Ambasadorja britanike: Presidenti i ri shqiptar mund të mos jetë politikan - rëndësi ka të jetë konsensual

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcllwham, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Shqip” se nuk ka asnjë rregull që thotë se Presidenti duhet të vijë nga politika. Ja e plotë përgjigjia e saj ndaj pyetjes së gazetarit të “Shqip”-it rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës në vitin 2012:
“Presidenti është kujdestar i interesave kombëtare dhe disa prej institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë. Si e tillë, është e rëndësishme që Zyra e Presidentit të qëndrojë përmbi grindjet politike. Nuk më takon mua të them se si arrihet kjo, por duket qartë se, në një vend të ndarë rreth 50-50 politikisht, një President konsensual do të paraqiste vullnetin e shqiptarëve të zakonshëm. Një pjese e madhe e debatit aktual është rreth emrave dhe marrëveshjes politike. Ndërsa në fund të fundit palët vendosin në Parlament për Presidentin e ri. Do të shpresoja se mund të ketë debat mbi cilësitë dhe kriteret për përzgjedhjen. Sigurisht, nuk ka asnjë rregull që thotë se Presidenti duhet të vijë nga politika”.
Re.Pu.
Comments
Bukur ja ka fut anglezja te
<p>Bukur ja ka fut anglezja te dy paleve.</p>
Add new comment