Shteti dështoi? Një metodë ‘alternative’ për Lazaratin

Nëse do të kishim një hartë me ngjyra të Shqipërisë, kafja dhe grija do mbulonin pjesën kryesore. E kaltra do të ishte e lyer me njolla të zeza, dhe do të kishim dhe plot njolla të kuqe, duke gjykuar nga numri i aksidenteve, vrasjeve e vetëvrasjeve. Por, nuk do të mungonte një pikë e gjelbër: Lazarati, zona më bio e Shqipërisë moderne. Që shteti e ka humbur betejën me Lazaratin, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Çdo turist i ngeshëm mund të hyjë lirisht e të tymosë bio pa asnjë problem në parcelat e gjelbra të Lazaratit, aty ku shteti nuk hyn dot. Dengjet me marijuanë mund të dalin lirshëm që andej, kurse një uniformë shtetërore po hyri, nuk dihet a del. Shteti ka humbur në Lazarat. Ka humbur sepse ekonomia e tregut që kemi ngritur e bazon suksesin mbi anashkalimin e ligjit, sepse paraja komandon politikën, sepse mundësitë për mbijetesë janë reduktuar dhe mbijetsa nuk përfill moral e principe, sepse e ashtuquajtura luftë kundër drogës nuk mund të fitohet as në shtete më të organizuara, dhe mbi të gjitha, në kohën që jetojmë vetë termi i “luftës kundër drogës” është zhvilluar si koncept. Amerikanët tentuan të ndalojnë alkoolin para ndoca 100 vitesh, çka nuk i detyroi njerëzit të mos pinë, thjesht i dha shans mafias të fuqizohej. Nëse sheqeri do të dalë i jashtëligjshëm (për të mbrojtur me të drejtë diabetikët e obezët) kjo nuk do i ndalojë njerëzit ta gjejnë, thjesht do rrisë çmimin e do krijojë një parajsë të re trafiku. Atëherë, çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar me Lazaratin? Nuk është turp të thuash që nuk e lufton dot. Turp është ta lësh si një zonë autonome të paligjshme. Ndoshta, duhen përdorur metoda alternative. Duhet përmirësuar legjislacioni, duhet modernizuar mentaliteti e qendrimi ndaj drogave të lehta, duke liberalizuar përdorimin por edhe mbjelljen. Meqë përdorimi i marijuanës “terapeutike” po gjen gjithmonë e më tepër përkrahje në botë, shteti mund të legalizojë kultivimin në zona të përcaktuara e të monitorojë rreptësisht tregëtinë e saj. Milionat që i shkojnë mafias e që indirekt fuqizojnë anti-ligjoren, mund të hyjnë në arkën e shtetit. Meqë gjithë bota flet për cilësinë e marijuanës sonë, turizmi shqiptar mbase mund të arrijë vërtet të joshë të huaj me një agri-turizëm në Lazarat. Por, e gjitha kjo vjen duke pranuar humbjen e duke nisur një qasje të re ndaj marijuanës jo më si drogë, por si agri-kulturë. Fundja, armikun që nuk e mposht dot, të paktën bëje mik që ta kontrollosh nga afër.
Editoriali i sotëm te Gazeta Dita
Comments
Propozim shume i drejte, por

Propozim shume i drejte, por kam frike se nuk ka per ta degjuar kush per arsyen se Lazarati, Laberia, Mallakastra, Myzeqeja, Nen-Shkodra etj. jane zona qe kultivojne marijuane te komisionuar nga lart... Po te mos ishte keshtu, kjo bime mjekesore qe vetem droge nuk eshte(demi ndaj shendetit si dhe dipendenca apo vartesia eshte zero dhe jo vetem, por kuron me shume se 160 semundje te ndryshme, pjeserisht dhe plotesisht)do te legalizohej, si ne kultivim ashtu dhe ne perdorim! Bile kjo do ta bente Shqiperine nje pol turistik njelloj si Holanda, mos me mire fale çmimeve dhe cilesise me te larte. Por do t'u hiqte nje lume me para mafiozeve te politikes shqiptare dhe sidomos qeveritareve te bandes Berisha.

Doni nje shembull? Tritan Shehu! Shtepia e tij eshte e mbushur me marijuane, nga me cilesorja, si ne version gjethe e thate, ashtu edhe çokollate. Eshte mall qe ne menyre evidente trafikohet nga i ati dhe qe fale ketij trafiku, kjo familje rezulton nga me te pasurat ne Shqiperi. Bile djali i ketij pëdëristi besnik eshte nje konsumator i rregullt i marijuanes - fakt qe ai e njeh fare mire.

Perfundimisht, vetem ajo qeveri qe do te kete guximin te legalizoje marijuanen, do te jete nje qeveri me duar te pastra, te gjitha te tjerat qe fshihen pas moraleve dhe moralizmave hipokrite, jane qeveri kriminele! Legalizimi mund te behej duke e ruajtur tregetimin e saj si monopol shteteror(siç ben Italia me duhanin dhe alkolin), ne menyre qe shteti te mbushte arken. Pa e bere shpejt kete veprim, do te rrezikohej ta benim me shume vonese, kur gjithe Europa ta kishte legalizuar(eshte tendence qe dalngadale po perhaper ne gjithe Boten)dhe atehere do te ishte e kote, te pakten per financat e shqiptareve.

Qeveria e ardhshme shqiptare, menjehere pas zgjedhjeve te 2013, duhet ta kryeje kete pa humbur kohe, per hir te drejtesise dhe te kthimit te Shqiperise ne nje vend terheqes per miliona e miliona te huaj qe me parane e shpenzuar, do te ringjallnin ekonomine shqiptare!

U fikem. nga edi rama te mos

U fikem. nga edi rama te mos presim gje se ai do te bardhe.

Po se mos vetem Lazarati,
Po se mos vetem Lazarati, eshte oaz ku nuk hyn dot shteti. Po Kukesi, Tropoja, Bathorrja, Kamza qe nuk pranojne te paguajne mallin energji elektrike..?
Po qe se PS vendos te

Po qe se PS vendos te ndryshoje diçka ne legjislaturen kundrejt marijuanes ( por edhe kundrejt drogerva te tjera ) nqs vjen ne pushtet ne 2013 do ja jap voten me gjithe qejf, sepse ashtu do zhduket nje pjese e madhe e krimit te organizuar dhe do kete me shume turizem e taksa!

Por nje gje e tille nuk eshte zene me goje nga Edvin Rama, as tani qe disa shtete amerikane e legalizuan pothuajse si te ishte alkooli apo duhani.

Mund te diskutohet vertet mbi

Mund te diskutohet vertet mbi kete problem,por me vjen keq pse vihet parakushti,qe meqe shteti nuk e ndalon dot,atehere ta legalizoje.Si te thuash,doren qe s'e mposht dot te mbetet qe ta puthesh.Marijuara(canabis)eshte nje droge e lehte,qe ne disa aspekte eshte vertet kurative,por kurative,ne sensin qe i sherben nje te semuri nga dhimbjet dhe jo nje te shendoshi.Nje te shendoshi ajo i shton stimujt psikoaktive(ops,sapo u ktheva nga wikipedia)dhe i shton nje doze artificiale te euforise.S'ka ndonje gje te keqe te injektosh ca eufori,qofte edhe artificialisht,biles per tu dukur trim mund te legalizohet edhe kallashnikovi,ndoshta me vrime ne dhomen e djegies,ne menyre qe kjo arme te mos shkrepe.Ka edhe shtete qe i legalizojne armet,fjala vjen.Meqe canabis eshte bime qe"tymoset",ne sensin qe krijon indipendence,atehere ajo nuk mbetet ne kufijte e nje stimuli euforik qe tu desh ndonjehere dhe mbaron me kaq,jo,ajo te krijon indipendence dhe gati do ta marresh gjithmone,biles ne doza me te larta.Ketu qendron thembra e Akilit e kesaj bime interesante,qe vertet ka dy ane te medaljes,cilesite kurative dhe ato depresive.Quhet e provuar se dipendenca nga canabis zhvillon me probabilitet shume te madh semundje psikiatrike.Perdorimi i zgjatur shkakton forma depresioni,fobish dhe shqetesime mentale,biles nje probabilitet te larte te semundjes se skizofrenise.Kisha gati nje replike te gjate drejt e tek gazeta"Dita"ku ky artikull ishte ne faqen e pare,por besoj te mjaftohem me kaq.Mendoj se midis nje te keqeje ilegale dhe nje te keqeje legale do ishte me e mençur te zgjidhnim te paren.Une vete nuk kam tymosur asnjehere,por kam pare njerez me gishta qe u dridheshin,te tjere qe flinin ne kembe.A thua vertet ngjajne me te sheruar apo me te semure keta njerez?

Pirro,qe ne krye une jam

Pirro,qe ne krye une jam dakord qe te diskutohet çeshtja e drogerave.S'ka ndonje gje te keqe nga diskutimi.Ne fakt edhe ilaçet quhen drogera,biles ka gjysme farmaci qe quhen drogeri.Pirro,une kam pare njerez qe u dridhen gishtat,biles me ka ndodhur qe te me ofronin keto cigare te mrekullueshme qe thua ti.No,grazie!Keta ishin njerez te artit dhe ekranit,njerez qe kane nevoje te"ndihen" te sigurt ne vetvete.Pra e perdornin si stimul.Qe canabis krijon indipendence eshte e sterprovuar,qe indipendenca e gjate krijon krize personaliteti(disturbo della personalita)eshte e sterthene,jep efekte depresive dhe me probabilitet te larte mund te shkaktoje semundje te skizofrenise me rritjen e dozes.Nga ana tjeter ka efekte kurative,qe une e kam pohuar.Shembullin e armeve une e dhashe per provokacion,se analogjisht ka edhe shtete qe e kane legale shitblerjen e armeve;pra jo çdo gje qe shohim ne bote mund ta imitojme.Njeriu sipas principit tim e ka kaluar fazen e individualitetit dhe ne kaq mijevjeçare ka marre efektet e nje krijese shoqerore.Kjo krijese me shume shoqerore sesa individuale duhet pare ne kuadrin e shoqerise,eshte ky motivi pse Frojdi dhe Marksi jane dy kollonat principale te mendimit filozofik boteror.Natyrisht qe shteti eshte nje mekanizem qe mban ne llogari"produktin"shoqeror,natyrisht ne kurriz te"produktit"individual.Te kam lexuar dhe kam kenaqesi te replikoj me ty,por keto te fundit me duhet ti them,edhe nese mua nuk me pelqejne ne sensin individualist.Edhe cocaina ka efekte kurative,biles shoferet e kamionave e marrin per te drejtuar kamionin ne autostrada,ku pushimi eshte i detyruar çdo 4 ore,ose per te mos u mundur nga gjumi naten.Por jo rralle ndodh qe kjo shkakton aksidente me shume te vdekur.Nje shoku im italian me thote qe ne vitet'30 Coca-Cola perdorte doza me te medha gjethesh te Coca-s dhe sipas tij,kjo ndihmoi Ameriken te delte nga Depresioni i Madh,duke i dhene nje stimul"te gazuar"entuziazmi popullsise amerikane.Do ngrija dhe une te dzja duart per tu gazuar edhe njeçike ne si komb,por shembujt e popujve latinoamerikane,perdorues te kokës nuk jane aq entuziazmante.Natyra ka bere shume gjera,biles neperka eshte e mrekullueshme si disenjo me ngjyra dhe me forma,por halli eshte qe po te kafshoi te helmon.Keshtu me rradhe,natyra ka bere uraniumin,qe varet si e perdor,por ne forme natyrale njeriut i shkakton vdekjen.Me aq sa kam degjuar,çdo helm,i perdorur ne dozen perfekte nuk te helmon,pra,edhe marijuana.Keto dite isha ne Shqiperi dhe vajta tek nje shoku im qe ka nje lokal te madh e te bukur.Ky po me qahej se ligji per duhanin i kishte ulur te ardhurat gati pergjysem.Une kembengulja qe ligji per duhanin ishte ne te mire te te gjitheve,edhe te atij vete,mirepo duket se mungonin modalitetet e duhura,si psh.moslejimi i ambienteve te posaçme per duhanpiresit,pasi shoku im ishte gati ta bente kete,por mungonte proçedura dhe modalitetet sesi te organizohej kjo.Ndaj,shkurt fare,ai lejonte te tymosej dhe paguante nendore kur vinte ndonje kontroll dhe shikonte kundravajtjet.Une i meshova demit nga duhani pasiv dhe ja pse?Shembulli qe i dhashe atij eshte jetesor,se e kam hasur vete.Kam hasur nje zonje milaneze rreth 55 vjeç,e cila nevojitej te mbante oksigjen me vete,e siç me tha ajo,nuk arrinte te mbushej natyralisht me oksigjen as per 50%.Une e pytea ne mos e kishte nga duhani dhe ajo pohoi,por nuk e kishte tzmosur asnjehere vete.Ajo kishte pasur nje bar te sajin e keshu e kishte pesuar nga tymi pasiv.Eshte super i vertete ky rrefim.Une i kuptoj pronaret e lokaleve,i kuptoj shqetesimet e tyre,por ligji mbi duhanin eshte nje ligj i drejte ne princip,shoqerisht i drejte,njesoj siç eshte nje mase shoqerisht e drejte ndalimi i marijuanes.Mbase shumica e shoqerise do vendose neser per ta legalizuar,nuk e di,por nese legalizohet do jete si pijet,qe nje shekull me perpara nuk lejoheshin ne Amerike,pastaj u legalizuan per tu ndjekur nje fushate sensibilizuese kete dhjetevjeçarin e fundit kunder pijeve dhe ndalimit te pijeve naten ne lokale ose kontrollet rigoroze ndaj shofereve.Te shohim!Te pershendes me kenaqesi!

Pirro,te me falesh por nuk

Pirro,te me falesh por nuk kam patur kohe te shikoj kete dokumentarin,do ta shenoj dhe ta shikoj kur te mundem.Perdorimi i drogerave eshte antik,biles jane gjetur shenja kokaine edhe ne mumjet egjiptiane,gje kjo qe mbeshtet hipotezen se ka patur dikur nje qyteterim te perbotshem,teze shume e dashur per mua,qe lidhet me mitin e Atlantides.Te dhenat qe jap une i gjen ne wikipedia.it,pra qe marijuana ka proprieta stimulante,efekte kurative dhe efekte psikoaktive.I quajtur hashish(hashash)kjo i ka dhene emrin sektit te hashashineve(asasineve)vrasesve me pagese,qe nen efektin e marijuanes beheshin me pak sensibel.Mjaft ushtri mercenare e perdornin kete bime,edhe kjo e thote vete arsyen.Tani,koncepti yt eshte individualist,dmth per ty eshte e mire sepse ty nuk te ka demtuar.Asqe e diskutoj,por ti me hodhe ne ere tere wikipedian.Te jete gabim thua?Vertet nuk ka efekte psikoaktive,vertet eshte nje bime e dobishme dhe vetem kaq?Nese pranojme qe politikanet e perdorin(keto qe thua ti per parlamentet italiane e gjermane jane te faktuara ne shtyp,po,jane te verteta)dhe ngaqe duan te favorizojne disa grupe mafioze nuk e legalizojne ate,atehere le ta imagjinojme sikur.Te imagjinojme qe te interesuar realisht jane shumekombeshet farmaceutike.Te gjitha se bashku keto shumekombeshe kane ne duart e tyre disa dhjetera mije miliarde$,posedojne lobet me te forta te interesit ne planet(te dytat pas lobeve te naftes),diku kam lexuar qe vetem ne Amerike shpenzojne vetem per lobime rreth 4-6 miliarde$ ne legjistlature,a thua nuk arrijne dot qe te bindin politikanet qe te legalizojne marijuanen?Po te gjykosh se nje pakete cigare kushton rreth 4 euro e sikur po me kaq te shitet edhe marijuana konsidero se per çfare shifrash po flasim.Atehere pse nuk e bejne?Shto ketu edhe nje fakt te pamohueshem,qe vetem pas mese 30 vjetesh shumekombeshet e duhanit pranuan efektet e demshme te duhanit dhe tani e shenojne ne etikete qe"duhani vret",por me dashjen e tyre s'do ta kishin bere kurre.Ta them une nje arsye pse u detyruan ta bejne.U detyruan sepse ne Amerike lejohen te behen kauzat"Class Action",dmth kauzat kolektive dhe para ca kohesh Philip Morris demshperbleu nje shifer rekord ne miliarda$.Tani ta shenon ne krye dhe vrit veten po deshe.Kur te dale marijuana ne treg sepse kam nje siguri qe efektet negative do ti shenojne se s'ben.Pse te mos dyshoj qe"studime"optimiste mbi marijuanen sponsorizohen bash nga keto shumekombeshe,te interesuara te shesin?Nje nga autoret me te mire qe une kam lexuar,E.Fromm,psikanalist me fame boterore dhe studjues i holle i hipnozes e lidh edhe marijuanen me dipendencen(siç thua ti,vartesine),depresionin dhe skizofrenine.Eshte stimul i perkohshem,qofte natyral,qofte kimik,eshte stimul qe vjen nga jashte trupit tend.Ka edhe bime te tjera haluçinogjene,s'ua di emrin,por besoj e di qe ekzistojne.Per mendimin tim ti e ke marre marijuanen per puro kureshti,mbase nuk te eshte nevojitur.Sikur te krijoj figurativisht nje rreth,une do te vija ty brenda rrethit,Koloreton ne vijen e rrethit dhe veten time jashte rrethit.Ty brenda rrethit-perfekt me botekuptimin narçiz-une dua te jem i lire ne kete diapazon liliput te kohes qe te bej ç'te dua,te perdor dhe shperdor veten time-pune per mua,natyrisht pa i bere keq askujt,Koloreto ne vijen e rrethit,per te vetmen arsye-ngaqe shteti nuk e fshin nje fenomen eshte i detyruar ta legalizoje,dhe une jashte rrethit-ngaqe kam degjuar qe kjo substance paragjykohet per keq nuk e pranoj te behet legale,duke e ndaluar shoqerisht kete edhe per individe si ty,pra duke kufizuar lirine tende.Mundet qe te tre te jemi gabim dhe ne te drejte njeheresh.Me respekt,RP

Vetem nje korrigjim per nje

Vetem nje korrigjim per nje lapsus:

RP, po flasim per indipendence(PAVARTESI) apo dipendence(VARTESI)?...

Add new comment