Gjysmëlajmi i ‘Shekullit’ për 4 vendet që, sipas ambasadës USA, duhen shmangur në Tiranë

Postuar në 13 Nëntor, 2011 14:19

Gazeta ‘Shekulli’ ka patur sot lajm të parë një email me anë të të cilit ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë që jetonë e punojnë në Shqipëri të shmangin katër pika me rrezikshmëri jete në Tiranë. Gazeta jep edhe pjesë të tekstit në anglisht të emailit në fjalë, por duke nxirë emrat e vendeve të cilat duhen shmangur nga nënshtetasit e huaj. Arsyes se pse ambasada ua kërkon këtë email-marrësve, sipas ‘Shekullit’ ka të bëjë me aktivitetin e bandave rivale, në kuadër të luftës kundër të cilave janë bërë edhe disa arrestime të bujshme gjatë ditëve të fundit. Gazeta, megjithëse e di, duke qenë se ka tekstin e plotë të emailit, nuk thotë se cilat janë këto vende që duhen shmangur duke anashkaluar kësisoj edhe pyetjen ‘ku’? Që është një prej themeloreve në gazetari. ‘Shekulli’ megjithatë e shoqëron me një shënim kryeartikullin e saj ku shkruan se nëse nënshtetasit amerikanë në Shqipëri lajmërohen nga ambasada e tyre se ç’vende duhet të shmangin, kush e bën këtë punë për nënshtetasit shqiptarë? Në njëfarë mënyre edhe ‘Shekulli’ luan me parametrat e qeverisë, sepse edhe ajo në rolin e saj si mbrojtëse e interesave të publikut duhet t’ua thoshte lexuesve të saj se cilat vende duhen shmangur. Duke qenë se këto vende identifikohen në emailin e ambasadës amerikane të cilin gazeta zotëron.

H.B.

Comments

Submitted by Azab (not verified) on

<p>Po sikur keto kafenete e restorantet mafioze qe duhen evituar nga shtetasit amerikane, te jene biznese miqesore me gazeten &quot;Shekulli&quot;? A mund t&#39;ua beje &quot;Shekulli&quot; kete antentat, t&#39;i privoje nga klientet, duhe hapur panik?</p><p>&nbsp;</p><p>Me mire ta pesojne klientet ne atentate</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.