Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur…

Postuar në 05 Janar, 2013 04:30
Eda Derhemi

Bën xhiro nëpër media (madje edhe Zëri i Amerikës në shqip, pati aq pak lajme të rëndësishme sot , sa gjeti ca vend të fuste edhe Kostën brenda) dhe si thashethem, lajmi që Kosta Barjaba është kapur duke vjedhur familjarisht në një qendër të madhe tregtare veshjesh në Amerikë. Në Nordstrom, në fakt; rastësisht, po ajo mapo ku ble shumicën e veshjeve edhe unë, sido që e përdor veç në Internet, se s’kam kohë të shkoj atje ku është. Nuk po shkruaj se njoh Nordstrom-in, por se kam njohur Kostën, së paku dikur. Dhe sepse jam e tronditur dhe se shoh që pasqyrimi mediatik i lajmit është më i madh sesa duhet të ishte. Ndaj po shtoj edhe unë timen, se, në këtë pikë, më shumë bën drejtësi dhe përmirëson shanset e ndriçimit më realist të asaj që ka ndodhur. Më bën të shkruaj një mendim disi të plotë për sa ka ndodhur, edhe sasia e shpërpjestuar e komenteve online prej njerëzish pa më të voglën njohje për njerëzit apo për ngjarjen. Unë nuk dua ta besoj sa thonë se ka ndodhur, por si lajmet që merren online nga site amerikane, si raportimet nga gazetat tona, si konfirmimi policor i Palo Altos nëpërmjet Zërit të Amerikës, si justifikimi zyrtar thuajse qesharak i Kostës vetë për mungesën e lejës së qarkullimit, të gjitha nuk e ndihmojnë aspak Kosta Barjaban në këtë inkub që ajo familje po jeton, dhe në atë çka ne mbetemi të mendojmë.

Nuk dua ta shfajësoj në çfarë ka ndodhur, edhe sikur historia të jetë ndryshe: secili i bën vetë hesapet e veta dhe e përballon vetë botën dhe detyrimet që ka. Nëse Kosta ka vjedhur në dyqan, duhet t’i nënshtrohet procedurave të cilave u nënshtrohet çdo qytetar që vjedh në dyqan, dhe nuk e di si kjo funksionon legalisht, nëse kjo ndodh në Amerikë apo Shqipëri (Me sa di unë Kosta nuk është qytetar amerikan); përveç kësaj, në punë, sidomos duke qenë kjo, mësimdhënie, duhet po ashtu të ndiqet po ajo rregullore në raport me profesionin që kryen; dhe nëse ka detyra politike, pa dyshim që nuk mund të lihet të drejtojë më tej… (kjo sipas meje vetëm, se, kur drejton me forca të reja dhe entuziazëm të pashtershëm Ilir Meta, këto të Kostës janë çikërrima).

Nuk e kuptoj, gjithsesi, përse duhet të propagandohet kaq fort nëpër media rasti i tij. Ndoshta ngaqë është një ndjesi shumë e keqe ajo që marrim duke menduar se një akademik shqiptar vjedh një kostum burrash dhe një çantë Coach në dyqan. Nuk e di nëse do ishte ndryshe po të kish vjedhur një bankë ose një fabrikë diamantesh. Ndoshta në atë rast do krenoheshim e do thoshim “shih-shih sa i mençur është”? Ndoshta ekoja e fortë në media dhe nëpër shtëpitë shqiptare vjen edhe se kështu del “fjala e grekut” se shqiptarët vjedhin, gjë që shqipatërt nuk duan ta besojnë? Nuk ka grup të varfër e të keqtrajtuar që nuk vjedh, shqiptarë, grekë apo amerikanë qofshin. Ndaj kjo në vetvete s’ka pse të jetë aq alarmante, se dihet që s’ka lidhje me gjenetikën. Unë, po të isha duke vdekur urie, të mos mund të gjeja bukë e të mos ma jepnin, do ta grabisja pa u menduar dy herë. Sikur kjo t’u nevojitej fëmijëve të mi, aq më shumë. Por, nga sa njoftohet, nuk bëhej fjalë për bukë. Dhe Kosta ka dy fëmijë në dy universitete shumë të mira amerikane. Do me thënë që çështje të të qenit shtrënguar nuk mund të jenë problem i tij. Pastaj, shtrënguar për çfarë? Për çanta të shtrenjta dore?

E di që, brenda meje, kërkoj me sa mundem logjikë për sa ndodhi, e do përpiqesha gjatë të gjeja arsye ta justifikoja sa ndodhi, po të kisha shpresë se do gjeja gjësend. Dhe ende pres një farë mrekullie të më shpjegojë se sa është thënë ishte një gabim trashanik i shkaktuar nga një situatë e jashtëzakonshme tjetër për tjetër. Por, pa një lajm të ri përgënjeshtrues të besueshëm, s’kam armë të luftoj. Dhe arsyet po më lenë vetëm. Varfëria nuk është pra kartë që mund të luhet.  Por njerëzit bëjnë edhe marri: sheh një gjë të mrekullueshme që e ke ëndërruar keqas dhe ke hequr shpresat ta kesh; pastaj të del përpara, ti gjendesh bosh, dhe e merr. Fle me të dhe i gëzohesh… (por në fakt nuk fle dot, se e di që s’është e jotja). Mua më ka qëlluar  që të jem duke ecur rrugës dhe të ndiej erën e specave të mbushura të sapodala nga furra, dhe u kam trokitur në derë njerëzve të panjohur dhe u kam kërkuar një spec. Jo, nuk isha shtatzënë. Kam frikë se po të më kish dalë tava pa njeri përpara, do ta kisha marrë atë specin, sido që s’qe i imi. Por kjo historia e familjes së Kostës nuk mund të ishte as edhe një marri e tillë për dicka që të ka djegur zemra fort. Ata u nisën qëllimisht të shkonin në qendrën tregtare, dhe madje, familjarisht. Nuk është as kleptomani dhe as dëshirë për t’u aventuruar si familje, e mori djalli.

Unë them me bindje se s’kam pasur asnjëherë rast të mendoj se Kosta ka qenë njeri i keq dhe pa moral. Nuk ka qenë shok i afërt, por e njoh që nga vitet e Universitetit kur të dy merreshim me çështje të rinisë (revolucionare), dhe e kam takuar dhe kam folur së paku pesë-gjashtë herë në këto vjetët e demokracisë. I kam thirrur me mend gjithë situatat ku e kam ndeshur, dhe më rezulton bujar, i butë, i gatshëm për ndihmë, mendjemprehtë, i dashur e i kujdeshëm që të mos lëndojë. Ndoshta kam menduar edhe se ka natyrë paksa dinake dhe nuk kam qenë e sigurtë nëse beson vërtet në teoritë që mbron, apo vetëm i duken se ato sjellin më shumë përfitim. Por, këto dy të fundit, i kanë shumë njerëz që shoqërisht janë njerëz të mirë e nuk dëmtojnë; e pastaj, unë mund të jem krejt e gabuar. Shkurt, unë mendoj mirë për të. Por a është tip që vjedh? Mundet. Këtë unë nuk e di. Dhe pres që e gjithë historia të marrë një lloj drejtimi më faktik tani që u bë muhabet i gjithë botës. Kjo mua, edhe nëse është e vërtetë, nuk më bën të mendoj se dikush duhet të shkojë në litar, sidoqoftë. As edhe një politikan i rëndësishëm, që u lidh me penjtë e krimit të vet jetët mijëra njerëzve, madje edhe që vret, në një rend njerëzor nuk duhet të ketë trajtim jonjerëzor e të pamëshirshëm. Sido që për këtë tipin e politikanit, unë do isha e pamëshirshme me analizë verbale. Por të gjithë duhet të paguajnë drejtësisht pasojat e asaj që kanë bërë. Problem është që në Shqipëri risku është ndryshe: po vodhe një çantë, e ke punën pisk, por po vodhe miliona e miliarda, dhe sidomos po vodhe aq dhe je edhe politikan, atëherë të mbron sistemi. Madje atëherë ti ke edhe të drejtë të përbuzësh atë vjedhacakun e mjerë të gjërave të vogla. Dhe kam frikë se Kosta në Shqipëri e ka punën pisk. Nuk ka vjedhur sa duhet.

Ka dy gjëra që më rëndojnë kokën dhe që nuk i fal dot në këtë mesele (ende them, sikur kjo të ketë ndodhur vërtet, dhe mos qoftë kështu!). Se si i ka lidhjet me gruan në një akt të tillë, nuk më impresionon fort, por si është e mundur të fusë në këtë çorbë të shëmtuar fëmijën e vet? Për mua ky (nëse është kështu) është krimi i vërtetë. E dyta, si është e mundur që, pasi shkeli për kaq vjet rresht pragun e të qenit mësues, të të marrit dije dhe të të dhënit dije, vetja e vet, tashmë shkencërisht, etikisht dhe estetikisht e ditur, e çoi pastaj që të vidhte rroba? Një doktoratë nga universiteti i Tiranës dhe një master në Harvard, s’janë dëshmi e asgjëje; por mësimdhënia, në çfarëdo hallke shkollore qoftë, është vënia e vetes para atij që rritet dhe edukohet. E para gjë që bëhet, ështëlufta me veten dhe pastrimi i vetes. Unë, sado që me dhimbje, jam përpjekur t’i kuptoj gjithnjë emigrantët shqiptarë që vidhnin nëpër supermerkatot e Perëndimit, sidomos ata që vidhnin atlete dhe jo Mercedesa, sidomos ata që ishin të rinj e të vetmuar, sidomos ata që nuk e kishin si aktivitet të organizuar familjar. Por jam e sigurtë që edhe ata kanë ndryshuar, e kanë turp nga ato ditë. Njeriu ka nevojë të ndihet dinjitoz, dhe atë ia jep së pari respekti për veten. Ndaj jam pa gojë në këtë çast, dhe s’di si të mendoj.

Unë do doja që e gjitha kjo të kish marrë heshtje mediatike. Ai që kreu një krim, sado i vogël, duhet të paguante për të sipas të gjitha hallkave legale, administrative e politike. Për mua pagesa më e lartë është ajo që të jep ndërgjegja jote… më pas. Ajo është më e hidhura dhe asaj nuk i shpëton dot kush. Por kjo që iu rezervua Kostës nuk është pagesë e drejtë, them unë. Këtë unë e shoh si linçim publik. Dhe këtë nuk ia uroj askujt, dhe nuk besoj se është civile. Por gjithashtu shpresoj se nuk shpreh nëpërmjet gjithë këtij meditimi pas asaj që dëgjova për ngjarjen në Palo Alto, thjesht konfuzionin tim (dhe tëndin?) për diçka që nuk mund apo dua ta besoj. Vetëm se nuk jam e sigurtë që s’është tamam kështu, siç nuk jam më e sigurtë për shumë gjëra tani. Dua vetëm të them se, në një moment si ky, thashethemet dhe ekzagjerimet janë më i keqi shërbim që i bëjmë vetes.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

me pelqen shume artikulli sepse ben perpjekje qe te veje ne dukje disproporcionet apokaliptike midis gjykimeve amorale te shumta ne kohen e sotme. Per mendimin tim Kosta po paguan pervec asaj te keqeje qe presupozohet te kete bere, edhe punen e tij perkrah P. socialiste. Pa folur per gezimin e zi dhe infantil te kundershtareve politike te tij, dua te them se edhe PS -ja veproi shpejt e shpjet duke lene te nenkuptohej edhe kompleksi i frikacakut i keasaj partie.

Submitted by Dardan (not verified) on

Se desh harrova. Duhet te gelltitesh komplet kazanin e corbes se prishur qe te mos vjellesh asnje sekonde te jetes.

Submitted by Genti (not verified) on

Interesi qe ka ngjallur ne media rasti Barjaba motivohet nga dy faktore kryesore. Se pari, perqasja e distancimit nga mekatari, per te lartesuar veten. Se dyti, maxhoranca po e shfrytezon ne maksimum kete ngjarje per t'i ulur pike opozites.

Submitted by Verter (not verified) on

Genti,kjo eshte e vertete por, problemi qe shtron artikullshkruesja eshte nese duhejt te jepej a po jo lajmi! Zonja qe ka shkruar artikullin, te na jape ndonje rast kur figura te njohura te lidhura me politiken,ne perendim ,bile vete ne USA, ne raste te tilla te jene kaluar ne heshtje..., nuk asnje rast, asnje per be,perkundrazi , per gjera te tilla ne USA e boten perendimore ne pergjithesi, ta nxjerrin ujet e zi!

Submitted by Albi (not verified) on

Kot, a mund ta di si arrin Kosta te paguaj per femijet e tij te shkollohen ne Stanford, nje vend ku bashke me koston e jeteses nje vit i kalon 60-70 000 $ ne vit. Nga i ka gjetur ky "akadamik" tere keto para?

Submitted by Anonim (not verified) on

O Albi, po pse pyet more djale? Akoma nuk e ke te qarte? Po duke vjedhur pra! Ndoshta jo me shuma te vogla, por prape duke vjedhur :)

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kostes i ka dale ne mbrojtje Fafri Bahlliu tek 55. Kostumin nuk e vodhi per vete. Po kishte nje porosi nga nje burre rreth dy metra i gjate. Me kete skenar te Fafriziut, pritet te behet nje skenar filmi...

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Lajmi thote se Kosta Bajraba ka dale nga mapoja (mall-i) dhe pastaj ka hyre prape ne te ku eshte akuzuar se ka nxjerre jashte (vjedhur) canten me tesha sepse nuk e kishte paguar.

Une kam blere me mijera here ne Ameriken e Veriut dhe e di si behet situata ne blerjet e fund vitit. Nuk ke ku te hedhesh kokrren e molles nga njerezit e shumte.

Hamendesoj se Familja Kosta, qe do kete blere edhe artikuj te tjere, ose ka harruar vertete te skanoje canten tek kasa nga konfuzioni qe ishin tre veta (ose kane bere sikur e kane harruar!). Kur kane dale nga mapoja ka bere pip sinjali, i kane therritur mendjes te kthehen mprash te paguajne canten (se do njoftohej policia e do i kerkonin permes kamerave) dhe kur eshte kthyer eshte akuzuar nga security i mallit qe ato dite perjeton nje stres te papare nga moria e njerezve dhe e vjedhjeve qe kryhen ne fund te vitit. Policia eshte njoftuar doemos dhe keta e kane ngrene.

Une, ne ndonje rast shume te rralle, kam dale nga malli me ndonje artikull te papaguar sepse ose s'kam pasur fort mendjen se c'paguaja (kur blen nje mori artikujsh ne dyqane te ndryshme) ose shitesi ka kujtuar se e kam blere filan artikull ne dyqanin perkarshi dhe nuk e skanon qe ta fuse tek fatura totale. Ka bere pip sinjali kur kam dale nga dera, por shitesit me ka thene vazhdo se duhet te jesh Ok. Kur kam shkuar ne makine dhe kam pare faturen te shoh sa kam prishur, me ka dale ndonje mall i papaguar ndaj jam kthyer menjehere ne dyqan. Por fatmiresisht nuk ka qene as fund viti dhe ne dyqan nuk ka pasur mijera njerez sic behet ne fund viti. Ne raste te tile askush nuk te kushton vemendje, askush nuk mendon se situata u del pastaj jashte kontrollit nga moria e njerezve dhe askush nuk vlereson ndershmerine tende nqs kthehesh mbrapsh por te procedojne direkt qe te justifikojne se po punojne me kapacitet te plote qe te kapin vjedhesit.

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Nuk mund te kete qene Kosta vjedhesi, hamendesoj.

Tek detajet fshihet djalli. Ose engjelli.

Sic degjova(ah, lexova), familja Barjaba u kthye ne dyqan, me canten me sendin/sendet e vjedhura. Duke realizuar se ishin te survejuar/ndjekur nga rojet e dyqanit, flaken canten dhe u larguan, per tu kapur ndersa po hypnin ne makine.

Menjehere te vjen pyetja: Pse u kthyen ne dyqan me mallin e vjedhur? Per te vazhduar akoma te vjedhin?

Cdo llogjike te thote: Jo! Sikur te donin te vidhnin akoma, me se paku,  do te kishin lene ne makine mallin e vjedhur per tu rikthyer ne vjedhje.

Athere, pra, pse u rikthyen ne dyqan me mallin e vjedhur?

Nje nga skenaret me te mundshem te kesaj historie per tju pergjigjur pyetjes "pse u kthyen" po e sjell une, fare modestisht, per ata lexues qe jane jashte emocioneve apo deshirave per ta politizuar ceshtjen apo per tu gezuar qe nje familje "socialiste" u kap duke vjedhur ne menyre ordinere.

Ja nje skenar: Vajza e Kostes ( ç'te ben femija, s'ta ben as perendija), ose gruaja e tij ( sic flitet, te pakten ne Amerike, zakonisht, jane grate e shqiptareve qe vjedhin ose jane kapur duke vjedhur dhe asnjehere, ose pothuajse asnjehere,  burrat shqiptare), pra vajza ose gruaja e Kostes, jane tunduar dhe mendjelehtesisht, kane vjedhur placken/plackat.  Ssic bejene shumica e burrave shqiptare ne dyqanet e medha te amerikes kur shoqerojne grarine e tyre ne "shoping", Kosta nderkohe do te kete qene duke u sorrollatur pa i kushtuar vemendje cantave te grarise.

Kur kane dale jashte dhe do kete realizuar nga fjalet apo paniku i grarise se tij per aktin e vjedhjes, perfytyroj, eshte cmeritur apo lebetitur. Ç'ti besh evlatit/gruas aty ne publik? Ta vrasesh, ta rrahesh, ti ulurish? Mbase, keshtu duhet bere,por zakonisht nuk ndodh keshtu, sidomos per njerez te edukuar si Kosta.

Athere, gjykoj, e vetmja rruge per te ka qene te ktheje mallin e vjedhur ne dyqan dhe ta lere aty, pa deklarur dhe te ike nje ore e me pare nga skena e krimit per te vazhduar leksionet e moralit me grarine e tij, ne shtepi. Ky eshte varianti im llogjik i kesaj historie te dhimbshme.

Dhe per me tej? Rrjedha e ngjarjeve eshte ajo qe ndodh kudo ne bote kur nje figure publike i nenshtrohet akuzes/linçimit publik per akte te denueshme moralisht, jo më per vjedhje ordinere, por edhe per akte qe pranohet nen ze se i bejne shumica e atyre qe cirren ne korrin e persekutuesve. ( Kali i kapur, shin lëmën).

Duhet te kesh nje kurajo dhe integritet te larte qe, pasi je bere personazh i nje vulgariteti te tille, ta pranosh publikisht ate dhe te dorehiqesh jo vetem nga pozita jote zyrtare, por edhe nga pozicioni yt shoqeror, akademik dhe i mirevleresuar ne shoqeri i ndertuar gjate gjithe jetes tende me mund dhe durim.

A mundet kush tja kerkoje Kostes kete lloj katharsi ku do ti duhej per me teper te pranonte dobesite dhe vesin e grarise/familjes se tij?

Une besoj qe, jo!

Personalisht, une besoj, megjithate, qe Kostes do ti kushtonte me pak, po te kishte zgjedhur kete rruge te veshtire per te komunikuar me publikun dhe te gjithe ata qe e kane njohur, e kane vleresuar dhe e duan, ne fund te fundit.

Sa per shoqerine tone, mendoj, se humbja e njerzve si Kosta, eshte nje harac i rende.

Po aq i rende sa çeshte mbajtja ne krye te vendit e nje hordhie hajdutesh, te kthyer ne profesioniste tashme, te cdo resursi material, shpirteror dhe moral te Shqiperise, qe as qe do tju shkonte nderment te benin ate gjestin e thjeshte te fajtorit qe kthehet ne vendin e krimit per te flakur torben e sendeve te grabitura.

Submitted by f d (not verified) on

S'kemi dhe pse qajme me lote e oi , ne jete shijne lemin jo vetem kuajt...

Ne fund te fundit ishte nje bashkejetese qe u prish. Jeta nuk mbaron ketu, do te gjendet nje bashkejetese tjeter, me harac a pa harac...

Nuk eshte pergjegjesia jone papergjegjesia e familjes Barjaba !

Submitted by Dardan (not verified) on

Ne rast se problemi qendron vetem ne ate qe skaneri i deres per dalje ka bere pip dhe kjo familje eshte ktheyr mbrapsht, jam i sigurte pas kesaj se kjo nuk do mund te jete gje tjeter vec nje "shume zhurme per asgje" dhe atehere qofte "gazrat" e PD qofte komplesi i frikes i PS do te jene do i sherbejne vetem "WC"-ve.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kjo ketu poshte eshte historia (per ata qe dine anglisht) sipas policise, se kur nuk jepet lajmi tamam, lodhim koken me hamendesime. Nga te gjithe komentuesit me duket se eshte me afer Mirvixhani: ka mundesi qe gruaja ose vajza te kane bere sikur kane harruar te skanojne tek kasa canten dhe ky i ka thene po c'beni moj te uruara, ktheni mbrapsh mallin qe nuk eshte paguar.....Sipas zedhensit te policise, dikush akuzohet njesoj per vjedhje, edhe sikur te tentoje te ktheje mbrapsh mallin e marre.

Vijon historia.

A father, mother and daughter from Albania are facing burglary charges in Palo Alto after allegedly attempting to steal men's clothing and an expensive purse from a department store, a spokesman for the Palo Alto  Police Department said.

Kosta Barjaba, 52, as well as his wife Fatbardha Barjaba, 52, and their daughter Jonniada Barjaba, 23, were arrested on Dec. 27 after police  said they took items from a Nordstrom store at the Stanford Shopping Center, police spokesman Officer Sean Downey said.

The trio entered Nordstrom in the early afternoon and loss prevention observers told police the family left with a bag containing men's clothing and then returned to the store a second time with the bag, Downey said.

The loss prevention officers watched as one of the Barjabas allegedly purloined a Coach purse worth $238, Downey said.

As the suspects exited the store, loss prevention officers stopped them outside and tried to detain them, Downey said.

The father, Kosta Barjaba, then threw the bag of items back into the store and he and his wife ran away while loss prevention was able to detain the daughter, Downey said.

At about 2 p.m., loss prevention called Palo Alto police who found and arrested the wife and recovered the Coach purse a short distance away  from Nordstrom, Downey said.

Police then received a call from a pay phone from the father, who reported his wife and daughter as missing persons, Downey said.

Officers arrested the father after answering his call, Downey said.

The three suspects have been charged with two counts of burglary - one count for each trip they took into the store -- and one count each of conspiracy to commit burglary, Downey said.

A person can still be charged with burglary even if they return what they stole, Downey said.

The three suspects were taken to San Mateo County's Maguire Correctional Facility in Redwood City and later released on bail, according
to a jail clerk.

The three Barjaba family members are all listed as citizens of Albania, but the daughter has an address at Stanford, Downey said.

Submitted by Anonim Agroni, ... (not verified) on

Perjashto xhepistat , qe e urrej si xhest, nga te cilet personalisht jam djegur une dhe jane percelluar anetar te tjere te familjes time..vjedhjen une e konsideroj zotesi.

Cili shqiptar nuk ka vjedhur dicka nga nderrmarja e tij ?

Per vehte kam vjedhur nga ndermarja deri aty sa frika me lejonte te merrja..kupto te vidhja.

Neper dyqane kurren e kurres nuk kam vjedhur..jo nga morali ..por nga frika dhe turpi.

Ata qe vjedhin ..jane te zote.

Sa me e madhe vjedhja..aq me te zote une i konsideroj.

Kur vjedh..turp eshte me te kap..qe do me thene nuk je i zoti deri sa te kapen.

Ky eshte mendimi im.

Submitted by RP (not verified) on

populli thote qe zullumi keputet atehere kur trashet me shume.Ketu me duket sikur grate jane tunduar dhe e hengri Kosta,po keshtu jane keto pune.Ajo qe me ngacmon eshte tjeter.Mbesa ime ka mbaruar per mjeke ne Shba,biles qe ne kolegj punonte darkave kamariere dhe per te perballuar shpenzimet universitare u detyrua te merrte edhe kredi studenti,perveç punes,qe nuk e la gjersa filloi punen si mjeke.Cuditem sesi Barjaba ka dy femije ne  universitet,biles nga Shqiperia;nuk di nese ata punojne apo jo,se te marresh kredi duhet te jesh amerikan me nenshtetesi si mbesa ime.Mbase Kosta ne kete rastin e supermarketit eshte jashte loje,por zullumi mund te jete i vjeter,si i shume funksionareve shqipo qe dergojne femijet ne universitetet e shtrenjta te botes me nje mizerje rroge prej 500 euro ne muaj.Kjo me ben te reflektoj.Une kam deshiruar te mbaroj edhe nje universitet tjeter,biles kam 15 vjet qe punoj si qeni,s'kam lene zanat e pune pa kaluar ne lekure,por s'ka kohe miku im per shkolle,se me leke djerse nuk shkon dot asgjekundi.Znj,Derhemi mund ta dije me mire sesa e kushtueshme eshte shkolla e sa sakrifica duhen,ndersa ka shume femije bullafiqe te ketyre shqipove me kollare qe i bredhin shkollat e shtrenjta sikur te jene biçikleta.Nuk e di,por paradoksalisht keta bullafiqer do jene"intelektualet" e neserm,qullashe dhe kapriçioze,pasi jeten ua rregulloi baba nga Shqiperia,mbase duke vjedhur me te dy duart nga fondet qe mund te rregullonin jeten e shume familjeve t varfra shqiptare.O z.Muçi,prape fillove me Captcha-n ti?Ke frike se do na gjeje identitetin ai Nashua,vishua,si e ka emrin?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.