Edi Rama: pendohem që e quajta Nanon ‘Robert Çamçakëzi’

Edi Rama pranon në librin e tij të sapodalë ‘Kurban’ se ishte ai që e shkaktoi krisjen që, sipas tij, më pas u bë thyerje e miqësisë mes tij dhe ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Veç kësaj Rama shfaqet i penduar për krahasimin që i bëri Nanos me personazhin e Robert Çamçakëzit. “Nëse koha do të mund të kthehej mbrapsht, s’do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin “me shfaqje të huaja” të portit të Durrësit në një film kult të socrealizmit për heroin e klasës punëtore, Adem Reka”, shkruan Rama në ‘Kurban’. Megjithëse shfaq njëfarë pendese ai i rri asaj se Nano i kohës së katarsisit i ngjante shumë parazitit të filmit. Duke vazhduar diagnozën e parardhësit të tij në PS, Rama kujton edhe një moment në një tavolinë miqsh kur edhe ia ka shprehur Nanos atë që mendonte për të dhe për raportin e tij me pushtetin. “Je si një fëmijë që, kur pushtetin e sheh si një lodër në dorën e të tjerëve, çmend dynjanë me kujën tënde, derisa e merr lodrën; po me ta marrë, ulesh përtokë dhe fillon e zbërthen çika-çika, derisa s’të mbetet më gjë në dorë”, por ajo ishte, për fat të keq, marrëdhënia e Fatos Nanos me pushtetin”, rrëfen Rama në libër.
H.B.
Comments
A nuk ka ne Shqiperi "FSHESA"
<p>A nuk ka ne Shqiperi "FSHESA" ?</p>
Me mire ajo se marrdhenia e
<p>Me mire ajo se marrdhenia e jote "pushteti i imi dhe i askujt tjetri"</p>
pikerisht mor Albi, ky burri
<p>pikerisht mor Albi, ky burri nuk e njeh ndarjen e pushtetit: per te pushteti eshte si ajo molla qe kalamani e do me domosdo dhe nuk do qe ta ndaje me Andin, shokun e kopshtit....e ndaj edhe molla ra ne dore te Fiqos, shokut tjeter te kopshtit, qe e mban mollen fort ne dore po i jep nganjehere edhe Andit nje kac sa per ta qetesuar...</p>
Add new comment