Po ikën. “Ç’do bëjë bota” pa të?

Postuar në 11 Nëntor, 2011 12:04

Dorëheqja e Silvio Berlusconi-t (është premtuar, por praktikisht nuk ka ndodhur ende; do ndodhë, sidoqoftë) është komentuar në të gjithë botën, jo vetëm në momentet e para pas daljes së lajmit, por edhe këto ditë kur situata është ftohur. Gazetat e revistat më prestigjioze të botës e kanë patur në faqe të parë, dhe kryelajm. Ndër to bien në sy revista britanike the Economist dhe ajo amerikane Time.

E para kish zgjedhur për kopertinë një pikturë ku jepej një festino romano, dmth një nga ato banketet e Romës imperiale, ku përzihej luksi e shthurja, dhe në mes të orgjisë ai, Silvio Berlusconi d.v. Titulli ishte në stilin e revistës: ‘That's all, folks!’, frazë e marrë nga filmat me kartona të animuar të kompanisë kinematografike Warner Bros, që do të thotë: ‘Kaq e pat kjo punë, djema’. Është hera e gjashtë, që the Economist e lë kopertinën në dispozicion të kavalierit të famshëm italian.

Revista Time kish bërë të njëjtën gjë, por në mënyrë më akademike. Fotoja e Berlusconit zinte të gjithë faqen e parë, dhe titulli ishte përshkrues: «The man behind the world's most dangerous economy» (njeriu që rrinte pas ekonomisë më të rrezikshme të botës).

Pak ditë më parë, më 5 nëntor, ishte Financial Times që dilte me një titull bombastik: «In the name of God and Italy, go! (Në ke perëndi e në paç pak dhembshuri për vendin tënd, ik në punën tënde).

“Ç’do bëjë bota” pa Berlusconi-n?

M.N.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Po ikën.

“Ç’do bëjë bota” pa të?

- Festë

Submitted by A.G (not verified) on

I paskan zene mire floket e mbjella...Deri tani masmedia ka shitur "Berluskon'' me tutje le te shes lesh...

Submitted by Blendi (not verified) on

“Ç’do bëjë bota” pa Berlusconi-n?

Ate qe  ka bere edhe para Berlusconit per mijera e mijera vjet:

Do te haje, pije, shetisi, shaje, dhjesi, do te beje sex, do te beje lufte, do te mashtroje, do beje miresi, etj, etj, etj, ....

Submitted by Besi (not verified) on

Mo me qef t'modh q'e ke mor ket perkthimin mer Muc!

Submitted by Anonim (not verified) on

Çdo bëjë, bota pa të?

Si mund të rrijë ajo, pa një karragjoz të kalibrit të tij?

Fare thjeshtë?! Do ketë këtë, KARRAGJOZIN tonë!

Arrorët, lajthitë, pjeshkët (që thonë ka 30 vjet që su ka ndjerë shijen!) superfuqinë

energjitike dhe ekonomike që po ngre me moton: rri në vënd e merr me mënd!!!!!!

Si çdo mbret edhe një shoqërri s'mund të bëjë pa pasur një LOLO!!!!! Ne jemi më me fat se Italia

se do të vazhdojmë ta kemi, zoti e di edhe për sa kohë më pas!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Tiku (not verified) on

Te iki e te heqe kemben zvarre per kte te tonin!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.