U ra dakord për reformat? Jo, u ra dakord të fillohet me reformat

Postuar në 14 Nëntor, 2011 07:22

Është arritur një marrëveshje mes PS-së e PD-së, e cila shënon startin e përpjekjeve për reformën zgjedhore, për ndryshimet e një numri rregullash, që krijojnë një klimë tjetër parlamentare, dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend. Titujt e agjencive të lajmeve, të formuluar në ngut e sipër menjëherë pas daljes së lajmit, krijojnë idenë se është rënë dakord mbi reformat në fjalë, dhe me këtë mund të krijohet ideja se “u zgjidh dhe kjo punë”, në një kohë që puna ende s’ka filluar.

Ajo që ka ndodhur është shumë e thjeshtë, dhe pa ndonjë domethënie kushedi se çfarë (është thjesht një sinjal i dobët bashkëpunimi). Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, gjatë takimit të kryetarëve të grupeve parlamentare, janë marrë vesh për të krijuar grupet e punës për këto reforma. Konkretisht është rënë dakord të ngrihet një komision i reformës zgjedhore, një komision tjetër që do të shqyrtojë mirëfunksionimin e jetës parlamentare, dhe më në fund palët janë marrë vesh mbi një kalendar të miratimit të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave. Kaq është arritur. Dhe me këtë – përsërisim – krijohen kushtet që të fillojë puna për reformat. Dmth çfarë ka mbetur pa u bërë janë reformat.

M.N.

Comments

Submitted by Jakup.K. (not verified) on

<p>O Mustafa! Ty te vret nese arrihet dicka per mire ne kete vend e nese politika gjen gjuhe komunikimi.Ty te vret ashtu sic vret c&#39;do militant fanatik partie kompromisi,se me kete kompromis fiton kundershtari dhe jo partia jote.Ti je nje nga ata.</p>

Submitted by luani (not verified) on

Jakup, me thene te drejten qytetari nuk perfiton (as humb) ndonje gje nga ky kompromis. Problemet jane te tjera, dhe ky shtet nuk i rregullon dot.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O Jakupoooo,</p><p>Kur nuk te pelqen Respublika ca dreqin ke qe e lexon?! Te pakten mos komento se na hape barkun. Hidhu nga 55 . Ve bast qe Fari Balliu mendon fiks si ty.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.