Rekuiem i shkurtër për Shpëtim Karamuçën

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 17:19
Eduard Zaloshnja

Halla ime ishte e shoqja e xhaxhait të Shpëtim Karamuçës. Djali i xhaxhait të Shpëtimit ishte i arratisuri shqiptaro-amerikan që më priti kur shkova për herë të parë në Amerikë. Por këto nuk janë arsyet pse po i shkruaj këto pak rreshta rekuiemi për Shpëtimin.

Pasi Shpëtimi kishte magnetizuar audiencën televizive shqiptare me intervistat që dha nga greva e urisë së të burgosurve politikë në fund të shtatorit, dhe pas kuvendimeve të tij publike me ambasadorët Arvizu dhe Sequi ne greve, pata një bisedë kokë-më-kokë me të. Ai më tha se një i dërguar i qeverisë i kishte ofruar 120 mijë euro që ai t’i tradhëtonte shokët, por nuk kishte pranuar. Më tha Karamuça: “Më kanë mbetur edhe pak muaj jetë, o mik. Kur nuk i tradhëtova shokët në ditë shumë më të vështira, nuk kam për t’i tradhëtuar sot”. Dhe Karamuça nuk i tradhëtoi shokët… Jo më larg se tri ditë nga dita e vdekjes, më telefonoi duke më kërkuar ndihmë për të filluar një protestë të re kundër atij që ai e quajti “regjimi neokomunist i Berishës.”

Sot paradite, nga ora 10 deri në 12, në vendin ku u zhvillua greva e urisë së të burgosurve politikë (në hyrje të lagjes Komuna e Parisit në Tiranë), do të bëhen homazhe për Shpëtim Karamuçën.

Unë do të jem atje. Ju ftoj edhe ju të vini!

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

o Edo, thuhet se ke qene ti qe i shtyve te dilnin nga greva e nentorit. Ke ndonje koment?

Submitted by Zapbone (not verified) on

Halla ime ishte e shoqja e xhaxhait të Shpëtim Karamuçës. Djali i xhaxhait të Shpëtimit ishte i arratisuri shqiptaro-amerikan që më priti kur shkova për herë të parë në Amerikë. Por këto nuk janë arsyet pse po i shkruaj këto pak rreshta rekuiemi për Shpëtimin.

Po kush jane arsyet qe i ke shkruajtur keto rrjeshta!?

Submitted by respublica (not verified) on

Më tha Karamuça: “Më kanë mbetur edhe pak muaj jetë, o mik. Kur nuk i tradhëtova shokët në ditë shumë më të vështira, nuk kam për t’i tradhëtuar sot”. Dhe Karamuça nuk i tradhëtoi shokët…

Submitted by Zapbone (not verified) on

… Jo më larg se tri ditë nga dita e vdekjes, më telefonoi duke më kërkuar ndihmë për të filluar një protestë të re kundër atij që ai e quajti “regjimi neokomunist i Berishës.”

Submitted by matiani (not verified) on

Zoti Zaloshnja, Shpetimit i qofte dheu i lehte dhe ngushellime familjes.

Ju si mik dhe i lidhur me krushqi duhet ta mbroni nga ato qe thone disa te burgosur te tjere dhe njerezit e PD-se se gjasme ka qene ne burg shume here per vjedhje xhepesha dhe aty eshte denu per propagande.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.