Hapet “gara” për postin e Presidentit
Dje ishte Nard Ndoka, kreu i partisë demokristiane, që e hapi lojën. Ai i bëri thirrje opozitës që të mbështeste fort idenë e rikandidimit të Bamir Topit, s’ka gjë se (madje pikërisht ngaqë) ky i fundit vjen nga e djathta dhe mbetet i djathtë. Në pamje të parë, nuk duket ide e keqe kjo e Ndokës. Një “endorsement” në favor të Bamir Topit nga ana e socialistëve nuk do të mund të paragjykohej. Në teori. Mirëpo në praktikë Berisha ua ka prerë dhe këtë rrugë. Ai ka nxjerrë tezën që “Topi është në xhepin e Ramës”.
Në fakt, opozita nuk ka mundësi të diktojë në këtë histori. Ajo, për shkak të “marifetit” kushtetues që bëri Edi Rama me shpresën se qari do të ish i veti, s’mund të kondicionojë asgjë në procedurën e zgjedhjes së presidentit: janë mjaft votat e maxhorancës për ta zgjedhur. Dhe në atë kamp kanë nisur lojën, gjithashtu. Sot doli Zef Bushati, kreu i Partisë Aleanca Demokristiane (ka marrë një start demokristian kjo histori; rastësisht?), dhe propozoi Jozefina Topallin. Në tekstin, me të cilin u vesh publikisht ky propozim, përveçse thuheshin plot fjalë të mira në adresë të Topallit (gjë e pritshme dhe e kuptueshme kjo), lëshoheshin dhe ca silura në adresë të Topit “të shitur tek e majta”. Do ta tjerrin gjatë këtë avazin e “Topit në xhepin e Ramës” në mënyrë që ta diskreditojnë idenë e “Topit President”, e në mënyrë që - kjo është më e rëndësishme – për të shkurajuar ndonjë “endorsement” të mundshëm ambasadorësh.
E.G.
Comments
Keto komentet e E.G-se, sepse
Keto komentet e E.G-se, sepse me ngjajne me stilin e Mustafa Nanos. I kam lexuar te gjitha dhe i shoh pothuajse binjake me te Nanos. Qofsha e gabuar!
Edhe mua ashtu me duken, si
Edhe mua ashtu me duken, si te M.Nanos. Stili eshte pothuajse i njejte. Dhe futja e shume fjaleve te huaja (p.sh, endorsemenet) shpeshere krejt te panevojshme, eshte nje detaj tjeter qe me ben te dyshoj se eshte M.Nano autori
Add new comment