Maks Velo: Agolli duhet të kërkojë falje; Buzën do doja ta shihja në burg

Maks Velo i përgjigjet Kujtim Buzës me një intervistë të dhënë në të njëjtën gazetë, shqiptarja.com. Intervista është e shoqëruar nga një foto e Enver Hoxhës mes shkrimtarëve e artistëve në daljen e parë të diktatorit pas vdekjes së Mehmet Shehut. “Lidhja ishte një farë kazani, ku ai lante duart pas çdo mëkati”, thotë Velo.
I mëshon idesë së kahershme të tij, se strumbullari i mëkateve në Lidhje kanë qenë Dritëro Agolli e Kujtim Buza. “I pari ka kërkuar t’më takojë”, thotë Velo, “por e kam refuzuar këtë takim përsa kohë ai s’ka kërkuar falje”, ndërsa Kujtim Buzën e konsideron të përfshirë drejtëpërdrejtë në dënimin e tij. “Ai gënjen kur thotë se ka bërë ekspertizën e 10 punëve të mija; kanë qenë gjithsej 248 punë, dhe kjo del nga dokumenti i ekspertizës, ku Buza shkruan e zeza mbi të bardhë se ka parë e vlerësuar 248 punë të mijat”, i kthehet Maks Velo kohës kur e kanë dënuar.
“Do doja ta shihja të bënte aq burg sa kam bërë unë, Oseku dhe Gjergo së bashku, dmth 19 vjet; vetëm në këtë rast do ndihem i çliruar”, shprehet Velo për Buzën. Ndërkohë që pak më përpara nuk kursen as të atin e tij, Abdurrahim Buzën, për të cilin thotë se është mbivlerësuar nga Lidhja, në një kohë që nuk ka qenë piktor modern; ka qenë piktor naiv, popullor”.
Re.Pu.
Comments
Zoti Velo,jo 19 vjet,por as
<p>Zoti Velo,jo 19 vjet,por as 19 dite nuk mund t'i beje burg sot Shoku Buza.Kjo fale demokracise qe vete shoku Buza ka qene kunder qe nga dhjetori i '90 e deri sot.Megjthese demokracine po e gezon e shijon Shoku Buza,ndofta me shume se ti.Kjo dhe fale kontributit te tij per burgosjen tende.Sic thua edhe vete ,si Agolli si Buza,te pakten te benin minimalen;te thoshnin;"Ishte krim.Na falni".As mos prit se do e bejne ndonje dite.Respekt per vuajtjete Tuaja.</p>
Edhe pse ndoshta e nxitur nga
<p>Edhe pse ndoshta e nxitur nga urrejtja per te birin, z. Velo ka te drejte kur thote qe Buza plaku nuk ka qene piktor modern dhe sado pak te njohesh artin aq me teper ate modern tek Buza plaku nuk gjen asgje moderne, ai mbas nje periudhe normale akademike kalon teresisht ne nje lloj arti teper ilustrativ. eshte pikerisht kjo lloj natyre narative apo ilustrative qe bie ne kundershtim te plot me konceptet e artit modern. Duhet te flitet me shume per keta te ashtuquajtur te medhenjte e artit shqiptar si Buza apo tjetri Paskali me skulpturen e tij merzitshmerisht siperfaqesore...sa per te birin buzen e ri, ce do burgun ai, ate e ka denuar zoti te militoj ne rradhet e turmes se urryer te artistev medioker.</p>
eshte e pa pranushme qe edhe
<p>eshte e pa pranushme qe edhe sot flitet per shkrimtare dhe artista te regjimitqe me artin e tyre ishin krahu i djathte i partisene edukimin komunist te masave.vepra e tyer dhe ta vete skane asnje vlere tjeter.nuk mundet qe njerez medioker te bejne veprime intelektuale ete kerkojne falje sa shume anti vlera jane imponuar popullit higjenizimi i atyre menjeve do vije me riperteritjen e brezava</p><p> </p>
Add new comment