Koha që diplomatëve si zv.ambasadori i OSBE-së t’u kërkohet largimi
Dje ka bërë bujë në media një deklaratë e zv.ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton nga Shkodra që u shpreh se blerja e votës nuk cenon balancat për shkak se atë e bëjnë të gjitha partië. Në një intervistë për mediat italiane, kryeministri Edi Rama pranoi për herë të parë se nuk përjashtohet dukuria e blerjes së votës.
Nëse ky i fundit kuptohet se për çfarë e ka thënë një gjë të tillë, tek i pari është e pakuptueshme se çfarë ka folur realisht. Ka folur nevoja për të demaskuar teatrin e luftës për zgjedhje të lira, apo thjesht një lapsus i qëllimshëm që të detyrojë palët të mos vazhdojnë këtë kurs.
Europa burokratike ka një hall: Shqipëria të mos e prishë status quonë. Të vazhdojë të zvarritet kështu siç po zvarritet duke bërë kompromis me çdo gjë. Të bëjë sikur po zhvillohet, të bëjë sikur po bën zgjedhje të lira, të hiqet sikur është vend demokratik. Mesa duket në këtë teatër na ndihmojnë njerëz si zv.ambasadori që foli hapur.
Blerje votash ka. Mirëpo nëse ka blerje votash ka, atëherë çfarë zgjedhjesh janë bërë në Shqipëri? Dhe cili është roli i institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, sepse prokurorinë e dimë që nuk ekziston?
Nuk përjashtohet që zv.ambasadori Wilton të jetë duke u treguar cinik, por kjo deklaratë nuk mund të kalojë kështu lehtë, sepse vë në diskutim të gjithë misionin e OSBE-së në Shqipëri që për ironi tani do drejtohet nga vendi ynë. Është koha që më së paku opozita të dalë me një deklaratë zyrtare ndaj këtij zyrtari dhe më së shumti të kërkojë shpalljen e tij non grata, apo të kërkojë largimin e tij, përderisa ka pranuar legjitimimin e një dukurie që zhbën vetë vlerën e zgjedhjeve.
Comments
Vjedhja e votave
Paska thene qe te gjithe blejne vota pak a shume njesoj, qe do te thote se kjo eshte sikur te mos kishte blerje votash aspak!
Duke logjikuar keshtu atehere kane kuptim edhe ato komentet e militanteve kur thone pas ndonje skandali te qeverise:
Sa ka vjedhur opozita kur ishte ne pushtet keta nuk e bejne as per 100 vjet! Pra u dashka qe keta te vjedhin 100 vjet me rradhe per tu barazuar me opoziten dhe ne fund sipas logjikes se zv/ambasadorit te OSBE te jete njesoj me ate qe sikur te mos kete vjedhur askush!?
Add new comment