Të mësojmë anglishten, por më së pari shqipen

Postuar në 14 Nëntor, 2011 11:19

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka thënë sot, se “në vitin 2013 anglishtja do të jetë provimi i detyrueshëm për maturantët dhe do të jetë gjuha, me të cilën do të zhvillohen masterat dhe doktoraturat”. Dhe më tej e ka shpjeguar ca më mirë se ç’don të thotë me këtë punën e masterave e doktoraturave: "Zotërimi i mirë i anglishtes në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë …. për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë në universitetet tona".

Nuk duket se ka diçka të qortueshme në këtë nismë. Përkundrazi, është diçka që meriton mbështetje. Por dy vëzhgime mund të bëhen në këtë mes. Së pari, gjuha angleze duhet futur në provimet e detyrueshme në maturë, jo sepse kjo do t’i ndihmojë maturantët që të internacionalizojnë në vitet e ardhshme studimet e tyre master e doktoraturat e mbrojtura në universitetet tona (a kemi ne universitete, ku bëhen studime që duhen internacionalizuar?), por sepse anglishtja është baras me një profesion në ditët e sotme. Për të gjithë. Pa e zotëruar mirë këtë lingua franca nuk mund të ndihesh qytetar i botës globale, ku jetojmë.

Por Ministria e Arsimit – dhe ky është vëzhgimi i dytë – duhet të kapet pas një shqetësimi më të madh në lëmin e gjuhëve. Përpara se të mësojnë anglishten, nxënësit e studentët shqiptarë duhet të njohin mirë shqipen. Nga shkollat e mesme duhet të dalin më së pari shqiptarë që dinë të flasin anglisht, e jo anglishtfolës që nuk njohin mirë gjuhën e tyre amtare.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Edhe Tafaj e paska harruar shqipen ?!  "...internacionalizmin" c'do me thene shqip? Ah minister, me kete fjale na " peshkove"  dhe artikullshkruesin...

Submitted by Eri (not verified) on

Jam dakort që në ditët e sotme Anglishtja është bërë gjuhë ndërkombëtare por nuk jam dakort me futjen e kësaj gjuhe në provimet e maturës. Si i bëhet me ata studentë që duan të vazhdojnë studimet për Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht etj.? Të mësosh gjuhë të huaj nuk është e thjeshtë, duhet kohë (vite) dhe energji, dhe për këtë grup nxënësish (që duan të studiojnë gjuhë të tjera dmth) është mbingarkesë.

E vërtetë që "... anglishtja është baras me një profesion në ditët e sotme. ..." por nuk duhet që Ministria e Arsimit të promovojë pikërisht këtë. Ministritë dhe Qeveria duhet që të promovojnë profesione "shqip". Unë në shkollë të mesme kam studiuar Frëngjisht, sot flas Italisht, pak Greqisht si dhe Anglisht (jetoj e punoj në një vend anglisht-folës prej disa vitesh). Dhe nuk ishte ministri i arsimit apo ndonjë provim mature që më "detyroi" të mësoja këto gjuhë, por ishte dëshira, vullneti si dhe rrethanat ku ndodhesha që më bënë që ti mësoj. Ministria e Arsimit bën mirë që të rishikojë nivelin e arsimit si dhe proçedurat e pranimit nëpër universitete. Nëse përmirësohen këto atëherë nxënësi do jetë vetë në gjendje që të mësojë atë gjuhë të huaj që do ti duhet për të zënë një vend pune.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mua me duket naive teoria e futjes se anglishtes per te nderkombetarizuar (ose sic thote ministri internacionalizuar) programet tona mesimore. Nqse masterat apo doktoraturat tona nuk merren ne konsiderate gjetiu, kjo nuk ndodh ngaqe i kufizon gjuha por cilesia. Kam pershtypjen se shqetesimi i vertete duhet te jete cilesia e tmerrshme, e frikshme, e turpshme e diplomave qe prodhojme. Me duket se po i behet nje padrejtesi e padegjuar gjuhes shqipe qe po identifikohet me fajtorin e izolimit shkencor te programeve mesimore, teksa duhet t'i biem murit me koke per zbehjen dhe tkurrjen e vlerave te verteta shkencore ne programet tona akademike, cka na ben te jemi nje barcolete ne tregun nderkombetar te vlerave intelektuale

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Vitet e fundit kam udhetue ne disa vende te Europes. Nuk kam takue deri me sot asnji shofer autobuzi o tramvaji qe nuk din te flase anglisht. Nuk kam takue asnji te rij qe nuk te pergjigjet apo nuk ti jep spjegimet anglisht. Ne çdo zyre qe te shkosh mund te komunikosh lirshem anglisht. Ka mjaft vende pune ku i hueji punon tue dijte vetem anglishten e jo gjuhen e vendit. Por me gjithese kam 20 vite ne Prendim, ne familje flasim vetem shqip.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.