Asambleja “eklektike” e socialistëve

Kanë dalë më në fund emrat e atyre socialistëve që janë votuar për të qenë anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, struktura më e rëndësishme mes dy kongresesh (e ngjashme me Këshillin Kombëtar të PD-së). Nuk dihet mirë saktësisht se kush ka mbetur jashtë kësaj liste (do merret vesh në ditët që vinë), por dihet tanimë se kush është në të. Ka emra që të bëjnë përshtypje, o ngaqë kanë qenë larguar nga PS-ja e ftohur me PS-së, o ngaqë kanë pasur marrëdhënie të paqëndrueshme me kryetarin Rama (fjala vjen, është bërë pjesë e Asamblesë Artan Lame, marrëdhëniet e të cilit me Ramën kanë pasur ulje-ngritje), por ka dhe të tjerë që janë njohur më shumë si personazhe të jetës publike, institucionale, e sindikale, se sa si socialistë, si Dritan Hila, Gëzim Tushi, Fiqiri Xibri, Iris Luarasi, Theodhori Sallaku, Petrit Malaj, Eridian Salianji, etj. Tok me këta të fundit, bien në sy disa veprimtarë të njohur të shoqërisë civile, kryesisht të Mjaft-it, si Erion Veliaj, Arbër Mazniku, etj.
Emrat “e vjetër” janë më të shumtë: Anastas Angjeli, Agron Duka, Bashkim Zeneli, Ervin Bushati, Ilir Zela, Kiço Londo, Luan Hajdaraga, Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Ndre Legisi, etj. Shkurt, një asamble eklektike.
Re.Pu.
Comments
Komiteti Qendror u
<p>Komiteti Qendror u zgjodh.Tani te presim Byrone Politike.</p>
Ke harruar Mezan Malaj tek te
<p>Ke harruar Mezan Malaj tek te vjetrit. Hajde ore Ed Rama, keshtu do t'ja marresh pushtetin Saliut?!!!</p><p> </p>
Add new comment