Vetëm 6 vite burg për kardinalin Xhorxh Perl

Postuar në 13 Mars, 2019 12:12

Kardinali australian, Xhorxh Perl, i treti në hierarkinë e Vatikanit deri pak kohë më parë u dënua me gjashtë vite burg për pedofili dhe abuzimi seksual, por mund të vuajë periudhën e detyrueshme minimale të dënimit me tre vjet dhe tetë muaj.
Gjykatësi, Peter Kidd shpjegoi gjatë shpalljes së vendimit se për dënimin e Kardinalit mori parasysh edhe moshën e tij. 
Perl rrezikonte dënimin me 50 vjet burg për abuzimin me dy fëmijë të korit të Kishës në Melburn në periudhën 1996- 1997. Djemtë ishin 13 vjeç në kohën kur zhvilloheshin ngjarjet, në katedralen e Shën Patrikut.
Gjykatësi edhe pse denoncoi ashpër "arrogancën" e Kardinalit, shtoi se ai meritonte trajtim të denjë nga drejtësia. Papa Françesku premtoi të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kuptimplota për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve pas përfundimit të një seance kishtare mbi pedofilinë. Klerikët që janë fajtorë për abuzim janë "mjetet e Satanait"- deklaroi Papa, duke premtuar se do të merret me secilin rast me seriozitetin më të madh.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E po me kaq burg paska fatin ta vazhdoje serish zanatin e vjeter, pasi te dale!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.