Në librin “Kurban”, Rama lë një dritare hapur për riafrim me Metën

Pasi në faqet 69-70 të librit “Kurban” jep një opinion tejet negativ për Ilir Metën, Edi Rama, në faqen 71, hap një dritare për një rishikim të këtij opinioni në të ardhmen. Shkruan Rama: “Sidoqoftë, e gjitha kjo është një pamje e krijuar në vite, nga afër e larg, nga brenda e jashtë, si bashkëpuntor e kundërshtar, që, ashtu siç nuk është e thënë të jetë më shumë sesa një e vërtetë thjesht e imja, s’është as e thënë të mbetet e vërteta ime e fundit për Ilir Metën. Kjo botë është e bukur, sepse nuk është e dhënë njëherë e përgjithnjë…” Dhe në faqen 72, Rama e mbyll opinionin e tij me një vlerësim pozitiv për Ilir Metën: “Çka, pa farë dyshimi, koha s’ka për ta ndryshuar në mendjen time e s’do ta ndryshojë as mendimin tim, nëse kaloj ndonjëherë në këta rreshta vite më vonë, është vlerësimi im pozitiv për mbështetjen e tij në kohën kur Tirana nisi fluturimin nga aty ku s’shihej qielli e shpresa kalbej në plehra.”
E.Zaloshnja
Comments
Dashuri te vjetra me adrese

Dashuri te vjetra me adrese te harruar...Dritare te hapura per ajer te fresket dhe jo tymnaje mbeturinash te djegura...Histori per histori nese do t'i lipset kujt...Xhingla-mingla te zvetenuara...Arrivistat te shajne deren, por ama te pijne dhe veren...Aman, aman ne keto kohe qe pjelle njeriu shejtan nuk ka derman...

Zaloshnja lexokerka shume

Zaloshnja lexokerka shume ngadale, paska arritur jo me larg se faqja 72, nderkohe qe Rama jep opinione per Meten, Berishen dhe Nanon thuajse gjate gjithe librit. Keshtu p.sh. ne faqet 302-307 Rama e pershkruan negativisht Meten (kjo pjesez e librit eshte botuar paraprakisht ne shtypin e perditshem) ''..Duhet një penë e fortë, që unë s’e kam, për ta vizatuar me fjalë portretin e Ilir Metës kur është i gjithi i pushtuar prej sëkëlldisë së dyshimit e frikës që i shkon në kockë dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figurës e zërit, fytyra i buzëqesh ndërsa sytë i lëvizin ngado për të mos ndaluar mbi fytyrën e të dyshuarit në karrigen përballë, njërën dorë, atë pa celular, e vë në mes duke kapur rripin e pantallonave, fjalitë që thotë janë të rralla, tek-tuk edhe pa asnjë lidhje me bisedën, një mërmërimë në formë “ë”-je të zvargur i del hera- herës sikur njëkohësisht ndjek bashkëfolësin e i thotë vetes, po të dëgjoj e s’po të flas dot tani, çohet për ndonjë telefonatë pa lidhje, ulet prapë, derisa në fund, pasi e dëgjon e dëgjon, plas papritmas një të qeshur buçitëse me kokën e shtriqur pas e supet që tundet nga gazmendi, pastaj dëgjon edhe njëherë të njëjtën gjë nga ana e bashkëbiseduesit të sëkëlldisur po ashtu ngaqë s’i vjen asnjë valë tjetër veç dyshimit të përçuar nga çdo pore e Ilirit dhe çohet duke thënë gjithnjë një frazë që lidhet me një “mirë do flasim”.

PS kishte një të metë të

PS kishte një të metë të madhe, sepse ndonëse parti e majtë, kishte marrë më shumë ngjyrë të djathtë. Me programin e ri që publikoi, jo vetëm që mori ngjyrën e vet natyrale të majtë, por qartësisht ka hedhur për konsum më të mirën e mundshme realisht të zbatueshme si fillim.

Por kjo nuk mjafton. Shifrat dhe aq më pak programet nuk nuk mund të jenë kurrsesi aq bindëse për një qeverisje dhe mentalitet shoqëror ndryshe, sesa qasjet e qarta morale, që pretendentët për qeverisjen e ardhëshme duhet të shpalosin.

Kriza ekonomike që po mbërthen çdo vit e çdo muaj më keq Shqipërinë, nuk është asgjë para krizës morale, që po mbërthen çdo javë e çdo ditë më fort shqiptarët dhe po rrezikon të kthejë përmbys çdo vlerë të demokracisë.

Ajo që duhet të shpalosë tani e tutje PS është një jorgan gjigand moral, ku veç vetes duhet të ftojë të mbulohen 99 % e shqiptarëve dhe askush të mos ketë frikë të shtrijë këmbët se mos nuk i del jorgani.

Se si mund të arrijë këtë, kjo mbetet për tu zbuluar jo aq nga kreativiteti politik në PS, sesa nga një transformim moral, që nis nga aty ku ka filluar, pra nga vetja, duke u shpërndarë valë valë deri tek malësori më i fundit, në mënyrë që shumica dërrmuese e shqiptarëve të besojmë, se ajo që sot na duhet më së shumti është pozicionimi i qartë e i papajtueshëm në asnjë rrethanë e për asnjë arësye me imoralitetin politik dhe shoqëror.

Duke mos i lejuar vehtes të jemi bartës të këtij imoraliteti dhe duke abandonuar vendosmërisht ata që e bartin.

Mendoj se veç të tjerash, një nga arësyet e degjenerimit të moralit politik dashur pa dashur janë edhe analistët politikë, të cilët në vënd që ti denoncojnë veprimet dhe mosveprimet imorale të politikanëve si edhe ata vetë si bartës, analizojnë variabilitetin dhe rezultatet e imoralitetit politik, konkurencën dhe konkurentët në këtë fushë, mjetet e metodat e përdorura si edhe efikasitetin e tyre etj. etj.

Qelbësirllëku si temë e përditshme dhe e përorësshme. I trajtuar jo si qelbësirllëk, por si standard normal i të bërit politikë, i të sjellurit në shoqëri dhe i të perceptuarit perspektiv. A thua se qëllimi i vetëm i jetës së shqiptarëve është ngushtësisht i përmbledhur vetëm në karrierizmin politiko-qeverisës dhe përfitimin material të mbështetur jo tek puna dhe morali, por tek korrupsioni dhe imoraliteti politik.

LSI dhe Meta përfaqsojnë sot në mënyrën më konkrete imoralitetin politik dhe korrupsionin qeveritar. Si do mundet PS dhe Rama të lerë një dritare të hapur për riafrim me Metën pa marrë mbi vete thuajse të gjithë llumin, mbi të cilin pluskon Meta ?!..

Nuk më vjen mirë kur një analist serioz si Zaloshnja i kushton vëmëndje intuitive dhe na tërheq edhe neve vëmendjen mbi dritare hipotetike të një qelbësirllëku të ri, kurse qoftë ai si analist, qoftë ne si shoqëri, në vënd që ti kujtojmë PS-së e Ramës rrugët drejt pushtetit që kalërojnë zvarrë mbi kuaj qelbësirllëku, do ishte mirë ti inkurajojmë dhe drejtojmë ata në një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe kurvërimit politik për hesap të asaj që neve, shumicës absolute na intereson, shtet ligjor dhe shtet social ?

Mendoj se jo vetëm tek “KURBAN”, por edhe tek politika e re, edhe tek programi e ri, edhe tek qasjet e reja sociale ka vend për të besuar në të kundërtën e asaj që aludon z. Zaloshnja. Pra jo për ti gjetur e hapur,por që duhet mbyllur çdo dritare e imoralitetit politik.

Intuita jonë, vëmendja jonë, dëshira jonë, vullneti jonë dhe vendosmëria jonë duhen përqëndruar papushim tek tematizimi i moralit për ti ngushtuar frymëmarrjen imorales. Kjo është ajo që 20 vjet imoralitet tranzicional na mëson.

Ka kosto në kohëzgjatje dhe kosto të natyrave të tjera. Por një fjalë e urtë gjermane thotë: “Vetëm asgjëja nuk kushton gjë”. Kurse ne shqiptarët themi: “Qejfi dhe e mira paguhen”

Pershendetje zoti Xibri dhe

Pershendetje zoti Xibri

dhe urime per detyren e re ne Asamblene e PS-se, si "politikan i ri" qe jeni, mendoj, qe nuk eshte elegante ta filloni detyren e re politike duke debatuar per intuiten e nje analisti si z. Zaloshnja. Ajo qe ai shkruan eshte thjesht nje interpretim, hamendsim apo opinion por kurrsesi nje analize gjakftohte politike e librit te kryetarit te Ps-se. Rrjedhimisht te besh debat mbi nje intituite apo hamendsim me duket ne rradhe te pare naive dhe ne rradhe te dyte, dhe mendoj kjo eshte akoma me e rendesishme, te le nje shije shume te keqe si keqperdorim i pushtetit politik ndaj shtypit. Me lejoni t'ju shpjegoj perse mendoj keshtu.

Ju shkruani se :"Nuk më vjen mirë kur një analist serioz si Zaloshnja i kushton vëmëndje intuitive dhe na tërheq edhe neve vëmendjen mbi dritare hipotetike të një qelbësirllëku të ri, kurse qoftë ai si analist, qoftë ne si shoqëri, në vënd që ti kujtojmë PS-së e Ramës rrugët drejt pushtetit që kalërojnë zvarrë mbi kuaj qelbësirllëku, do ishte mirë ti inkurajojmë dhe drejtojmë ata në një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe kurvërimit politik për hesap të asaj që neve, shumicës absolute na intereson, shtet ligjor dhe shtet social ?"

Kush jeni ju dhe nga ç'pozita i kerkoni nje analisti se ke dhe çfare duhet te luftoje, keshilloj apo mbroj? Nga pozitat e nje antari te nje asambleje politike apo si nje qytetar i thjeshte?

Ju me siper shkruani :" Mendoj se veç të tjerash, një nga arësyet e degjenerimit të moralit politik dashur pa dashur janë edhe analistët politikë, të cilët në vënd që ti denoncojnë veprimet dhe mosveprimet imorale të politikanëve si edhe ata vetë si bartës, analizojnë variabilitetin dhe rezultatet e imoralitetit politik, konkurencën dhe konkurentët në këtë fushë, mjetet e metodat e përdorura si edhe efikasitetin e tyre etj. etj.Qelbësirllëku si temë e përditshme dhe e përorësshme. I trajtuar jo si qelbësirllëk, por si standard normal i të bërit politikë, i të sjellurit në shoqëri dhe i të perceptuarit perspektiv."

Tani që analistet te ken faj pse klasa politike ne shqiperi nuk eshte e afte te veproje si e tille eshte nje cike e veshtire te pranohet jo per gje por edhe po ta pranonim dalim ne idene tjeter qe njerzit ndikohen shume nga analistet sepse helbete jane analfabet dhe shyqyr qe kemi analistet qe i drejtojne ketej apo andej.

Zoti Xibri si i sapozgjedhur ne nje forum partiak ju bie barra Juve ne rradhe te pare te beni brenda partise suaj nje lufte pa kompromis kunder korrupsionit, pislliqeve te politikes etj etj dhe shtypit ta pasqyroje luften tuaj dhe me pas analistet ta analizojne ate. Kjo eshte radha e punes. Ju beni ne fillim tuajen pastaj kerkoni nga te tjeret. Ky popull i shkrete me fjale bosh sic eshte "transformimi moral" eshte i mbushur deri ne gryke biles dhe ca me teper, kthejeni keto retorika moraliste ne realitet dhe keni per te pare qe edhe sikur te gjithe analistet e botes te keni kunder dhe te shkruajne me "vemendje intuitive" populli do t'ju votoje. Njerzit nuk jane budallenj zoti Xibri, ndofta kane kujtesen e shkurter por koha e khaterseve ka mbaru bashke me gushtin dhe vapen.

Me respekt

Emigranti

Pershendetje z.Emigrant, Une

Pershendetje z.Emigrant,

Une nuk flas si partiak, por si qytetar i vuajtur i keti vendi. Aresyeja pse jam nje "politikan i ri" siç e percaktoni edhe ju, eshte se deshiroj te jap kontributin tim modest qe politika opozitare (neser ajo qeverisese) te jete sa me prane qytetarit dhe ta perdore sa me shpesh kendveshtrimin e qytetarit.

Megjithate dua te them ate qe une mendoj, se mbi menyren e te berit politike ushtrohet ndikim si nga brenda politikes, ashtu edhe nga jashte saj. Nga jashte jane interesat e qytetareve ato qe rrahin ta ndryshojne politikeberjen, ne menyre qe politika te prodhoje me shume sasi dhe cilesi per qytetarin. Dhe arma me efikase qe demokracia i mundeson qytetarit eshte gazetari. Pikerisht prandaj detyra e gazetarit, eshte sa e rendesishme, aq edhe fisnike, por njekohesisht aq edhe delikate. Pikerisht bisturia, pa te cilen nje kirurg nuk vepron dot, mund te sjelle te paberen ne nje çast te vetem moskoncentrimi.

Sidoqofte eshte mendimi im (dhe jo i juaji) se sa me shume tematizojme qelbesirllekun dhe cic micet brenda tij, aq me shume ja zgjerojme territorin e influences. Ne rastin konkret i nderuari Zaloshnja (dhe eshte padyshim nder me te nderuarit gazetare) ben gabim pse i kujton qofte Rames, qofte PS-se dhe qofte opinionit dyshimin(e aresyeshem ose jo), qe ai ka per nje dritare lene hapur per Meten, ose siç u shpreha une, dyshimin se lihet shteg i hapur per nje qelbesirllek te ri. Eshte bindja ime, se me e mira qe ne qytetaret duhet te bejme eshte venia e kufirit te thana, nje pozicionim dhe denoncim prerazi i imoralitetit politik. Nese ne si shoqeri, qytetare, gazetare e organizma te tjere oponenciale gjeresisht e denoncojme imoralitetin politik, as Rama e as PS nuk mund te kene as moral e as aresye te miklohen nga ky imoralitet. Nuk duhet te harxhojme fryme me « e ben, nuk e ben; mundet, nuk mundet; po, si, po qysh, po tek; sikur keshtu, sikur ashtu; pse keshtu e pse ashtu etj», por me prerazi e me ze te larte ti çirremi kujtdo ne vesh: «Nuk i duam as qelbesirllekun, e as qelbesirat. Kush i do keto le te shkoje te beje kauze bashke me to, jo me ne. Ne duam nje shtet pa korrupsion dhe qelbesirllek politik. Pike mbaroi.»

Edhe nje here, ky eshte mendimi im. Jam i bindur se nuk bej keq, pse e them.

Pershendetje zoti Xibri. Do

Pershendetje zoti Xibri.

Do te me falni qe po ju drejtohem perseri juve personalisht por pergjigjja juaj e menjehereshme, ju falenderoj per kete, ne njefare menyre me detyron.

Te kuptohemi une nuk kam asnje problem me Juve personalisht dhe as me deshiren tuaj qe te jepni kontributin tuaj ne politike, perkundrazi ju cmoj per kete. Ju flas me sinqeritet me te vertet ju cmoj sepse te futesh sot ne politiken shqiptare ose je karrierist etj etj, por kete nuk e besoj sepse ju u futet ne politike nga ana e opozites dhe llogjika ta do qe po te ishit karrierist duhet te futeshit me poziten, ose jeni le te themi idealist qe besoni ne moralin politik dhe keni marre parasysh qe futja ne politke do tju sjell me shume andralla, akuza te padrejta, fyrje nga pozita etj etj se sa privilegje. Pikerisht se e cmoj deshiren tuaj te mire i lejova vetes tju keshilloja qe aksionin tuaj te pare si politikan ta ushtronit brenda forcos suaj politike dhe jo ndaj nje gazetari qe me sa kuptoj nga komenti juaj edhe ju vete e cmoni.

Ju thoni qe flisni si qytetar zoti Xibri por ne momentin qe keni hyre ne politike ju ja keni hequr vetes kete luks, si qytetar mund te flas une apo shume te tjere komentues te ketij blogu, ju duhet, e perseris duhet, te flisni si politikan qe per mua perkthehet qe duhet te flisni me vepra, ketu qendronte dhe thelbi i komentit tim te meparshem.

Nje proverb i vjeter thote "Ferri eshte i mbushur plot me deshira dhe qellime te mira (L'enfer est plein de bonnes volontés et désirs)".

Sot Shqiperia ka nevoje per vepra se per fjale apo deshira te mira kemi 20-te vjet qe i degjojme.

Me respekt

Emigranti

Z. Emigrant, nuk do kisha

Z. Emigrant,

nuk do kisha pasur aresye qe tju ktheja pergjigje nese nuk do shihja mbrapa komentit tuaj nje shqiptar, i cili pavaresisht se ne cilin vend te botes jeton, jeton atje si shqiptar, mban me vete dhe perjeton edhe hallet e shqiptareve te Shqiperise sone.

Fakti qe ju jeni vazhdimisht i interesuar dhe ne korent te madje plot hollesive te sa ngjet ne Shqiperi, flet per shpresen qe ju keni dhe per pritshmerine qe ju keni se nga çasti ne çast ne Shqiperi do shfaqen shenja bindese se po lind me ne fund edhe morali edhe vullneti i nevojshem njerezor, qe do kerkojne vendosmerisht ta ndryshojne statukuone aktuale te mbisunduar nga qelbesirlleku politik dhe degradimi human.

Une nuk u bera pjese e politikes pse besoj ne moralin e politikaneve te caktuar, por pse besoj qe morali i politikes eshte pozitiv. Pervoja e njeriut e ka krejt te qarte se vendi ku e keqja mund te fshihet me kollaj, eshte te qendroje ngjitur pas se mires, dhe meqe e mira i ka rrobat e gjera, edhe te mbulohet sa me shume me ato rroba. Me konkretisht, pikerisht ne politike, duke u fshehur pas moralit politik, gjen edhe batakçinjte me te medhenj.

Sa me larg politikes te qendroje idealizmi, aq me plot do jete politika me qelbesirllek dhe batakçinj. Une bej pjese tek kategoria e idealisteve te pandreqshem, por kjo nuk do te thote se une pretendoj, qe futja ime ne politike do ti ndryshoje raportet sakaq. Une u afrova aty sepse verej me kenaqesi perpjekjet qe po behen per te gatuar nje tjeter menyre te konceptuari dhe te vepruari. Kur une si idealist bindem se po e shoh kete, nuk eshte ne nderin tim te mbetem pasiv, por te angazhohem per ta forcuar ate perpjekje.

Ju sillni ne komentin tuaj: "Ferri eshte i mbushur me deshira dhe qellime te mira" dhe me poshte; "Sot Shqiperia ka nevojeper vepra, se per fjale apo deshira te mira kemi 20 vjet qe i degjojme".

Me lejoni te sjell ketu nga bibla: "Ne fillim ishte fjala..."

Me çka duhet te them se sado qe jemi lodhur nga fjalet e deshirat e rreme, prape dhe prape dhe prapeseprape nuk kryejme dot vepra te mira, pa e gatuar me pare nepermjet fjales vullnetin dhe moralin veprues, te perqafuar gjeresisht nga shqiptaret. Une kam bere e do bej sa te mundem, po ju, a keni mundesi, nga aty ku jeni, te jepni nje dore ?

Faleminderit

Pershendetje zoti Xibri. E

Pershendetje zoti Xibri.

E lexova me kenaqsi pergjigjen tuaj, them keshtu sepse me perforcoi bindjen qe Ju jeni nje njeri idealist dhe si i tille mund te ndihmoni qofte edhe sadopak qe politika shqiptare, te pakten ne krahun tuaj perfaqsues te jete me e paster dhe me me shume moral se sa eshte sot. Ju uroj pune te mbare.

Nje pyetje te fundit, Ju shkruani:

"Une kam bere e do bej sa te mundem, po ju, a keni mundesi, nga aty ku jeni, te jepni nje dore ?"

C'fare keni dashur te thoni me kete pyetje? Perse behet fjale?

Me respekt

Emigranti

Pershendetje edhe juve, Keni

Pershendetje edhe juve,

Keni te drejte te pyesni, pasi e shoh edhe vete, vendi ku eshte sjelle pyetja duket sikur kerkon te thote "bej dhe ti ndonje gje, pastaj flasim"

Ne fakt me kete kam dashur te them, se ne nje perpjekje te madhe, kane vend edhe kontributet ne dukje te vogla. Edhe nga jashte Shqiperise mund te jepet kontribut nepermjet ndikimit ne lidhjet qe ju keni ketu. Kontribut eshte edhe pjesemarrja ne forum dhe kerkesa per me shume qartesi dhe moral tek te gjithe shqiptaret, sepse keshtu krijojme te gjithe bashke pikerisht ate atmosfere, qe ja ngushton frymen te keqes.

Me falni per menyren e paqarte te shprehjes dhe respekt

Ku dhe me ke e piu kafen Z.

Ku dhe me ke e piu kafen Z. Rama diten e ditelindjes se Pacollit? Ne Hotel Emeralt, ne Prishtine, bashke me Z. Meta.

Tung

Add new comment