Kujdes me votat fiktive!

Në zgjedhjet e vitit 2001, nga 2.67 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 1.35 milionë (ose rreth 51 %) hodhën në kutitë e votave fletë votimi (shumica derrmuese të vlefshme e disa të pavlefshme). Ndërkohë, sipas Censusit të atëhershëm, vetëm 1.97 milionë votues jetonin në Shqipëri – pjesa tjetër ishte në emigracion.
Katër vjet më vonë, në 2005-ën, numri i votuesve që morën pjesë në zgjedhje u rrit fare pak – vetëm 43 mijë. Ndërsa çudia ndodhi në vitin 2009 dhe 2011, kur numri i votuesve arriti respektivisht 1.55 dhe 1.59 milionë. Pra, një rritje prej mbi 200 mijë pjesëmarrësish në votime në krahasim me 2001-shin. Dhe kjo ndodhi kur, sipas Censusit të 2011-ës, numri i votuesve që jetonin në Shqipëri jo vetëm që nuk u rrit në krahasim me 2001-shin, por u pakësua me rreth 150 mijë.
Paradoksale këto shifra – numri i votave rritet me 200 mijë, ndërkohë që numri i votuesve pakësohet me 150 mijë! Të ketë ndodhur kjo nga rritja e përqindjes së pjesmarrjes në votime?
Jo, në dy zgjedhjet e fundit, vetëm 50%-51% e votueve që e kishin emrin në listën e zgjedhësve (pavarësisht nëse jetonin në Shqipëri apo jashtë saj) votuan – po aq sa në 2001-shin.
Mos kanë ardhur 200 mijë emigrantë ditën e votimit thjesht për të votuar?
Po të kishte ndodhur kjo gjë, Kakavijës, Kapshticës, Durrësit dhe Rinasit do t’u ishin djegur kompjutrët nga tejngarkesa e procesimit të pasaportave. Në pikun e pushimeve të verës, këto pika kufitare procesojnë maksimumi nga 5-6 mijë emigrantë në ditë dhe rradha bëhet me kilometra e gjatë.
Ose ndoshta ka ndodhur ajo që ndodhi në Dajç në 2011-ën dhe në Ruzhdie në 2009-ën?
Siç mund t’i kujtohet lexuesve, gjykatat provuan në këto dy raste se fletët e votimit për emigrantët që nuk mundën të vinin në ditën e zgjedhjeve, i hodhën në kutitë e votave të afërmit e tyre në Shqipëri.
Ky do të ishte ndoshta dhe shpiegimi më i arsyeshëm për paradoksin e rritjes së numrit të votave me 200 mijë, kur numri i votuesve që jetojnë brenda vendit pakësohet me 150 mijë.
Fatkeqësisht, INSTAT-i nuk ka publikuar ende të dhëna të detajuara me grupmosha sipas qarqeve nga Censusi i fundit, që të mund të përcaktonim se sa shtetas me të drejtë vote ishin fizikisht në çdo qark në 2011-ën. Po t’i kishim këto të dhëna, mund të analizonim se në cilat qarqe paradoksi i mësipërm do të ishte edhe më paradoksal. Pra, të shihnim se ku votimi fiktiv mund të ketë patur mahisjen më të madhe.
Sidoqoftë, me këmbënguljen e PS-së, në kodin e ri zgjedhor është futur për herë të parë identifikimi elektronik i zgjedhësve me anë të kartave të identitetit. Dhe kjo teknologji do te aplikohet në qarkun e Tiranës, i cili ka çerekun e mandateve të Kuvendit, si dhe përfshin rrethina problematike si Kamza, Bathorja e Paskuqani. Por duket se KQZ-ja dhe qeveria po vonohen në zbatimin në praktikë të identifikimit elektronik në këtë qark.
Në një intervistë që i dha gazetës MAPO para ca ditësh, Damian Gjiknuri, Sekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, e ngre shqetësimin për vonesën e mësipërme. “Procesi i futjes së teknologjisë së re në zgjedhje po rrezikohet seriozisht nga mosveprimet e ekzekutivit dhe administratës së kontrolluar politikisht të KQZ-së,” i deklaroi Gjiknuri MAPO-s (http://respublica.al/artikuj/2012/11/20/gjiknuri-zell-i-qeverise-per-therrje-bagetish-por-jo-per-teknologji-te-re-ne ).
Por ngritja e shqetësimit në një gazetë me qarkullim 4-5 mijë kopjesh nuk është e mjaftueshme përballë një problemi kaq madhor sa votimi fiktiv. Partia Socialiste nuk duhet të harrojë se koalicioni i saj, edhe pse pati një rritje në rang vendi prej 124 mijë votash nga 2005-sa në 2009-ën, rezultoi me 24 mijë vota më pak se koalicioni i PD-së. Dhe avantazhi i kësaj të fundit u regjistrua nga KQZ-ja kryesisht në zonat rurale dhe rrethinat e qyteteve, ku edhe votimi fiktiv është më i mundshëm...
Comments
Gjeja e pare qe duhet bere

Gjeja e pare qe duhet bere eshte rishikimi i listave dhe kujdesi nga dublikimet. Ato kartat "teper" qe jane leshuar ne 2009 e 2011 ajo makineria elektronike do i njohe si te rregullta sepse realisht jane re regjistrat e gjendjes civile. Duhen marre te dhenat e censusit te konfrontohen me regjistrat e gjendjes civile ne menyre qe te eleminohen dublikimet, e mos te kemi rritje me 30% ,ne dy muaj, te popullesise ne zona si Kukesi.

Dhe avantazhi i kësaj të

Dhe avantazhi i kësaj të fundit u regjistrua nga KQZ-ja kryesisht në zonat rurale dhe rrethinat e qyteteve, ku edhe votimi fiktiv është më i mundshëm...

Jam perpjekur, por nuk i kam dhene dot dum ketij fenomeni: Zonat ruarale dhe rrethinat e qyteteve jane te djathte dhe votojne te djathten pergjithesisht.

Perpiqem te gjej ndonje vend tjeter me demokraci relativisht te re ne Europe qe te kete kete prirje dhe nuk e kam gjetur.

Mos dini gje ju z.Zaloshnja pse ?!

ne SHBA verehet i njejti

ne SHBA verehet i njejti fenomen, por ndoshta per arsye te tjera.

Ne Europe e kisha fjalen; se

Ne Europe e kisha fjalen; se sa per Ameriken as qe kane te krahasuar kushtet social ekonomike te zonave perreth me tonat...
Ruralet tane kane nje cope shtepi, nje grusht bageti, nja pese dylym toke, s'paguajne uje, drita e taksa...dhe jane te djathte...

Me duket se e djathta me te majtern jane bashkuar ne maje te gjilperes...

Zaloshnja, Mos eshte kjo qe

Zaloshnja,

Mos eshte kjo qe po shkruan paralajmerimi per humbjen e radhes? Apo eshte per te qene brenda. Po humbem, na i vodhen si heren e pare. Po fituam, deshin te na i vidhnin, po nuk i lame. PS dhe opozita nuk ndihmohet me te tilla pallavra. Per te fituar PS dhe aleatet duhet te tregojne se dine te qeverisin me mire se PD e sotme dhe per hir te se vertetes nuk duhet shume pune per te qeverisur me mire se PD. Por PS nuk shikon se si mund te paraqese nje alternative me te mire se PD, por shikon se si te pengoje sa me shume PD ne qeverisje. Me kete llogjike PS nuk pranoi te votonte per ligjet e integrimit ne parlament, duke pasur frike se me dhenien e statusit Shqiperise do te perfitonte Berisha. Harron Rama se perfituesi me i madh nuk eshte Berisha por Shqiperia, ashtu sikurse i humburi me i madh pas refuzimit nuk eshte Berisha por Shqiperia.

Me nje politike te tille Rama veshtire se mund te shtoje perkrahesit e tij per te arritur nje fitore.

Megjithe devijimin nga tema

Megjithe devijimin nga tema kryesore, vertete beson o 'shqiptar' se pengesa per integrim eshte Rama ?!

Sistemi yne i ashtuquajtur demokratik eshte fajtori kryesor. Pak rendesi ka nese ti i voton te gjitha Ligjet per te plotesuar 'kornizen' e pranimit, pasi me i rendesishem eshte zbatimi i kesaj kornize.

T'a banalizoj o mik ?! Rregullorja e qarkullimit rrugor parashikon parakalimin nga a majta e drejtuesit te mjetit para apo e rrugekalimit; kete besoj e di, por atehere pse me bene zig-zake, me parakalon dhe nga e djathta ?!...Zbatim Ligji...

Europa eshte e mire, eshte e bukur, eshte e rregullte,eshte...por neve a jemi per ne Europe kur nuk jemi 'te bukur', kur nuk jemi 'te mire', kur nuk jemi 'te rregullt', kur...Nuk eshte faji i yni! Faji eshte i 'arbitrit', eshte i pushtetit qe ka 'kartonat' ne dore ( te verdhe a te kuq) dhe i zevendesojne me ca 'lepushka' euro; i kane ata ne dore qe jane ne pushtet dhe interesohen e paguhen e shperblehen per zbatimin e atyre 'kodeve'...

Europa aty eshte dhe ne aty jemi...

Nuk ndryshojme fare nga pamja...

Nga kultura leme shume per te deshiruar, dhe madje nuk e di se ku jemi...

Mbase jemi per 'katakombet' e saj dhe jo per shetitoret e saj...

Europian fizikisht i bie, por jo shpirterisht e menderisht...

E gjithe Shqiperia ka nevoje per te 'refugjatuar' si cifutet e me pas te rikthehet ne folezen e saj...

Zoti Zaloshnja! Si spjegohet

Zoti Zaloshnja! Si spjegohet qe askush deri me sot nuk e ka kapur castin kur u permbys rezultati ne zgjedhjet e vjetshme lokale ne Tirane.
Kam patur rastin t’i pyes per kete gje disa deputete te PS. Kam provuar se asnje nuk e njeh ligjin qe vete e kane miratuar.
PYETJE:
Si veprohet, ne se ne oren e mbylljes se votimit, ka votues ende ne radhe ? Asnje nuk me ka dhene pergjigje te sakte. Atehere mire t’u behet atyre dhe Rames! Vazhduan votimet deri ne oren 23.00…..

Kur behet fjale per zgjedhjet

Kur behet fjale per zgjedhjet ka vetem nje aksiom -vjedhje -vjedhje ,ne QV procesverbale fiktive te them se kjo eshte e vertete kam thene pak.

Do sjelli Luli ne Tirane

Do sjelli Luli ne Tirane kamiona me tropojane, kosovare, shkodrane. Do ti beje tironca per nje muaj, e pastaj pasi te mbarjne votimet do u japi nje kile miell, e nje cope torte, dhe teseren e PD

Do kishim pru edhe Zani

Do kishim pru edhe Zani çaushin po çka ti bash asht i "perndjekur politik" !

Dukesh qe je i traumatizuar prej "kohes se tallonit" ti o mik se shihet se te ka mbete mendja te kilja miellit e te 100 gramshi i kafes!

Add new comment