Mund të vendoset rendi në qarkullimin rrugor me gjoba?

Postuar në 12 Nëntor, 2011 10:52

Ka një pamje që ta kapin sytë lehtësisht në rrugët e Tiranës. Janë policët me blloqe në dorë, që ndalen pranë makinave të parkuara gabim (janë me mijra të tilla, dhe s’e kanë nga qejfi; e kanë nga halli), plotësojnë fletën e gjobës, dhe e ngjisin mbi xhamin e makinës që kanë kapur në kundravajtje. Njerëzit e policisë po e shesin si fushatë, por ushtria e policëve në rrugë nuk ka lidhje me asnjë fushatë, s’ka gjë se kanë zënë të shpërndajnë ca fletushka sensibilizimi. Fushata zgjat pak, disa ditë, e shumta disa javë, ndërsa policët u bë disa vjet që vinë vërdallë me blloqe në dorë.

Komandanti i trafikut rrugor Ramadan Kopani është intervistuar nga Top-channel. Ai shpjegon problemet me parkimet paralele në kryeqytet dhe “sukseset e fushatës së gjobave” për këtë shkak, dhe në fund shton: "Kemi vendosur gjoba këto ditë, por kjo nuk do të thotë se gjobat nuk do të shtohen nëse do të shohim sërish probleme".

Nuk ka gjasa që gjobat të vendosin rend në tregikun rrugor të Tiranës. Me gjoba mund të mbushësh disi qesen e qeverisë a të shtetit, por nuk është rruga e duhur për t’u përballur me problemin kryesor të metropolit shqiptar. Duhen krijuar urgjentisht mundësi parkimi, dhe kjo afërmendsh s’është puna e policisë së qarkullimit rrugor, por e bashkisë së Tiranës, e cila gjendjes së rënduar të trashëguar nga administrata e mëparshme “Rama” po i përgjigjet veç me gjoba (për shkak të komunikimit e ujdive të kollajta qeveri-polici-bashki, që i përkasin të njëjtës dorë). Me asgjë tjetër.

Re.Pu.

Comments

Submitted by belorta (not verified) on

Thuhet se USA ne vitet 60 filloi ne mase autostradat, zgjeroi rruget per te lehtesuar trafikun, plus ndertoi vende parkimi.

Ne te njejten kohe ekonomia rritej dhe amerikanet filluan te kene thuajse te gjithe makina. Perseri problem trafiku dhe parkimi,

zgjidhja  nuk shihej po prape.

Se fundmi kemi nje veprim te zgjuar te kombeve nordike. Te pakten per zonat qytetese ofrohen metro, tram, linja te vecanta

urbani jo perzier me makinat dhe ajo me e vecanta qe po merr hov jane korsite e bicikletave.

Kush ka qene ne Paris se fundmi duhet te kete vene re se  per te dekurajuar vendasit te marrin veturat, kane ngushtuar rruget

e makinave ne dobi te bus-eve dhe bicikletave. Pergjate nje rruge kemi shtim te semaforeve pra nese me pare kishin nje semafor

ne 800 metra tani e kane ne 200 metra. ZGJIDHJA eshte ler makinen dhe ec me kembe, biciklete ose urban. Ajer me i paster, para

me shume ne xhep dhe mbase nje trup me elegant.

Submitted by Eri (not verified) on

Në përgjithësi jam dakort me ato që thua, por është pak me e komplikuar që të aplikohen këto masa, të pakten në Tiranë. Është e vështirë që të udhëtosh me biçikletë në rrugët e Tiranës pasi ka shumë pluhur. Kur shikon kamionët e tonazheve të rënda apo betonieret që lëvizin rrugëve në mes të ditës gjëja e fundit që do të dëshiroje është që të jesh me biçikletë aty afër tyre.

Gjithashtu edhe kultura e drejtuesve të mjeteve apo dhe këmbësorëve lë shumë për të dëshiruar. Një pjesë e përdoruesve të rrugës (qofshin shoferë apo këmbësorë) nuk e njohin rregulloren e qarkullimit rrugor, një pjesë tjetër e njeh por nuk e zbaton. Nuk e di nëse ju ka rastisur që të kaloni unazën nga Piramida tek Kisha Katolike (pranë ETC-së). Megjithëse aty ka vija të bardha përsëri është pothuajse e pabesueshme që makinat të ndalojnë "vrapin" për ti lënë këmbësorët që të kalojnë (po bëj disa vite që jam larguar nga Tirana, por s'besoj që të kenë vënë ndonjë semafor aty).

Shumë persona argumentojnë që shkelin rregullat sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Nuk me duket justifikim që të parkosh dysh tek rruga "M. Shyri" për të blerë ndonjë rrobë a ndonjë palë kepucë dhe më pas të thuash qe "nuk kisha ku të parkoja". Nesë nuk ke ku të parkosh atëhere mos parko dhe kaq.

Që ti kthehemi pyetjes "A mund të vendoset rendi në qarkullimin rrugor me anë të gjobave?". Nuk besoj se gjobat janë zgjidhja, por jam i sigurt që gjobat ndihmojnë në zgjidhje, gjithmonë nëse shkelësit e ligjit trajtohen njëlloj dhe jo ne varësi të markës së makinës apo të numrave "të bukur" të targave.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.