Sondazh në TERREN i gazetës DITA: PS kryeson në Tiranë

Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka publikuar sot të parin sondazh të zhvilluar nga një gazetë shqiptare në terren e jo në internet. Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.
Sipas sondazhit të DITA-s, po të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë me siguri 68.5% e banorëve aktualë të bashkisë së Tiranës me të drejtë vote, ndërsa 7.1% të tjerë do të kishin gjasa të merrnin pjesë në votim. Dhe shpërndarja e votës së atyre që do të votonin do të ishte si vijon:
PS 35.2%; PD 30.5%; AK 8.2%; LSI 6.8%; FRD 5.1%; Parti të tjera të majta 3.2%; Parti të tjera të djathta 3.1%; Të pavendosur 7.9%.
Marzhi i gabimit statistikor të kësaj shpërndarje është 3 pikë përqindje (plus/minus) dhe, sipas shpiegimit të DITA-s, kampioni prej 1500 të anketuarish ishte i balancuar nga pikëpamja moshore e territoriale dhe anketimi u bë me metodën e “votimit të fshehtë”.
Duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë, përqindjet e publikuara nga DITA mund të përkthehen në vota kështu:
PS 95.5 mijë vota
PD 82.8 mijë vota
AK 22.3 mijë vota
LSI 18.5 mijë vota
FRD 13.8 mijë vota
Parti të tjera të majta 8.7 mijë vota
Parti të tjera të djathta 8.4 mijë vota
Mesatarisht, rreth 11 mijë vota mund të përkthehen në një mandat kuvendor në qarkun e Tiranës. Por nuk duhet harruar se sondazhi i DITA-s mbulon vetëm qytetin e Tiranës. Në pjesën tjetër të qarkut, PD-ja ka patur epërsi ndaj PS-së në zgjedhjet e shkuara (ndihmuar ndoshta edhe nga votimi fiktiv – shihni http://respublica.al/opinion/2012/11/22/kujdes-me-votat-fiktive).
Comments
Unë nuk i besoj këto

Unë nuk i besoj këto sondazhe. E para sepse nuk di kush e ka në dorë atë gazetë. E dyta nuk njoh aftësinë e atyre që e kanë bërë, lidhur kjo me arsyen e parë. Dhe e treta, më e vërteta, me atë luhatje prej 3% rezultati ndryshon totalisht.
Mendoj se përqindja e votave që do të marrë FRD-ja do të tregoj se sa njerëz të llogjikshëm ka, jo vetëm në Tiranë - prej nga... unë vetë, por edhe shumë të tjerë shpresoj, do të nxjerrin konkluzionin (e radhës) mbi injorancën, pragmatizimn dhe moslargpamësinë e këtij populli.

Pse ndryshoka totalisht

Pse ndryshoka totalisht rezultati nga 3 perqindeshi i marzhit te gabimit statistikor? Kaq eshte zakonisht marzhi ne shumicen e sondazheve kudo. Ja po i japim 3% plus FRD-se dhe ajo shkon 8%; kjo nuk eshte permbysje totale e rezultatit. Permbysje totale do te ishte ne qofte se FRD-ja shkonte 51%...

Po, mendoj se 3% në atë farë

Po, mendoj se 3% në atë farë kampioni , mostre, është shumë. Po nejse e kisha më shumë lidhur me përqindjet e marra nga PS dhe PD. E parë në luhatshmërinë e +-3%, a nuk do të ndryshonte qeveri-formuesi? Teorikisht po!

Pjesën mbi FRD-në, nuk e di se ku do të dalësh.

Unë mendoj, në këtë moment që po shkruajmë, se nuk ka aktualisht forcë politike më serioze se ajo. Qoftë nga deputetët ish PD-istë, me integritet, qoftë nga intelektualët që ka grumbulluar rreth vetes.

FRD-ja nuk ka për të shkuar asnjëherë, me asnjë lloj skenari, në atë përqindje që thua ti. Votat FRD-ja do t'i mbedh nga të rinj që kanë lexuar nja dy gjëra, dhe nuk janë qorra që lëpihen forumeve të PS-së e PD-së, për ndonjë vend në të ardhmen në administratë; nga njerëz që nuk kanë interesa ekonomike që lidhen me politikën, dhe nga ndonjë, si unë që nëse nuk do të dilte FRD-ja do të detyrohesha të votoja ose AKZ-në ose të mos votoja fare.

Dhe mos të gënjej mendja asnjë, FRD-ja nga elektorati që ka votuar gjithnjë majtas s'ka për të marrë asnjë votë, përveç atyre që mendojnë me mendjen e vet, kjo sepse po u djeg shpirti për të marrë pushtetin.

kudo ne bote sondazhet kane
kudo ne bote sondazhet kane zakonisht kampione 1100-1200 te anketuar dhe marzh gabimi 3%. cfare ka ketu per t'u cuditur?
Lol Po, mirë. Ky sondazhi i

Lol

Po, mirë. Ky sondazhi i kësaj gazetës, ka këtë luahatshmëri sepse e kanë edhe ato botërore apo si? Çar po mundohesh të thuash?

Unë po gjykoja mbi ato që janë shkruar aty. Dhe me plus minuset tuaja, të 3%, partia me më shumë mandate, duke marë të mirëqënë të dhënat e sondazhit siç përcillen këtu, ndryshon komplet - meqë fillimisht u kape tek kjo.

S'ka asgjë që më çudit mua. (Nuk më çuudisin as pseudosondazhet për të orientuar votuesit e luhatur.)

K.D., shko bej ndonje kurs
K.D., shko bej ndonje kurs fillestar teorie probabiliteti, pastaj diskuto per marzhet e gabimit statistikor.
Aha! E mora vesh. (Ore, a

Aha! E mora vesh.

(Ore, a ndryshon apo jo partia qeveri formuese, teorikisht, sipas të dhënave të paraqiten aty, me atë luhatshmëri gabimi? )

Kur nje parti ka 35.2% ne nje
Kur nje parti ka 35.2% ne nje sondazh dhe marzhi i gabimit statistikor eshte 3 pike perqindje, probabiliteti eshte 97.5% qe ajo ne realitet te jete siper nivelit te 32.5 pikeve dhe 95% qe te jete siper nivelit te 34.1 pikeve. Sondazhi eshte nje instrument probabilitar, jo deterministik. Votimi (kur nuk manipulohet) eshte instrument deterministik (pa marzh gabimi).
E çfarë shoqërie jemi ne si

E çfarë shoqërie jemi ne si mund ti japësh një krimineli 82.8mijë dhe një ajduti 18.5mijë e pra mirë na i bëjnë dhe mos të qahemi për gjëndjen ku jemi se e meritojmë

Leonardo ky ishte komenti me

Leonardo ky ishte komenti me i sakte.

Mjere ky vend ku ka rene,po e sundojne injorantet,hajdutet,spiunet e shume te tjera kategori te ngjashme me keto.

Leonardo ky ishte komenti me

Leonardo ky ishte komenti me i sakte.

I saktë? Mos doje të thoje i sakatë?

ajdut - thotë. Nuk di as të shkruajë shqip, pale qenka edhe i saktë!

Mjere ky vend ku ka rene,po e sundojne injorantet,hajdutet,spiunet e shume te tjera kategori te ngjashme me keto.

Ja prite prite, se do vi Edi me Gramoz Ruçin, bashkë me Veliaj, Tahira dhe Erjona nga pas.

Dhe "sundimin" që thua, e ka mundësuar edhe Edvini, çuno, ai që boni ndryshimet kushtetuese në vitin, tashmë të largët 2008. Apo i harruat? Mirë mirë!

PS nuk ka kryesuar vetem ne

PS nuk ka kryesuar vetem ne Tirane, por ne 90% te tereritorit te shqiperise, le te themi qe perqindja e vjedhes se berishes eshte diku tek 60.

Shpresoj qe AKZ te mbetet pa asnje vote, se mjere parlamenti te kete nje turkoshak

Po mirë mo, po komentet e

Po mirë mo, po komentet e tjera, edhe në tema të tjera, përtej atyre me fjalë ofenduese, pse nuk dalin, kur tashmë kanë dalë këto që janë postuar më vonë?

Apo linja editorale, ëë?

Bravo zoti Kafshist më pëlqen

Bravo zoti Kafshist më pëlqen që dini shumë mirë Shqip por më shumë më intereson mentaliteti se drejtë shkrimin se për të regulluar drejtë shkrimin me një kurs e regullonë kurse mentalitetin është shumë e vështirë ta ndryshoshë dhe këtë e kemi treguar deri tani më së miri kan kaluar 100vjetë dhe akoma është mentaliteti i 500vjetëve Përshëndetje

Po pra po, mentalitetin duhet

Po pra po, mentalitetin duhet të ndryshojmë. Jam dakord.

Nuk duhet parë shteti si i Saliut apo si i Ramës. Shteti dhe kombi është i të tërve.

Ndaj më vjen për të vjellë kush shikoj njerëz që shajnë e nxjerrin vrer ndaj çdo veprimi të "kundërshtarit" politik duke menduar se po bëjnë një shërbim ndaj... kombit?, shtetit?, Ramës?, shoqërisë?... apo vetes? apo ndërgjegjjes personale?.

Injorantët çuno, këmbejnë vendet, njëherë qeveris njëra palë e njëherë qeveris tjetra, falë atyre si ti. Dele e perëndisë!

Ore, manipilimi deri më sot

Ore, manipilimi deri më sot është bërë nga të dyja palët.

Vetë LSI-ja deklaronte se komisionerët e PS-së po kalonin si të pavlefshme votat e saj dhe të shumë partive të vogla.

Presim vitin tjetër, të shohim se nëse do ketë më të njëjtën mendësi Partia dhe krietar Rama. Apo nuk e ka krietari pushtetin? Ruçi?

Zoti Kafshist flemiderit unë

Zoti Kafshist flemiderit unë i përkitkam deleve të perëndisë juve kujt i përkisni

Add new comment