh  bie  fjala  nga  Kukesi  dhe  te  kapin  ne  Vlore  apo  Sarande  duhet  pikerisht  te  shkosh  atje  dhe  jo  ne  vendin  ku  ti  banon  plus  qe  nuk  e  ke  te  sigurt  se  komisioni  funksionon  ne  oren  dhe  diten  e  caktuar  eshte  nje  kosto  e  madhe, detyrohesh  qe  ti  lyesh  doren  policit  sepse  ske  rruge  tjeter.Per  mua  do  te  ishte  me  mire  qe sa  paguajne  gjithe  keta  police  me  ato  para  mund  te  viheshin  kamera  ne  te  gjithe  gjatesine  e  rruges  dhe  neqoftese  nje  shofer  ben  shkelje  gjoba  ti  shkonte  ne  venbanimin  e  tij  me  poste.Per  te  kapur  ne  gabim  nje  shofer  eshte  shume  e  lehte  por  si  tja  besh  te  gjithe  kembesoreve  kafsheve apo  mjeteve  te  tjera  qe  kalojne  ne  rruge  dhe  per  ata  policat  nuk  thone  asnje  gje.Goditjen  me  te  madhe  keta  police  ja  japin  kamioneve  dhe  furgonave  sepse  e  dine  qe  ato  jane  me  mallra  dhe  shoferet  qe  jane  te  punesuar  do  te  japin  lek  patjeter  sepse  sduan  te  ngelen  pa  pune.Ndersa  keto  te  quajtura  komisione  dhe  qe  vetem  te  tilla  sjane, jane  kthyer  ne  qendra  korrupsioni  sepse  qe  te  mos  dalesh  para  tyre  duhet  ti  japesh  leke  ndonje  sekseri  qe  qendron  afer  komisioneve  dhe  qe  te  qan  hallin  duke  te  dhene  zgjidhjen  me  te  shpejte  ate  te  pageses  sepse  gjoja  dhe  ata  keshtu e  zgjidhin  problemin  kur  i  ze  halli.

Submitted by Dritan (not verified) on

Z. Nano jam nuk duhet t`ju vije kaq cudi qe rruget jane plot me police. E cuditshmja eshte kur rruget te mos jene te mbuluara me police. Ata njerez punonjes policie, heronj te heshtur te te papaguar ne krahasim me vendet e rajonit te cilet mundohen me cdo kusht qe te mbajne nen kontroll territoret e tyre per mendimin tim personal duhet te stimulohen ne pune. Normalisht nqs do te shikohet situata kriminale Z. Nano une mendoj se ka pak punonjes policie ne rruge. Kur ndodh njw krim cdo person i demtuar e kerkon qe per 1 max 2 minuta t`a kete patrullen ne dispoziocion, dhe ne cdo moment te kete siguri ne rruge. Athere une po ju them Z. Nano qe me mjetet qe ka ne dispozicion jane ata punonjes policie qe parandalojne dhe zbulojne krimet qe ndodhin, drejtojne trafikun apo japin ndihmen e pare ne cdo ngjarje qe ndodh.

Sa per thirrjen qe i beni Ministrit per t`i hequr policet nga rruga dhe t`ju jape mjete te motorrizuara, ate eshte e drejta jote si qytetar i Republikes te Shqiperise por te jesh i sigurte qe me mire t`ja beni thirrjen Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit si person i ngarkuar me pjesen operacionale te policise...

Me rrespekt Dritani.

Submitted by pilo (not verified) on

Muç, artikulli mire fare; policet duhet te qendrojne ne zonat ku ndodhin me shume aksidente dhe te jene ne levizje te vazhdueshme ne autostrada ne menyre qe ata qe shkelin rregullat e qarkullimit   te jene nen presion dhe kurre te sigurte se nga u vjen polici, jo si tani qe dihet se ne c'kthese jane mbledhur  gjithe policet.

Por , te lutem hiqe kete "putative" nga shkrimet e tua se na bere me migrene. Perktheje shqip o burre i dheut se nuk te akuzojme per 'purizem'... Ruaj profilin tend, ji vetvetja, c'te duhen keto mballoma moderne prej snobi... Te kam rixha mos e merr per keq se je djale i mire.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

O Muçi. Lexoj me kenaqesi ato çka shkruani ne faqet shtypit dhe pershendes sforcon tuaj per te qene sa me realist.Por ......

Qofsha i gabuar dhe me fal nese nuk e kam kuptuar ironine ne fund te artikullit.

Kur i drejtoheni ministrit aktual te rendit ne forme publike ne rast se nuk e njihni kapacitetin apo formimin e tij atehere keni humbur sensin e realitetit.  Eshte qelbur peshku nga koka o Muç !!!

Dhe duke perifrazuar Cajupin do te thosha:

Cdo pun' e ke ber mire

po nje gje bere pa mende

dhe prishe punen tende

kur bere lecke policine,

ç'pate qe shqetesove  Mul - zine. Qe vazhdon :

Se të mos qenkej kjo farë,

bota do të vinte mbarë,

dhe do të lulëzonte,

Shqipëria do t'gëzonte.

Submitted by RP (not verified) on

hahhahahaaha,z.Muçi,po beke kursin per shef Rendi.Ti del per"jete nate"apo per kontroll "kontrolloresh"trafiku?Une kam ardhur dy here nga Milano-Trieste-Kroaci-Mal i Zi-Tirane.Nga Milano deri ne Muriqan s'me pa syri asnje bllok policie,perveç doganave.Nga Shkodra deri ne Tirane me kane ndaluar ne mos te them 10 po nja 7-8 patrulla po.Nga gjysem ore sejcili,qe kur nuk ke ndonje problem te pyesin si i ke nga fshati dhe a ke ndonje kusheri qe policet e njohin,i bie qe nja 3 ore ti humbesh me ndalesat e policeve.Njeri me pyeste nese binte shi andej nga veriu i Italise;gallate pa para!Ma merr mendja qe ty te shterngojne doren dhe bejne me ty ndonje foto me celular ne vend te autografit.Hahhahaaha,e nderojne celebritetin te pakten.

Submitted by f d (not verified) on

Je me fat M.Nano se dhe te pershendesin policet rrugore !

Po te kisha qene une ne vendin tend ate nate  duhet te nxirrja makinen ne shitje per shlyerjen e gjobave me bllok a nen dore !

Dil me makine po deshe e te mos kesh nje grusht me para ne xhep (se portofoli na ka humbur) per te kaluar pengesat 'ligjore' rrugore !

Ne kohe krize keto 'monstra' rrugore behen dhe me te babezitur, pale para zgjedhjeve se duan shefat financime per 'voten time' , qe e blejne me leket e mia!

Sa me shume padrejtesi aq me shume urrejtje; por urrejtjen e shfryjme ne familje me gruan e femijet...dhe jo ne...

Submitted by Vlora (not verified) on

Artikull shume i dobet, ka kohe qe Nano nuk ngre me asnje problem te qenesishem. Per mendimin tim Nano duhet te ndjehet shume ziliqar ndaj Meros

Submitted by Gjon Kelmendi (not verified) on

Ju pergezoj per artikullin me nota letrare qe mbulon deri diku realitetin. Per mendimin tim eshte e vertete madje dhe tragjikomike kjo sjellje e policise rrugore qe shpesh here ndodh ne rruget nacionale. Por mendoj qe faji per kete si dhe per reputacionin teper te ulet te forcave te rendit sidomos te qarkullimit rrugor eshte i lidershipit dhe pergjithesisht i kultures tone inekzistente shtetformuese. Nuk mund te fajesosh disa police rrugore qe me pozicionin qe kane ne radhe te pare prozvalen dhe neperkemben nga vete drejtuesit e tyre, nga cdo politikan dhe madje dhe nga gazetare dhe kjo ndodh sepse nuk funksionon ligji por influenca, nuk funksionon polici por politikani etj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.