Scoop i shqiptares.com: zgjedhje të parakohshme për të bllokuar efektin ‘Topi’

Postuar në 09 Nëntor, 2011 04:35

Gazeta më e re në treg, shqiptarja.com, nuk e ka mbushur ende javën, por ka filluar të bjerë në sy për stilin e scoop-eve. Scoop-i më i fortë është ai i sotmi. Në një artikull të shkruar nga Anila Basha, kryeredaktore e kësaj gazete, flitet lidhur me një skenar sekret të PD-së për të organizuar zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që t’mos i lihet kohë Bamir Topit ta krijojë e ta organizojë partinë që tanimë e ka paralajmëruar. Sipas shkrimit në fjalë, PD-ka ka filluar të bëjë sondazhe, dhe të dhënat që dalin prej tyre janë dramatike. Ky sondazh, thotë Anila Basha duke iu referuar “një burimi pa emër, por të besueshëm, të selisë blu”, e nxjerr Bamir Topin me një mbështetje që e kalon atë të udhëheqësve të tjerë të PD-së, konkretisht të Sali Berishës e të Lulzim Bashës. Sikur të votohej sot për individët, mbi 50% e qytetarëve të këtij vendi do t’ia jepnin votën të parit Bamir Topit. Berisha e Basha vërtiten tek 35-40% e mbështetjes elektorale. Rama vjen pak më poshtë këtyre të fundit.

“Burimi pa emër nga selia blu” nuk e përjashton në këto rrethana organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbahen menjëherë pasi të zgjidhet Presidenti i ri. Dhe kështu pra, Bamir Topit nuk do t’i lihet kohë.

Lajm i besueshëm? Ideja që hidhet është racionale, por mungojnë faktet reale që të bëjnë ta besosh. Vetëm “një burim i selisë blu” është pak për t’na bindur.

E.G.

Comments

Submitted by altin (not verified) on

Meqe gazeta eshte e re dhe per t'u bere interesante,normal qe do prodhoje dhe lajme te tilla."Jetojme ne Shqiperi,ç'do gje ben vaki"

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

o muci vdiqe per ti bere pak reklame shqiptares.com :) E ke kthy sajtin njeher shqiptarja.com, njeher panorama. Kurse ai homologu yt Meroja, te pakten panoramen e Irfanit e quan me emrin qe ka pro-qeveritare. Ju dhe rama kujtoni se nga zyrat dhe kompjuterat fitohen mbeshtetesit. Eh mor mik, vemendja publike eshte bere mall i rralle. Si i tille, shume i cmuar. Nuk fitohen keshtu me zor, duke cituar njeri tjetrin, njeher ia hipen ti atyre, e njeher ata ty. Andej nga Shekulli dini gje c'behet? Se paku ata u bien gjerave rende dhe i thone sic jane, por nuk e di c paten qe ndrruan formatin

Submitted by cuja (not verified) on

aman moj migena na trego pak se cfare ka shekulli me shume? Ndonje kritike te vecante apo ndonje analize te rralle? Me thuaj dy-tre scope te fundit te shekullit?

Submitted by Arjan (not verified) on

O Muci, mire shqiptarja. com qe lindi si gazeta e Kongresit te PS se ka marre ca leke nga PS e duhet te hedhe vallen e saj, po ti perse i mban iso ketyre gjerave bajate ? Po si mund te ike Berisha nga pushteti me doreheqje !!!

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

Secila gazete ka te mirat dhe te keqijat e veta. Shekulli ka ditur gjithmone te jete ne anen e opinionit publik. Ne lexuesit, i shohim gjerat pak me gjere, me vjen keq se nuk dua te ul nivelin e debatit. Identifikohet me kauza te medha publike Shekulli: Opozitarizmi i perhershem ndaj qeverive si te majta dhe te djathta, ceshtje me interes te madh publik si Plehrat, Pakti Detar, provat e 21 janarit etj. Shekullin e mbaj mend qe vite me pare qe ishte e vetmja qe therriste kunder MTL-ve dhe askush nuk degjonte. Tani Mareveshjet e Tregtise se Lire i shohim cfare pasojash kane sjelle, por eshte teper vone.

Sa per keto skupet e perditshme, ju i dini me mire, por edhe nga keto kam pare plot te Shekulli une qe nuk i lexoj ne gazeta te tjera. Psh kam lexuar ne fillim tek ata per librin e Rames apo Helena Kadarese e me pas kam lexuar te te tjeret. Sigurisht kam verjetje plot. Psh ishin ata qe i dhane librit te Helenes qe eshte mikja ime sh e mire, fokusin e tradhtive te Ismailit. Dhe pas tyre gazetat e tjera folen vetem per tradhtite, a thua se ai liber qe ka vetem paj faqe me kete argument, nuk paska asgje tjeter.

Te kerkoj ndjese se ndoshta jam e njeanshme ngaqe une i lexoj perdite ata, por me duket nje gazete e mire dhe me vemendje te medha ndaj publikut.  Edhe disa gazeta te tjera jane shume te mira, do vecoja Shqipin me analizat e veta, revisten MAPO qe gjynaf qe u mbyll, etj.

Kto jane mendimet e mia sigurisht, mos mi merrni per kapital dhe nuk dua te fyej asnjeri. Por duke qene e vetedijshme per shkak te profesionit tim, se sa kosto te larte ka opozitarizmi ne Shqiperi, Shekullin e respektoj per opozitarizmin e perhershem. Edhe tani qe i bien nga pak Rames shume mire e bejne. Rama zgjodhi mes lengates popullore dhe zerit te ambasadoreve, keta te fundit. Nuk eshte mire. Populli ka nevoje per drejtesi. Sidoqofte koha do na tregoje shume gjera

Submitted by ju hengert mort... (not verified) on

ohhh e dashur,mos ki hic merak! nuk ti merr njeri per kapital ato qe thua...edhe ajo na duhet!

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

Jam shume dakord me Arjanin! Hiqeni nga mendja qe mund te ike Saliu sic mendoni ju.. Por opozita e sotme nuk ka arsye madhore per te bere opozite. Nuk behet opozite nga restoranti mbreteror i Fidelit dhe as nga luksi i Q7-ve.

Saliu ka treguar aq shumë pasion e dashuri për ta mbajtur pushtetin, aq shumë egërsi, aq shumë arrogancë, aq shumë kërcënime e shantazh, aq shumë barbarizëm e rrugaçëri, aq shumë gatishmëri për dhunë, aq shumë finokëri, sa çdo shqiptar ka marrë vesh se ai mund të rrëzohet vetëm me kryengritje. Si u rrëzua edhe Gadafi. Kjo mirëpo do t’ i kushtonte shumë vendit dhe do të përjetonim një luftë qytetare, që askush nuk mund ta dëshirojë apo rekomandojë. Këtë e ka kuptuar edhe opozita dhe duket se në heshtje është pajtuar që Sali Ram Berisha të perëndojë në karrige. Ky racionalizëm i opozitës shqiptare, kjo parimësi, ky pragmatizëm, i leverdis Sali Berishës dhe ka punuar pikërisht për këtë gjendje: Trishtimin e kundërshtarëve politik dhe i ka disiplinuar dhe varrosur për së gjalli. Në Itali kjo kllapi dhe neglizhencë, kjo heshtje para krimit, quhet “Omertà ”.

Ai edhe në zgjedhjet e ardhshme do t’ i vjedhë votat. Nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë. Nuk është aspak reale të mendohet se sa më shumë që mplaket, aq më shumë urtësohet. Truri nuk thyen rekorde, siç mund të thyhen në not me muskuj, i shoqëruar me sekundantët e vet. Nuk i ka vetëm ky fajet për narcizmin e tij patologjik, por edhe klani i tij, që i mbush mendjen se është i pazëvendësueshëm.

Submitted by andon (not verified) on

pershendetje Migena. Te lexoj me shume kenaqesi.. Ne vijim te mendimit te Arjanit ketu me siper, do sillja nje pjese brilante te Naser |Aliut ne Shekulli:

"... Ndërkohë prijësit e opozitës të futen në : Xhami, kishë, teqe, sinagogë dhe në faltore budiste, nëse ka,  dhe aty le të luten për largimin e Berishës. Ndoshta Zoti apo Zotërat nga trysnia e lutjeve, mëshirohen dhe dërgojnë një engjëll apo një djall, që i imponon Saliut një pasion tjetër në jetë, si noti për shembull. Olimpiadat. Dhe, le të notojë në detin grek, që sipas tij, padrejtësisht i takon ende Shqipërisë. Opozitarët të mbeten në klauzurë, deri sa të vijë lajmi, se u realizuan dëshirat e tyre…"

Submitted by ju hengert mort... (not verified) on

ore,po ju,andon dhe migena,pse nuk shkembeni nr e telefonit dhe bejini fresk gjthe diten e naten njeri tjetrit? qyrravece!!!

Submitted by Tiku (not verified) on

Duket pak si bllof ky lajmi kur degjon se Topi distancohet nga Aleanca Kuq e Zi, Aleanca Kush e Zi distancohet nga Topi, Topi Dekreton Fullanin si Guvernator???? Mos valle ka marre Garanci Topi nga Sala se do te zgjidhet perseri President???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.